Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Fiks Fare denoncoi ndërtimin e një pallati 13 katësh pa leje në Pogradec, në pronësi të vëllezërve të kryetarit të bashkisë. Biznesmeni Agim Harizi denoncoi në emisionin investigativ se po ndërton një kompleks pallatesh në Tushemisht. Por, gjatë muajve të fundit, në dyert e pronës së tij, kanë shkuar dhjetëra herë punonjës të policisë bashkiake, që i kërkonin të takonte kryetarin e bashkisë Eduart Kapri. “E vetmja arsye përse do të më takojë, është marrja e ryshfetit nën dorë. Nuk ka asnjë arsye tjetër” thotë Harizi, ndërsa shton se punonjësit vinin pa asnjë mandat, vetëm me urdhra verbalë të kryetarit të bashkisë. Ai thotë se pallatin e ka me leje dhe, nisur nga kjo situatë, ka “hetuar” dhe ka gjetur dokumente se, vëllezërit e kryetarit të bashkisë, po ndërtojnë një pallat pa leje në hyrje të qytetit të Pogradecit. Sipas tij, më 15 shkurt 2017, Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar firmën “Gedi”, e cila kishte paditur bashkinë për pezullimin e një leje ndërtimi në vitin 2009.
Pak kohë më parë, një tabelë e vendosur në kantierin e ndërtimit, citonte se leja është ridhënë nga KRRT-ja e Bashkisë së Pogradecit në vitin 2016, vit kur në krye të kësaj bashkie erdhi një nga ish aksionerët e kompanisë “Gedi”, z. Eduart Kapri. Më vonë tabela është ndryshuar, duke cituar një leje tjetër ndërtimi në maj 2017! Nga 11 kate mbi tokë, kryetari i bashkisë Eduart Kapri i ka dhënë leje vëllezërve të tij për ta bërë pallatin 13 kate mbi tokë! Në të dyja kohët, kur u dhanë këto leje, ishte në fuqi vendimi i Gjykatës Administrative në Korçë dhe Apelit në Tiranë, që nuk u dhanë të drejtë ndërtuesve të shtynin afatin e lejes së ndërtimit. Pra, leja e ndërtimit për këtë objekt ishte pezulluar që në vitin 2015.
Ndërkohë, në korrik të vitit 2015, në fletoren zyrtare u botuan ndryshimet e ligjit “për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”. Në nenin 45, në pikën “c” thuhet se, “deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Territoret, për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Deri më sot, Bashkia e Pogradecit nuk ka miratuar planin e përgjithshëm vendor dhe si rrjedhojë, leja e dhënë në vitin 2016 apo në 2017, për ndërtimin e pallatit 13 katësh, rezulton e paligjshme!
Biznesmeni Harizi thotë se ka bërë kallëzim penal më datë 25 korrik 2018 në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Është interesuar në prokurori, dhe para pak ditësh i kanë dërguar një vendim pushimi të prokurorit Shkëlqim Kokona. Në vendimin e pushimit, nuk shkruhej në asnjë rresht për ndërtimin pa leje, por për një konflikt të vëllait të tij.
Pas denoncimit, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bashkinë e Pogradecit, ku takuan nënkryetarin Polikron Balliu. Ai tha se punimet janë bërë me lejen e vitit 2009 dhe janë rinovuar konstruksionet. I pyetur nëse ka të drejtë bashkia që të japë leje mbi 6 kate, ai tha se “këtë nuk e ka idenë”. Gazetarët i kërkojnë të takojnë kryetarin apo shefen e urbanistikës, por askush nuk pranoi të japë një intervistë për këtë çështje, ndërsa z.Balliu tha se gazetarët e Fiksit duhet të bëjnë një kërkesë për informacion që kërkonin.
Fiksi shkon edhe në prokurorinë e Pogradecit, ku takon prokurorin e çështjes, Shkëlqim Kokona. Ai tha se i ka dërguar vendimin e pushimit qytetarit Agim Harizi. Gazetarët e pyesin nëse është ai vendim pushimi, pasi në asnjë rresht nuk përmendet ndërtimi i pallatit 13 katësh. “Të nxjerr dosjen ta shoh, ça të them unë tani. Ma lër praktikën. Po ne kemi thënë këtu që është konflikt civil, s’ka rëndësi objekti. S’kam pse e përshkruaj objektin unë” thotë prokurori. Gazetarët i bëjnë me dije se qytetari ka bërë kallëzim për ndërtimin dhe jo për konfliktin me policinë. “Ku mbaj mend unë. Fotokopjoje atë vendimin dhe më merr pas nja 1 jave në telefon” pohon ai, ndërsa thotë se aktualisht është shumë i ngarkuar me punë. Ai jep një mendim dhe thotë se “në përgjithësi, për ndërtimet pa leje, në pikëpamjen metodike, ne vihemi në lëvizje nga IKMT-ja, nga zyra e Urbanistikës”. Por, gazetari e kundërshton, duke i thënë se edhe qytetari, nëse ka dijeni për një vepër penale mund të bëjë kallëzim. “Po lërë qytetarin, ça qytetari. Do shkoj në polici pra. Ka hallka, nuk e fillon prokuroria direkt” thotë ai, ndërsa gazetari i bën me dije se në polici ka shkuar. “Po mirë, do ta shohim, do ta shohim” i thotë në fund.
Ndërkohë, ndërtuesit po punojnë me ritme shumë të mëdha që ta mbarojnë dhe ta shesin sa më shpejt. Fiksi fakton se apartamentet e pallatit janë në shitje. Një nga pronarët i thonë se ?fillimisht e kisha për hotel, pastaj e ndryshova dhe e ktheva për apartamente banimi”. Në fund i thotë se një metër katrorë është 1000 deri në 1100 euro.
Bisedë me prokurorin Shkëlqim Kokona
Gazetari – Agim Harizi ka bërë një kallëzim për ndërtim pa leje, për një pallat 13 katësh në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Prokurori Shkëlqim Kokona – I kemi çuar vendimin (e pushimit) ne atij.
Gazetari – Është vendimi i pushimit thotë, po kallëzimi bën fjalë për pallatin 13 katësh.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po.
Gazetari – E gjitha, apo jo?
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po.
Gazetari – Te vendimi i pushimit nuk ka asnjë rresht për pallatin 13 katësh.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po ça rëndësie ka! E ke parë vendimin e pushimit çfarë thotë?
Gazetari – E kam parë.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Ça thotë vendimi?
Gazetari – Thotë për konfliktin që ka pasur vëllai i këtij në kompleksin në Tushemisht.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Të nxjerr dosjen ta shoh, ça të them unë tani. Ma lër praktikën dhe të ashtu. Po ne kemi thënë këtu që është konflikt civil, s’ka rëndësi objekti. S’kam pse e përshkruaj objektin unë.
Gazetari – Kush është konflikt civil?
Prokurori Shkëlqim Kokona – Komplet, e gjithë ankesa e tij është konflikt civil, nuk ka vepër penale.
Gazetari – Ai s’ka konflikt, ai ka kallëzuar një vepër penale. Ai nuk ka konflikt me këtë, nuk ka konflikt civil, as prone.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po s’ka vepër pra. Në atë që kallëzon ai, nuk ka vepër penale. E kupton.
Gazetari – Nuk thuhet këtu në bazë kallëzimit, thuhet vetëm për vëllain e tij, Denisin, jo për Agimin.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Ky vendimi që më the mu, i këtij shefit të komisariatit.
Gazetari – Pikërisht për këtë.
Prokurori Shkëlqim Kokona – E kupton apo jo, që e kanë marrë e kanë shoqëruar këtë, unë e kam konflikt civil këtë.
Gazetari – Ai këtë ka thënë, që kam bërë kallëzim për ndërtim pa leje, jo konfliktin me punonjësit e policisë para kompleksit të tij në Tushemisht. Unë kam bërë kallëzim penal thotë, për pallat 13 katësh.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Të nxjerr dosjen, ça të them unë tashti. Ku mbaj mend unë. Fotokopjoje atë vendimin dhe më merr pas nja 1 jave në telefon.
Gazetari – Pas 1 jave?
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po, jam i ngarkuar shumë. Jam i mbytur more, kam 100 çështje në dorë. Në përgjithësi, për ndërtimet pa leje, në pikëpamjen metodike, ne vihemi në lëvizje nga IKMT-ja, nga zyra e Urbanistikës.
Gazetari – Dhe një qytetar, ka dijeni.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Jo mor burrë, jo qytetar.
Gazetari – Shiko tani, është e drejtë Kushtetuese.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po lërë të drejtën Kushtetuese. Apriori po ta them, për ndërtimet ne vihemi nga organet e gjurmimit.
Gazetari – Po një qytetar që shikon një vepër penale!
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po lërë qytetarin, ça qytetari. Do shkoj në polici pra. Ka hallka, nuk e fillon prokuroria direkt.
Gazetari – Në polici ka shkuar pra. Ja (kallëzimi) në polici është.
Prokurori Shkëlqim Kokona – Po mirë, do ta shohim, do ta shohim.
Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak, kryetari i...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë pasdites së sotme ...
U zgjova sot në 07:00 sepse e lashë me një mik që të shkonim...
Një tjetër temë diskutimi në studion e emisionit të përditsh...
Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar në lidhje me deklaratat q...
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia për posedim të lën...
Organizata ekstremiste greke e quajtur “A.T.A.K”, shpërndau ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë p...
Qeveria aktuale ka shurlluar ndaj thirrjeve te FMN dhe Banke...
Gazetari Ferdinad Dervishi ka bërë një deklaratë shokuese në...
Monica Lewinsky ka folur edhe herë të tjera për aferën seksu...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), dhe Këshilli i Ankes...
Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar shumë herë Shkodrën si Pa...
Një diamant i rrallë ngjyrë rozë është shitur 50.3 milionë d...
Hulumtimet nga Universiteti De Montfont dhe Universiteti Uls...
Gratë e martuara kalojnë më shumë stres se ato që janë singl...
Aleati i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Partisë A...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka thënë se opozita d...
Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shqua...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...