Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Ilir Meta i ka kapur të papërgatitur dhe i ka shokuar të gjithë. Madje edhe ata që janë gëzuar aq shumë me mosdekretimin e Sandër Lleshit, sa po e përjetojnë si një fitore të tyren, vetëm se mendojnë që kjo i prish punë Edi Ramës.
Por edhe ata vetë duken në vështirësi për ta mbështetur presidentin e tyre, ndaj po vonojnë pak të shprehen. Jo se kanë marrë ndonjë mesazh për vetëpërmbajtje, si deputetët e Partisë Socialiste, por sepse, fjala vjen, duhet të shpjegojnë se si ka mundësi që ai dekretoi pa asnjë problem, për të mos thënë me shumë qejf, “gogolin” e mafias dhe të krimit, Fatmir Xhafa, para një viti, por nuk “u bind” dot edhe pasi u mendua gjatë për Sandër Lleshin.
Por mbi të gjitha, duhet të pranojnë se për ta Kushtetuta është si një vëllim me poezi, që çdo president që vjen e lexon si të dojë vetë, sepse ndryshe i bie që Bujar Nishani vjet, kur tha se, me gjithë se dëshirën e tij nuk e rrëzonte dot propozimn e kryeministrit, ka qenë në shërbim të Edi Ramës.
Kurse të tjerët në qeveri po e konsiderojnë si një gjëmë që i ka pllakosur papritur kombit dhe po përgatiten për hakmarrjen finale. Përveç Erion Braçes, që foli përpara dhe pa ngritur dorën për të marrë leje, të tjerët po shtrëngojnë dhëmbët me zor që të mos e shajnë me libër shpie Presidentin, për të cilin mendojnë se vetëm i tyre nuk është. A thua se nuk ishin të njëjtët që përpara një viti mblodhën firmat, u vunë në rresht dhe votuan në parlament për ta çuar Ilir Metën në fronin e kreut të shtetit.
Sepse atëherë “ashtu ishte një punë” dhe pozicioni i Presidentit të Republikës po shërbente haptas si kusur për një pazar më të madh, nga i cili do të rezultonin pak më vonë fitues. Kurse tani po çuditen se si ka mundësi që “prej ferrës së vogël ka dalë lepuri i madh”.
Sigurisht, që ka edhe një palë të tretë shqiptarësh normalë, që e përjetojnë me dhimbje dhe trishtim këtë degradim të Republikës. Prej të cilës duan të ikin një orë e më parë, por jo kushdo e ka këtë mundësi. Ata nuk e meritojnë aspak këtë Shqipëri, që përveçse e pajetueshme, po bëhet qesharake dhe e paparashikueshme me krizën apo precedentin, që krijon mosdekretimi i ministrit të Brendshëm.
Kurse, për mua asgjë në politikë nuk ndodh rastësisht, ndaj askush nuk duhet të habitet. Është thjesht një shenjë e qartë se kalbëzimi i sistemit tonë politik është duke prekur fundin dhe mbase kjo do të shërbejë diçka për zgjimin pozitiv të kësaj shoqërie. Sepse nuk mund të kërkosh dh as të presësh normalitet në një vend ku zgjedhja e presidentit trajtohet si “dënim” për kundërshtarin politik.
Ilir Meta nuk mund të jetë sot as heroi i një pale dhe as delinkuenti i palës tjetër. Por ai është padyshim sot një prej simboleve më të ndritshme të një klase politike të zhytur në amoralitet, në korrupsion dhe abuzime me pushtetin. Dhe si i tillë duhet trajtuar, si një produkt tipik “made in Albania”, i atyre që po qajnë dhe po gëzohen nga “burrnia” apo “pabesia” e tij e fundit. Sepse Ilir Meta na përfaqëson sot më shumë se kushdo tjetër, jo thjesht se është President i kësaj Republike të mbaruar.
PS. Për ta kuptuar më mirë këtë që po ndodh sot, po risjell atë që kam shkruar kur Ilir Meta u zgjodh President, rreth një vit e gjysëm më parë. Lexojeni vetë sa aktuale ngjan.
KËRKUAM QEVERI TEKNIKE…NA DHANË PRESIDENT TEKNIKKisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të "uroj" Presidentin e…
Gepostet von Astrit Patozi am Samstag, 29. April 2017
KËRKUAM QEVERI TEKNIKE…NA DHANË PRESIDENT TEKNIK
Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën…Dhe më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit të atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgënjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur diçka tjetër.
I vetmi që kishte një arsye për ta mbështetur dje në parlament ishte Ben Blushi, por pikërisht ai votoi kundër. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata të dy kanë qenë shokë gjimnazi.
Të gjithë të tjerët, bënë të kundërtën e asaj që donin. LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metës.
Ky është presidenti që duam, në Shqipërinë që duam, me policinë që duam, me drejtësinë që shumë shpejt do ta duam…prej “Rilindjes” që aq shumë e deshëm dhe e duam…
Mbetet për t’u konsumuar vetëm akti i fundit, nëse do të kemi apo jo edhe opozitën që duam…
Rehabilitimi i segmentit të “Unazës së Re” në Tiranë që prej...
Programi i ri ku do ta shohim Adi Krastën, quhet “A në News ...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka qenë mbrëmjen ...
Renato Mekolli është kthyer në personazhin më të komentuar n...
Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të më...
Pas lamë një verë të nxehtë, ndërsa dimri i ardhshëm pritet ...
Fero, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan”, u bë ...
Javën e kaluar, këngëtarja Tuna nisi një debat me moderatore...
Pas 10 vitesh nën drejtimin e emisionit “Wake Up”, Eno Popi ...
Mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” ishte i ftuar bloger...
“Urime shpirti jem” është kënga më e re e Sabri Fejzullahut,...
Sipas autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të S...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të natë...
Një peshkarexhë është mbytur në ishillin Sazan në orët e par...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 4 në...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Pasi keni zgjidhur të gjithë detyrimet profesionale, mundohu...
Hiqini rilindjes kolonjaret, leskoviqarët dhe permetarët, dh...
Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Minis...
Kryetari demokristian Nard Ndoka ne nje postim ne rrjetet so...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...