web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e dinit që ishin të adoptuar? Ja historitë e disa prej personazheve të famshëm botërorë…

28 Tetor 2018, 11:10, Aktualitet CNA

Adoptimi është një opsion shumë i mirë për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë, ose për ata që duan të ndihmojnë fëmijët në nevojë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 100 mijë fëmijë kanë të drejtë të adoptohen dhe 300 mijë të tjerë janë raste të veçanta për shkak të problematikave që kanë. Të gjithë mund të presin shumë vjet për të gjetur një familje dhe në fund shumë pak gjejnë një shtëpi të re.

Në fakt, kjo pjesë prek edhe botën e VIP-ave sepse shumë të famshëm janë rritur nga familje adoptuese dhe jo nga ato biologjike.

Më poshtë gjeni listën e personazheve botërorë që nuk u rritën me prindërit biologjikë.

Steve Jobs

Babai biologjik ishte një emigrant sirian, por Paul dhe Calara Jobs e adoptuan Steve. Babai biologjik kishte gjithmonë dyshime dhe nuk donte ta linte djalin e tij në një familje me të ardhura të ulëta, e shpesh kjo shkaktoi probleme në procesin e birësimit. Për të mos harruar faktin se Jobs u bë një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai ka refuzuar gjithmonë të takojë babain e tij.

Jamie Fox

Prindërit e tij e mohonin atë edhe pse ishte në një moshë shumë të vogël, në një kohë kur nuk kuptonte asgjë çfarë po ndodhte rreth tij. Kanë qenë disa të afërm të largët që e kanë rritur.

Marilyn Monroe

Diva e bukurisë e kaloi fëmijërinë e saj nga një familje në një tjetër. Babai i saj e kishte braktisur atë para lindjes, ndërsa mamaja e saj u konsiderua si e paqëndrueshme mendërisht. Ajo nuk ishte në gjendje të kujdesej për vajzën ekonomikisht.

Bill Clinton

Ai ishte Presidenti i dytë i SHBA-ve që ishte i adoptuar, pas Gerald Ford. Babai i Clinton humbi jetën para lindjes së tij dhe e ëma disa ditë më pas. Ai është rritur nga gjyshërit në New Orleans.

Nelson Mandela

Babai i Nelson Mandela u nda nga jeta kur ai ishte vetëm 9-vjeç dhe ai u adoptua menjëherë nga kryetari i një grupi etnik, i quajtur Thembu.

 Michael Bay

Regjisori i serive të famshme të filmit ?Transformes? është adoptuar dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në kërkim të nënës biologjike. Identiteti i babait të tij biologjik akoma sot nuk dihet ende.

Jack Nicholson

Në rastin e Jack nuk mund të flasim fiks për adoptim sepse historia e tij është shumë e veçantë. Ai mori vesh të vërtetën për familjen e tij në moshën 37-vjeçare, falë kuriozitetit të një gazetari që donte të shkruante një artikull rreth tij. Aktori i ?Shining? zbuloi se Ethel, gruaja që e ka rritur në fakt nuk ishte nëna e tij por gjyshja. Ndërsa June nuk ishte motra e tij e madhe por mamaja e tij e cila mbeti shtatzënë në moshën 16-vjeçare, pas një marrëdhënieje me një të alkoolizuar me origjinë irlandeze, i cili e kishte braktisur menjëherë pas lindjes.





Lajmet e fundit nga