Përgatituni për një "luftë të re"
Presidenti Trump i bëri një favor Presidentit Putin duke bra...
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tashmë disa nga sauditët e dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit të Washington Post-it Jamal Khashoggi.
Autoritetet amerikane po u mohojnë atyre vizat e udhëtimit dhe po shqyrtojnë masa shtesë.
Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi tre javë më parë vazhdon të jetë në qendër të politikës në Uashington. Presidenti Donald Trump u pyet se si mund të ndodhte diçka e tillë në konsullatën saudite në Stamboll.
“Qysh në fillim ata patën një ide shumë të keqe e cila u realizua keq. Gjithashtu, mbulimi i asaj që ndodhi ishte ndër më të shëmtuarat që kanë ndodhur ndonjëherë. E thënë thjesht, ishte një vepër e ulët që as që duhej menduar,” tha Presidenti Trump.
Pas takimit me udhëheqësit sauditë javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve se SHBA tashmë po ndërmarrin veprime bazuar në faktet që kanë deri tani:
“Ne kemi identifikuar të paktën disa prej individëve përgjegjës, përfshirë ata në shërbimet e inteligjencës, Gjykatën Mbretërore, Ministrinë e Jashtme dhe ministritë e tjera saudite, që ne dyshojmë se kanë qenë të përfshirë në vdekjen e zotit Khashoggi. Ne po ndërmarrim veprimet e duhura, që përfshijnë anulimin e vizave”.
Dje, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë pretendimet saudite se përgjegjës për vrasjen ishin “agjentë të dalë jashtë kontrollit”:
“Fajësimi i disa agjentëve të inteligjencës nuk na kënaq ne, as bashkësinë ndërkombëtare. Ndërgjegjja e njerëzimit do të jetë e kënaqur vetëm pasi të vihet gishti tek të gjithë, nga ata që i dhanë urdhrat tek ata që i zbatuan”.
Presidenti Erdogan nuk përmendi njoftimet për një regjistrim audio të vrasjes. Disa ekspertë thonë se zoti Erdogan mund ta përdorë informacionin që ka si mjet në avantazhin e tij.
“Të paktën turqit duan diçka. Dhe nëse ata marrin atë që duan, nuk do të ketë kurrë as audio, as video, dhe as foto të vizave”, thotë James Smith, ish ambasador i SHBA në Arabinë Saudite.
Ekspertët e tjerë thonë se zoti Erdogan jo vetëm që dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm në skenën politike globale, por po konkurron gjithashtu me Arabinë Saudite për të qenë udhëheqës i botës islamike.
“Arabia Saudite, tradicionalisht për shkak të vendeve të shenjta që ka, është parë ose shihet si udhëheqëse e botës islame. Prandaj mund të thuhet se ka një farë konkurrence, që është në sfond të asaj që po shohim”, thotë Kemal Kirisci i Institutit Brooking në Uashington.
Megjithë protestat e tanishme në mbarë botën për vrasjen, Princi saudit i Kurorës, Mohammad bin Salman u prit ngrohtë dje në një konferencë investimesh në Riad, edhe pse shumë udhëheqës të biznesit dhe politikës vendosën të mos merrnin pjesë./ VOA
Presidenti Trump i bëri një favor Presidentit Putin duke bra...
Një pëllumb në Turqi i pagëzuar si “Mbreti”, është vlerësuar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 17-vjeçare...
Pjerin Ndreu është deputeti i parë i Partisë Socialiste që k...
Fero është reperi i ri i cili vitin e fundit ka korrur mjaft...
Mimoza Ndoka, motra e ish deputetit Arben Ndoka, ka dalë sot...
Radhë të gjata dhe trafik i rënduar. Kështu paraqitet situat...
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo sic njihet ndryshe me em...
Nga Metju GeskillRiçard Kuklinski, ishte një nga killerat më...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka shpjeguar...
Prej disa ditësh ka qarkulluar një listë e dyshimtë, në të ...
“Jam shumë e fortë por tani nuk po rezistoj dot më”. Kjo ësh...
Një i ri në Kamëz ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ...
Të gjithë personat e arrestuar në kuadër të operacionit të k...
Seanca në ngarkim të grupit të grupit “Avdylaj” në Gjykatën ...
Mes 34 të arrestuave të megaoperacionit “Vol-Vo4”, që kanë d...
Avokati i njohur Altin Goxhaj vijon të hedhë akuza të forta ...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përtej asaj që ...
Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mjeku i njohur nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...