Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Prej më shumë se dy javësh banorët e zonës së Astirit në unazën e Tiranës po protestojnë me pretendimin, se po ju prishen shtëpitë dhe ndërtimet ku ata kanë investuar gjithë jetën.
Banorët në protestë, kryebashkiaku Erion Veliaj, në sulm edhe pse s?ka asnjë punë me atë tender, qeveria që kujtohet por nuk dorëzohet, banorë që djegin gomat dhe në finale shkon dhe çuni i Fahriut në mbështetje të protestës.
Nuk mungojnë idiotësitë me shpellarë, Veliaj si horr, projektet 3 D të kryeministrit, Luli bashkë me 16 milionët e vjehrrit nga pas.
Nuk mungojnë as lavazhot, as lotot, as tenderat dhjetëra milionë euro, as godinat me leje, as godinat pa leje, me legalizim e pa legalizim, as dëshira për zhvillim ashtu siç nuk mungon dhe sektarizmi dhe mosbesimi midis palëve.
Po çfarë është në të vërtetë ajo që po ndodh tek ?Unaza e Re??
Ajo është partia jonë që fillon tek Nexhmija dhe shkon tek çuni i Fahriut. Ka më shumë se dy anë medalje. Përtej një projekti që janë të gjithë pro, pra zgjerimit, qëndron përballë tenderi, qëndrojnë problematikat sociale të këtyre 27 vite zhvillim kaotik, dhe mashtrimesh politike nga të gjitha palët, pa përjashtim.
?Unaza e Re? e Tiranës është partia jonë e vërtetë është Shqipëria e 27 viteve pluralizëm politik.
Unaza e re fillon që me Nexhmijen, që del si hije dhe kufoma e një sistemi kriminal, ku shërbenin Farinjtë, zonja e zezë që na dhuroi këtë kapitalizëm të deformuar dhe pa u kallur në varr del se banon në unazë aty ku do ndërtohet rruga e re.
Më tej shkon me kaosin e viteve 90?, kap një tokë dhe shko ndërto. Tirana mall pa zot. Kush ishte me trimi bënte një rrethim dhe direkt shpallej “TOKË E XANUN”. Më pas u shpik legalizimi, urbanizimi i zonave informale, u matën, u fotografuan, u harxhuan miliona e miliona dollarë, shumica e tyre nuk paguan edhe një copë bukë për tu bërë pronarë. Dikush përfitonte nga ligjet e reja dikush jo. Sot dikush është pronar, pa qenë prona e tij dhe dikush jo nuk mundi. Disa do marrim para që ja u jep një ligj të tjerë jo.
Po pronarët e vërtetë?
Këtu janë edhe ish-pronarët e asaj zone që shumica, u gjetën përballë ligjeve kriminale të partive gjoja pro kapitaliste. Kapitalizëm pa pronarët e vërtetë dhe të tillë soj vetëm Shqipëria ka.
Pronarët dergjeshin zyrave dhe gjyqeve, por toka e tyre ndërkohë zihej. Sot ata nuk kanë asgjë shpronësohen më çmime qesharake me vendime përpara 20 apo 25 vitesh, para që ndoshta nuk do i marrin kurrë edhe brezat e 3-ta të trashëgimtarëve.
Erdhi PD-ja në pushtet gënjeu pronarët, lejoi ndërtimet pa leje. Erdhi PS-ja, gënjeu sërish pronarët dhe ata që i quante çeçene dje e shpellarë sot, ndërtimet e zaptimet vazhduan. Erdhi PD-ja filluan legalizimet, pronarët sigur po shikonin dritë në tunel, sërish asgjë për këta të fundit. Legalizime, fotografime, leje pafund për të urbanizuar e legalizuar paligjshmërinë që kurrë nuk do mund të bëhet e ligjshme. Iku PD-ja erdhi Rama me Rilindjen u premtoi legalizim falas, paratë pronarëve, në finale as pronarët dhe as ata që zaptuan nuk marrin asgjë. E gjitha kjo vetëm për vota e pushtet për partinë.
Ka një gjurmë rruge me projekt të qeverisë të Adil Çarçanit, vazhduar nga PD, Rama e në fund Basha që firmos një projekt e nuk fillon dot ndërtimin e atij aksi.
Përballë të gjithë këtyre qëndron tenderi, një firmë fantazmë që del nga dheu, një firmë pranë Lulzim Bashës, miliona euro të tenderit sipas porosisë së kryeministrit dhe projekti 3D i vetë Ramës.
E këtu nuk mbyllet çdo gjë më disa protesta e goma të djegura që sot thonë më shumë se kurrë se ?Unaza e Re? është në fakt partia jonë.
Aty do prishet shtëpia e Nexhmijes dhe e mbron çuni i Fahriut, aty ku pronarët e vërtetë nuk përfitojnë asgjë, aty ku qeveria i mashtron banorët e zonës, ata që përfitojnë dhe jo nga legalizimet, aty ku vidhen miliona euro nga tenderat.
?Unaza e Re? është partia jonë, ka filluar 30 vite me parë me Nexhmijen e vazhdon sot me çunin e Fahriut./ Elvi FUNDO-CNA.al
Protesta e banorëve të Astirit gjatë pasdites së sotme është...
Gazetari Bledi Mane në një postim në rrjetet sociale ka shkr...
Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Ra...
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni në një postim në...
Banorët e zonës së Astirit kanë vijuar protestën edhe gjatë ...
Analisti Lorenc Vangjeli në një artikull të tijin ka komentu...
Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve,...
Njerëzit që jetojnë në klimë të ftohtë, me më pak rreze diel...
Një ortek ka rënë në Qarkun Korçë. Mësohet se nga rënia e ti...
Protestat në Francë kundër rritjes së çmimit të karburanteve...
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një intervi...
Lajmi se gjigandi mediatik Euronews dhe grupi “IN Media” nën...
Profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj, në n...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Cr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate për mediat k...
Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al. Një nën...
Një test i thjeshtë në kushte shtëpie mund t’iu ndihmojë të ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në kuadë...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetare e ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për do...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...