web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha pro Ramës/ Të gjithë kundër studentëve

6 Dhjetor 2018, 21:41, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e sotme, protesta e studentëve ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe lidhur me këtë kauzë, opozita ka zgjedhur të përfaqësohet në studiot televizive me Alfred Lelën në ?Real Story?, Vizion Plus dhe me deputeten Grida Duma në ?Open?, në Top Channel.

Sot ata që Luli ka zgjedhur të flasin pro studentëve dhe të kundërshtojnë ligjin janë të njëjtët që tre vite më parë ose heshtnin, ose ishin shpatat kryesore të Universiteteve Private të qeverisë në mbrotje të këtij ligji.

Alfred Lela ka qenë një ndër mbështetësit dhe një nga penat  kryesore të atij ligji në 2015. Në atë kohë drejtor i medias Mapo të Henri Çilit, në atë kohë shkruante ??Edi Rama është investim i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare, të gjithë ata që e kanë mbështetur, madje edhe ata që e kanë kundërshtuar, kanë krijuar një figurë politike me fuqi të madhe, bashkuar edhe me ambicien e tij të rëndësishme si individ dhe siç e thekson ai vetë ?për të mbetur në histori?. Ky potencial duhet shfrytëzuar në dobi të shoqërisë shqiptare dhe interesit publik dhe si i tillë cikli historik i nisur nga Rama duhet të vazhdojë përtej një mandati?.

Sot Lela është një nga këshilltarët e Lulit, i cili në atë kohë tha se Ligjin për Arsimin e Lartë do e çonte në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e çoi kurrë, ndërsa sot del në mbrojtje të studentëve.

Nga ana tjetër deputetja demokrate, Grida Duma del kundër sërish.

Në fakt të dy këta emra që përfaqësojnë opozitën janë të dalë nga UET-i i Henri Çilit, ata të cilët kanë heshtur kur ligji i Arsimit të Lartë u propozua dhe miratua nga qeveria.

Në 2015 kur studentët dhe akademikët protestonin, Grida Duma nuk fliste, kurse Alfred Lela e mbronte ligjin e Arsimit të Lartë, të Rilindjes ashtu siç e mbronte Romeo Gurakuqi. Një tjetër UET-ist i Republikës së Re të Lulit, që në përfundim sollën një ligj që është shkaku i protestës.

Para tre vitesh këta e shumë të tjerë pjesë të listëpagesave të UET dhe Henri Çilit i shërbenin qeverisë së Rilindjes me heshtjen apo duke e mbështetur publikisht ligjin e Arsimit të Lartë, kurse sot kanë dalë në media në emër të opozitës dhe bëjnë sikur u digjet barku për studentët.

Basha dhe produktet e tij të dala nga Çili që ishin avokatët kryesorë të ligjit, ashtu si Rama dhe Ilir Meta e LSI e Monikës, janë përgjegjësit kryesorë të atij ligji që ka çuar sot studentët në protestë.

LSI dhe Monika votuan Ligjin e Ramës dhe Rilindjes, UET dhe Çili qe suporti kryesor publik e mediatik. Kryeministri i vetëm përgjegësi kryesor i këtij ligji dhe Basha, njeriu që heshti për atë ligj dhe nuk e çoi kurrë në Gjtkatë Kushtetuese, për ta hedhur poshtë atë çka kërkojnë sot studentët.

Sot kur studentët prej tre ditësh protesojnë në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit sërish përgjegjësit janë atë që ishin dje Edi Rama i Rilindjes, Meta e Monika të LSI, Luli i Republikës së Re dhe avokatët e tij deputetë apo gazëtarë që sot dalin gjoja ?pro? studentëve, por në fakt kanë qenë investitorët kryesorë që ky ligj të miratoghej.

I kanë dhënë vota politike, kanë folur hapur pro këtij ligji dhe kundër studentëve dhe tani ata (studentët) protestojnë kundër tyre, kundër Ramës, Bashës Metës dhe kundër ligjit të Çilit dhe të tjera universiteve private.

Në fund ka vetëm një të vërtët dje kundër studentëve sot bëjnë sikur janë ?pro? tyre./ CNA.al





Lajmet e fundit nga