Nuk kishte deklaruar paratë në kufi/ Matjanit i sekuestrohen mijëra paund
Policia ka sekuestruar 20 mijë e 300 paund në portin e Durrë...
Kryeministri prej gati dy apo tre javësh ka marrë një iniciativë në dy aspekte por që në fakt mediat raportojnë vetëm një. Së pari kryeministri dha ultimatumin që portalet duhet të regjistroheshin, duhet të merrnin NIPT-in në QKR , pra të fillonin aktivitetin e tyre të biznesit dhe të legalizoheshin.
Në fakt dikush e konsideron legale portalin, në momentin që blihet domaini tek Domain.al, i cili është institucioni që duhet të regjistrojë çdo të dhënë zyrtare të mbajtësit të domainit. Por kryeministri dhe qeveria kanë këndëvështrimin se këto portale sillen si biznese.
Dhe duke qenë se janë jo personale, jo portale individësh, por portale dhe agjenci lajmesh që shpërndajnë informacion, ato kanë një grup njerëzish të punësuar, pra duhet të legalizohen për të siguruar personat që kanë në punë. Gjithashtu duhet të kenë një adresë të saktë, që i identifikon në rast se këto agjenci lajmesh do të duhet të kontrolloheshin, jo vetëm nga tatimet si subjekt, por edhe në rast padish të ndryshme nga individë apo subjekte të ndryshëm.
Deri këtu e gjitha është normale, formalizimi i tyre është një hap ligjor i rëndësishëm që duhet të zhvillohet dhe këtu qeveria ka të drejtë. Nuk ka pse të ketë portale anonimë të cilët pretendojnë se janë media, kryejnë investigime, ndërkohë që kanë punësuar skllevër, që nuk i paguajnë sigurime por i paguajnë me lekët në dorë, a thua se punojnë nëpër ato rrobaqepsitë e dikurshme, ku gratë punonin si skllave me thjesht 150 mijë lekë në muaj. E kështu ndodh me portalet me shumicën e tyrë që janë bërë rreth 500 të tilla vetëm për informacion, 750 në total, shumë prej tyre individësh dhe të tjerat agjenci lajmesh.
Në fakt ka edhe një keqkuptim në lidhje me webet që kanë vetë mediat, disa prej të cilave pretendojnë, se nuk duhet të regjistrohen sepse janë regjistruar dhe licensuar si televizione. Por televizionet nga ana tjetër duhet të kenë siguruar persona që merren me portalin, sepse manualisht duhen disa persona që të hedhin informacionet që prodhon vetë televizioni.
Gjithsesi ky është një debat që po çon tek formalizimi, legalizimi i të gjitha portaleve. Që ndoshta në fakt ashtu si Gjermania apo një vend tjetër kërkon një ligj të veçantë, që të diferencojë një portal nga një agjenci lajmesh, që të drejtën ekskluzive e ka ATSH.
Ndërkohë duhet të bëhen publike, sa persona ka të punësuar, si do të përgjigjet ligjërisht, cilat janë përgjegjësitë që ka në marrëdhënie me komentet, të cilat në fakt ka ardhur koha që të formalizohen, nuk mund të jetë më një xhungël, ku dikush gdhihet në mëngjes ble një server me 10 euro, ble një domain 10 euro, dhe me me 10 apo 20 të tjera paguar online, ndërton një faqe shpif ca kohë, gënjen, rrëmujos tregun, ve dhe gjoba, mbush dhe xhepat, pastaj e mbyll dhe ikën e kështu me radhë hap një tjetër.
Apo të tjerë portale që kanë 15 persona dhe figurojnë si shoqata jofitimprurëse. Apo të tjerë të cilët kanë dhjetëra të punësuar dhe nuk kanë as adrese, as emër tregtar, thjesht funksionojnë si portale që venë gjoba. Apo askush nuk e di kush e financon.
Përtej skandalit që financohen nga qeveria greke, ka dhe të tjera ndoshta që financohen, nga turq, arabë e serb, përtej atyre që paguan politika dhe përdoren e keqpërdoren prej saj. Kur flasim nga politika kemi parasysh të gjitha palët, portalet periferikë që drejtohen nga zyra e shtypit të kryeministrit nga Endri Fuga, disa dhjetëra portale që bëjnë propagandë për qeverinë në mediat sociale, apo portale dhe media që financohen nga PD dhe Lulzim Basha, nga stafi i afërt i tij, familjarë të tij dhe bizneset e tij.
Pra ka ardhur koha që të kemi një formalizim te tregut të medias online, që më në fund ta dinim kush është, kush e drejton këtë media, kush është një agjenci lajmesh dhe sa të punësuar ka, ç’vlerë ka, kush është kryeredaktori, çfarë ideje përfaqëson, i përket qendrës, i përket të majtës apo portal i lajmeve të fundit, informacionet i servir më shumë nga kampet politike apo terreni.
Pra gjithçka në një formalizim të tillë do të bënte që media online të mos ishte e paragjykuar e goditur dhe e pabesueshme, do ti jepte më shumë peshë.
Kryeministri do ta kishte më shumë problem, duke qenë se kazanin e ka në kontroll, e gatuan vetë, është zhytur vetë në kazanin mediatik me pronarët e mediave të mëdha në Shqipëri, me pronarët e mediave kombëtare dhe duke tentuar që të fusë në kontroll dhe të njohë edhe portalet, gjë që do të duket totalisht e pamundur edhe pse formalizimi i tyre dhe ultimatumi i dhënë nga Rama apo detyrimet e dhëna për shumë portale që kanë vepruar si anonim, do të dukeshin si kërcënim, nëse këto media do të kishin seriozitetin e qëndrimin e duhur, qoftë edhe një ulje e tyre në tavolinë për përgatitjen e një ligji, apo bashkimi për të mbajtur qëndrime të njëjta në raste të caktuara.
Kjo do ta bënte Ramën të zhvendosej me shpatulla pas muri, ndryshe nga ajo që bën me pronarët e mediave të mëdha, të cilët janë biznesmenë apo ndërtues pallatesh. Tek portalet rrallë gjen të tillë, kryesisht janë gazetarë që luftojnë e përpiqen të ndërtojnë median e tyre me një staf të vogël.
Kjo do të sillte më pas një ulje të mundshme të tyre dhe një bashkim për të drejtat e tyre, që kryeministri ta lidhte kokën me shami dhe ligji nuk do kthehej kundër portaleve, por çdo ligj që do përgatitej, do ta bënte kryeministrin që të kishte frikë prej tyre. Do bënte që portalet të forcoheshin në një masë përtej atyre që besoj, që do ti shërbejnë, i kanë shërbyer të majtës, qeverisë apo edhe atyre që i shërbejnë çdo krahu që vjen në pushtet për interesa të ngushta klienteliste.
Prandaj do të duhej me çdo kusht që një pjesë portalesh të bashkoheshin në një zë të vetëm dhe kjo përtej regjitstrimit apo ligjit të kryeministrit, do ta bëntë këtë të fundit të kishte kujdes kur ti sulmonte. Pasi ashtu siç ai abuzon duke sulmuar mediat, mund të akuzoheshe nëpër gjykata nga vetë mediat dhe mund të merrte përgjigjen që meritonte. Dhe paratë nuk kish nevojë të shpenzoheshin për çështje sociale por mund të përdoreshin për të forcuar më tej fjalën e lirë të mediave online. /CNA.al
Policia ka sekuestruar 20 mijë e 300 paund në portin e Durrë...
Nëse ëndrra juaj është që të paguheni për të shkuar në një p...
Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Baltëz të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qy...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme pran...
Gazetari Armand Bajrami ka reaguar, pas gjesteve që shefi i ...
Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedon...
Është e pamundur të mos bjerë në sy mungesa e një prej vajza...
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, nuk i harron tr...
Ka dy lloj femrash: ato që jetojnë për sezonin e getave dhe ...
Ju kujtohet kur menduam se fansat e Khloe Kardashian e kishi...
Kim Kardashian dhe Kanye West janë një nga çiftet më të fams...
Anxhelina Hadërgjonaj ka treguar se di gjithmonë si të tërhe...
Ajo gjithmonë e ka mohuar se e ka ndryshuar fytyrën e saj me...
Ekzaminuesi i forenzikës, Dr. Harald Voss ka dhënë një alarm...
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironi...
Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë ndërtimin e qi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërko...
Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...