Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Ilir Levonja
Kjo dorëheqja e papritur e ministrit të brendshëm F. Xhafa, vërteton publikisht luftën e ashpër brenda mazhorancës. Verteton katërcipërisht luftën e egër të klaneve, oligarkëve përballë denoncimeve opozitare dhe presionit nga partnerët ndërkombëtarë. Se nuk ka si shpjegohet ndryshe kur në mbrëmje ministri i gëzohet arrestimeve, shpall publikisht një plan po arrestimesh të pritshme etj., dhe në mëngjes largohet me një buzëqeshje të sforcuar dhe një dorëheqje me vrarje shpirti. Eshtë nga ato luftra që edhe pse zjen me afshin e ziftit, prapë djeg, vret e pret në heshtje. Eshtë nga ato luftra ku ka marrë formë kolapsi social politik, është ulur këmbëkryq. Kjo për faktin se idetë a platformat elektorale në vendin tonë mbesin gjithmonë në minorancë karshi grupeve të interesit nga platformat e errëta të krimit, por edhe manjatëve që sponsorizojnë ardhjen në pushtet të një force politike.
Në rastin konkret të të ashtuquajturës rilindja e Edi Ramës dhe e mjaftistit Erion Velia. E thënë shkoqur, është një dorëheqje haraç nga ato të dhunshmet, me dhunë kamorre. Si me thënë, fitoi grupi i xhuxhëve, i xhuxhit, i atij që pritej të arrestohej. Atij që e deklaroi me mburrje vet kryeministri me atë frazën tashmë legjendë bajate e tij, prisni se nuk keni parë asgjë akoma. Nëse do ishte ndryshe ministri në fjalë duhej të kishte dhënë dorëheqjen muaj më parë, duhej të promovonte standartin e atij drejtorit, Isarajt i cili demonstroi menjëherë mënjanimin sapo iu përmend emri i vëllai në ca afera droge e korrupsioni. Por ky është një. Ndaj standarti i dorëheqjes është vite drite larg në aktualitetin social politik të Shqipërisë. Aq më tepër që tani për tani në vendin tonë dominon një përzierje shkollash – ajo e ish sekretarëve të partisë së punës, sigurimit të fshehtë, ushtarakëve të liruar, dhe oligarkëve me biznese informale, sponsorët nga bota e drogës, krimit dhe prostitucionit por edhe e patriotëve të sëmurë. Shkurt në këtë luftën që djeg përbrenda, luftën e përbindëshave, luftën e grupeve të interesit, me këtë dorëheqje fitoi xhuxhi, jo Xhafa. Shkurt fitoi krimi. Dhe Rama le të ngërdheshet e qeshet sa të dojë.
Mirëpo kur i kthehesh krahut tjetër dhe shikon çunin e Fahrisë, situata social politike bëhet më tragjike. Një version lakonik që agravohet me ca studio gumëzhitje ku nuk merret vesh i pari me të dytin. Kjo ka domethënien e një pashpresmërie për faktin se më shumë se aplikimin e standarteve të demokracisë, forcën e ligjit, fuqizimin e ekonomisë etj., shqiptarët duan argalisjen mes batutave të çunave me faqe të parruara, modë e aktorëve turq, në studiot televizive, se sa standartet perëndimore të një demokracie normale. Sado të kënaqet njëra palë, sado t’i dalin fjalët opozitës, sado të dëshpërohet dikush tjetër, Shqipëria po përjeton edhe djegjen e një kohe për një pakt të madh social. Që domethënë shpërbërjen e kësaj qeverie dhe ardhjen e një të tillë, teknike a quajeni si të doni, pa elementët faktorëve kryesore të forcave aktuale. Qofshin këta socialist, rilindas lsista a pëdëistë të tipit të Fahrisë.
Duhet një pakt i madh për arsye se aktualisht buxheti financiar që qarkullon krimi në Shqipëri, është më i madh se vet buxheti i bankës së shtetit. Kjo fal luftës së ashpër politike dhe pa kompromis, fal asaj lufte që për të larguar njërin apo tjetrin, zyrat a shtabet elektorale të të gjitha palëve ka pranuar me kënaqësi plikot me para, si sponorizim nga grupet e drogës dhe prostitucionit. Rilindja aktuale është shembulli më i përkryer dhe materiali më i bollshëm për studiuesit e etapave politike në vend. Dhe ajo që është më e çuditshmja, mirë këta të ashtuquajtur liderë, nuk duan ta pranojnë, por nuk po e pranojnë as ata intelektualë që fatmirësisht nuk i mungojnë atij vendi. Janë me shumicë, por një Zot e di pse lënë mënjanë kualifikimet e tyre, meritat, mendjet, zemrat dhe ia lënë fatin e vendit ca legenëve me tesera partie. Eshtë koha e legenëve, koha e xhuxhëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pak orë më...
Autori i masakrës në Mat, Kujtim Koxha, ku humën jetën tri p...
Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ish-...
Në korrik të vitit 1993, Fatos Nano, ish kryetarit të Partis...
Policia ka zbuluar një tjetër qendër masazhi në Tiranë, ku u...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në një dalje publike...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një pos...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Lushnj...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një dekla...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se me dorëheqjen Fatmir ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të frikshme në st...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot edhe lajmin i cili qar...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot të tjera d...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar sot largimin...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje tronditëse për arrestim...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes se ...
Gjatë mesditës së sotme kokës së grupit kriminal “Bajri”, En...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...