web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tmerr në Shkodër/ Banesa përpihet nga flakët, bllokohet 17-vjeçarja

24 Tetor 2018, 13:05, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 17-vjeçare ka pësuar djegie të rënda, pasi banesa në të cilen jetonte është përfshirë nga flakët.

Mësohet se 17-vjeçarja Elizabeta Kola ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Zjarri në shtëpinë e saj ra mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 kur ajo ndodhej në gjumë në një dhomë të shtëpisë.

17-vjeçarja nuk dëgjon dhe nuk mund të flasë dhe nuk ka mundur që të njoftojë familjarët e tjerë që ndodheshin në dhomën tjetër.

Familjarët dhe fqinjët janë munduar të shuajnë flakët me kova uji dhe ia kanë arritur por 17-vjeçarja kishte pësuar djegie në shumë pjesë të trupit.

Vajza është dërguar drejt Tiranës tek reparti i djegie plastikës në gjendje të rëndë dhe ende nuk ka garanci nga mjekët nëse e ka kaluar rrezikun.





Lajmet e fundit nga