Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar më shumë kohë për të mbyllur dosjen e hetimeve ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gazeta Sot shkruan se në fillim të muajit organi i akuzës ka zgjatur afatet hetimore ndaj Llallës, duke thelluar procedurat me qëllim grumbullimin e provave dhe kryerjen e procedurave hetimore.
Ajo që bie në sy është se iniciatorja e hetimeve për Llallën ka qenë Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Pasi SHBA e shpalli Llallën non grata dhe në media nisën të qarkullojnë foto të jetës së luksit të fëmijëve të ish-kryeprokurorit, më datë 28.02.2018, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është dërguar shkresa nr.130 në Prok. e Durrësit. Pra duket se ka qenë Arta Marku ajo që ka hapur rrugën e hetimeve ndaj Llallës, fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, e më pas nga Krimet e Rënda.
Rreth 6 institucione dhe partnerë ndërkombëtarë janë angazhuar në procesin hetimor ndaj ish-kryeprokurorit. Hetimet koinciduan në periudhën kur po zhvillohej vetingu ndaj Llallës dhe KPK më datë 13.03.2018 ka dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit të gjithë materialin që kishte siguruar nga procesi hetimor. Llalla kërkoi të largohej nga vetingu në një kohë kur ishte mbyllur verifikimi për të dhe KPK kishte konstatuar mjaft shkelje.
Shkeljet kanë të bëjnë me çështjen e pasurisë dhe për këtë arsye prokuroria ka kërkuar informacione dhe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke marre të dhënat e deklarimit të pasurisë nga vitit 2003 e deri në 2017 nga zoti Llalla.
Në këto deklarata është vënë re se ka pasur shitje të shumta pronash dhe ndryshim të vlerës së tyre. Në këtë kuadër është angazhuar dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila kishte kryer hetime ndaj Adriatik Llallës sa i takon vetingut dhe të dhënat i kishte dorëzuar në ILDKP. Ajo që ka ?fundosur? Llallën është se nga verifikimet që janë bërë në banka, ai ka kryer një sërë transaksionesh, mes të cilave dhe me një person të dënuar, të cilit i ka shitur prona.
Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, ILDKP, KPK dhe Pastrimit të Parave, në ndihmë të Krimeve të Rënda kanë ardhur dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe policia kufitare. Këto institucione kanë dhënë informacione në prokurori se subjekti Adriatik Llalla nuk ka deklaruar në kufi shumë të mëdha parash mbi 1 milionë lekë të reja. Ligji detyron çdo shtetas që kur ka mbi 1 milionë lekë duhet t?i deklarojë, por Llalla nuk e ka bërë këtë gjë dhe ndaj tij ka nisur një hetim dhe për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Asistenca më e madhe po jepet dhe nga SHBA. Vetë DASH deklaroi se ka prova për shpalljen non grata të ish-kryeprokurorit dhe në këtë aspekt po bashkëpunohet me ambasadën amerikane.
Këti janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Në dhjetë vitet e fundit 560 mijë shqiptarë janë pajisur për...
Tre termete te njepasnjeshme kane goditur Shqiperine ne jugu...
Nje termet me epiqender ne detin Jon ka goditur Shqiperine d...
Nje termet i forte eshte ndjere ne kryeqytet.Lekundjet e for...
Monedha e përbashkët ka hyrë në një trajektore rënëse që nuk...
Gjatë ditës së sotme vijon dominimi i kthjellime dhe vranësi...
DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të vlerësoni mundësitë e r...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nëpërmjet një lidhjeje au...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Va...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar...
Gazetari Çim Peka ka zbuluar se çfarë fshihet pas laborator...
Pas arrestimeve të bujshme të fundjavës ku mes të arresuarve...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e emisionit “Të pa...
Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi është pyetur nga gazetari E...
“Eksperienca ime me bixhozin ka filluar në adoleshencë, siç ...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i pyetur nga...
Gazetari Çim Peka, ka lëshuar një deklaratë të fortë për Kry...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës ...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një lidhje audio me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...