Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime më fermerët në zonën e Beratit, ku ndau shqetësimin e braktisjes nga qeveria dhe rrugën e zgjidhjes, nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike dhe zgjedhjes me votë të lirë të një qeverie që nuk është e kapur nga krimi dhe oligarkët. Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, për të cilat Basha tha se zgjidhja është dhënë në programin e Partisë Demokratike.
?Nëqoftëse nuk të rimburson psh plehun që të ta japë jo në atë kosto, plasmasin nuk ta jep, 20 përqindëshin ta ka hequr, çfarë ngeli për ne? Nëse do të ndiqet kjo, është shumë e afërt që këtu do të falimentojnë të gjithë, pa përjashtim.?tha një fermer.
Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se ?Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s?themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.?
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Poshnjë, pronarë të disa serave, Kreu i opozitës u shpreh se qeveria Rama punon për një grusht klientësh të saj dhe taksat e shqiptarëve shkojnë për të pasuruar këtë pakicë të koruptuar, duke ndarë me ta 2.2 miliardë euro.
?Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët. Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë? ? tha Basha.
Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i njohu ata me zgjidhjen që ofron Partia Demokratike, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë ata që përdorin automjetet.
?Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.?- u shpreh Lulzim Basha.
Që ky plan të konkretizohet, kreu i opozitës u tregua i hapur me fermerët në Berat për pengesën që ndodhet përpara, pengesë e cila duhet larguar nëpërmjet bashkimit.
?Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!?- tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./ CNA.al
Një pasqyrë që ka qenë në zotërim të kapitenit të Titanikut,...
Marjana Kondi, një nga personazhet ikonë të skenës së Teatri...
“Marsi do lidhet me Jupiterin i cili me natyrën ëndërrimtare...
Më 15 nëntor aktorja dhe modelja 47-vjeçare, Kim Porter, u g...
Kylie Jenner është renditur një nga 20-vjeçaret më të pasura...
Pavarësisht se Getinjo gjatë këtij viti nuk ka qenë i angazh...
Meghan Markle ka treguar se ka bërë gjithmonë një stil jete ...
Butrint Imerit duket se i ka mbetur pak hatri me këngëtaren ...
Britania e Madhe është vënë në alarm, pasi u zbulua se kukul...
Stili francez i të veshurit adhurohet nga shumë pikërisht pë...
Vetëm disa ditë pasi drejtori ekzekutiv i Victoria’s Secret,...
Pas takimit me delegacionin e Venecias, kreu I Komisionit të...
Baby G është vënë në pranga ditën e djeshme në Kosovë.Ajo ës...
Kreut aktual të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj...
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dy...
Partia Demokratike është duke zhvilluar proçesin e riorganiz...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e...
Pas takimit me delegacionin e Venecias, kreu i grupit parlam...
Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve,...
Debati që nisi në studio mes moderatorit Ermal Mamaqi dhe të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...