web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërdoroi detyrën/ Zyrtari i Ramës kapet mat

24 Tetor 2018, 14:29, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, denoncimin e një qytetari nga Puka. Në denoncim thuhet, se Drejtori i Shëndetit Publik të Pukës, Gjelosh Kasa, me urdhër të kreut të Bashkisë, Gjon Gjonaj, ka lëshuar godinën e drejtorisë për ta bërë parking.

Sipas denoncuesit, ky parking do të shërbente për hotel turizmin, i cili është në pronësi të kreut të Bashksië. Qytetari thotë më tej, se urdhëri u ndalua me anë të një shkrese nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndaj Gjelosh Kasës thotë denoncuesi, është bërë kallëzim penal, por mund të shpëtojë, pasi bashkëshortja e tij është në krye të Prokurorisë së Pukës.

Postimi i plotë

Zullumet e Gjon Gjonajt nuk kane te sosur!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Dua te te referoj nje fakt ne qytetin Puke. Drejtori i Shendetit Publik Puke Gjelosh Kasa, me urdher te kryetarit te bashkise Puke Gjon Gjonaj leshon godinen e drejtorise per tu bere parking per hotel turizmin puke i cili eshte ne pronsi te Gjon Gjonaj kryetarit te bashkise puke, i hicen dyer e dritare dhe i dhurohen zjarrfikses ne puke, por pas 2 ditesh drejtori i shendetit publik puke shkon dhe i kerkon ti marre mbrapsht gjerat e dhuruara, pasì i vjen nje shkrese nga Ministria e Shendetsise qe ne menyr apsolute ajo godin nuk duhet leshuar sepse eshte nje aset shtetror, drejtorit Gjelosh Kasa i behet dhe kallzim penal per shperdorim detyre por meqe eshte bashkshorti i drejtueses se prokurorise puke qeshtja dhe mund te mbyllet. anonim ju lutem. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga