Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Vrasja e 35 vjeçarit shqiptaro-grek, Kostantinos Kacifas nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ka shkaktuar tensione të shumta me Greqisë dhe Shqipërisë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i LSI për qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo. Ky fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për qetësim të situatës, ndërsa shton se fajtorët nuk gjenden me një të klikuar në rrjetet sociale dhe as me telekomandë.
Sipas tij kjo ngjarje po përdoret nga pseudo-patriotët, të cilët nuk dinë as ku bie Bularati.
Postimi i plotë
Pas vrasjes së minoritarit Konstandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës, opinioni publik, debatet në studio televizive, media e portale të ndryshme, analistë të njohur e të panjohur, patriotë e pseudo-patriotë, duket se po bëjnë të kundërtën e asaj që duhet bërë në raste të tilla: në vend që ruajmë qetësinë ne po e humbasim atë, e në vend që të apelojmë të gjithë së bashku për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe transparencë të nivelit të lartë të asaj çfarë ka ndodhur në të vërtetë, gishta drejtohen kuturu nga të dyja anët e kufirit, fajtori gjendet vetëm me një të klikuar të telekomandës, apo me një status në facebook nga ndonjë cep gjeografik pa ditur se nga bie Bularati.
Ne që e njohim dhe e duam Bularatin, Dropullin, e të gjithë qarkun e Gjirokastrës, prej disa ditësh ndjejmë dhimbje.
Vetëm e vërteta të çliron. Vetëm e vërteta shuan konfliktet e paqëna! Vetëm e vërteta nuk cënon marrëdhëniet midis kombeve. Vetëm e vërteta nuk i lejon ata njerëz me axhendë të fshehtë ta përdorin si diversion një vrasje ose për ta përdorur atë thjeshtë si temë diskutimi.
Kam ndjekur me vëmendje prej disa ditësh këtë çështje në pritje të një raporti dhe zbardhje të plotë të ngjarjes.
Jeta e çdo njeriu është e shenjtë. Dhimbja e çdo familje është e pakrahasueshme.
Jeta e një njeriu, qoftë civil apo me uniformë policie, përpara se t’i përkasë një kombi, një qyteti, një fshati, i përket në rradhë të parë një qënieje, qënies njerëzore. Ne të gjithë jemi vëllazëria e njerëzve. Jetë-dashës, paqe-dashës, kombe-dashës, me më shumë dashuri se urrejtje, me gjëra që më shumë na bashkojmë sesa na ndajnë, ndaj këto ditë, duke mos u tunduar të biem në zemërime të paqëna, duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar për të kërkuar vetëm një gjë të vetme – të vërtetën. Pasi vetëm ajo do të na çlirojë.
Nuk duhet të ketë vend për asnjë zemërim. E vërteta na çliron nga çdo zemërim.
#Transparence
#ZbardhjeSeVertetes
#SaMeShpejt
VT /CNA.al
Një shqiptare ka humbur jetën ditën e djeshme në një aksiden...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë se ...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi...
Komisioneri publik ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apeli...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Gjatë ditës së sotme është prezantuar një studim, i cili tre...
Mbrëmjen e sotme e në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet...
Deputeti demokrat Flamur Noka, ka reaguar pas postimit të kr...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pa...
Astrit Patozi ka folur për paktin e 17 majit mes kryeminis...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka vijuar me sulmet ndaj...
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani është thirru...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të nj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Astrit Patozi ka komentuar dorëheqjen e Fatmir Xhafës, nga p...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka kom...
Shpërthimi i konsumit njerëzor ka shkaktuar një reduktim mas...
Adele ka rritur pasurinë e saj me rreth 18 milionë euro në v...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...