Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit
Profesori Stephen Hawking druhej se një racë e re e ‘super-h...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në aktivitetin e organizuar për 60-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Në fjalën e tij ministri Bushati u ndal tek marrëdhënia e Shqipërisë me UNESCO-n, forcimin e multilateralizimit, investimit në brezin e ri dhe reformimin e vetë organizatës.
Ndërsa gjatë dekadave nën regjimin komunist prania në UNESCO e ndihmoi Shqipërinë të luftonte analfabetizmin, në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar, me ndryshimin e regjimit, ndërveprimi ynë me organizatën vuri në qendër nevojën për mbështetjen, integrimin e vendit në botë, ndryshimin e imazhit, mbështetjen për lirinë e shprehjes, mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut, etj.
Duke folur për rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të multilateralizmit, Bushati tha se ndryshimet epokale gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të e deri sot, kanë ndryshuar rrënjësisht gjeopolitikën ndërkombëtare duke e bërë botën një vend më të paqtë e më të sigurt. ?Por, do të ishte iluzive nëse do t?i merrnim gjerat të mirëqena. Retorika populiste në rritje edhe në shoqëritë e zhvilluara, banalizimi i gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, presioni ndaj multilateralizmit dhe tendencat për tkurrje nacionale, na thërrasin për vigjilencë të shtuar dhe imponojnë nevojën për një fokus të përtërirë, më të qartë, më kërkues dhe për bashkëpunim më efikas?, nënvizoi ministri Bushati.
Ai shprehu angazhimin e Shqipërisë për të qenë në linjën e parë të përpjekjeve, për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit përmes nxitjes, evidentimit dhe konsolidimit të trashëgimisë së përbashkët kulturore, shpirtërore dhe diversitetit kulturor.Bushati vuri theksin në investimin te rinia, si mënyra më e mirë që energjitë dhe krijimtaria e tyre të vihet në shërbim të së ardhmes. ?Angazhimi, vullneti, aftësitë dhe shkathtësitë e brezit të ri do të jenë vendimtarë si për Shqipërinë dhe rrugëtimin tonë evropian, por, edhe për të ndërtuar një rajon që jeton më së fundmi në paqe dhe prosperitet?, tha ndër të tjera ministri Bushati.
Shqipëria, vijoi ministri, mbështet projektin e transformimit strategjik të iniciuar nga Drejtorja e Përgjithshme që synon t?i japë Organizatës ?një rol të ripërtërirë në një botë kryekëput të ndryshuar, e cila kërkon ide, energji, vizion, projekte dhe mbi të gjitha rezultate bindëse?.
Në harkun kohor të tre dekadave, Shqipëria është bërë palë e të gjitha konventave kryesore të UNESCO-s, ka marrë pjesë aktive në diskutimet mbi çështje madhore të agjendës së organizatës dhe ia ka dalë të përfshijë në regjistrat e ndryshëm të UNESCO-s një numër pasurish që përfaqësojnë dhe nxjerrin në pah vlerat universale të padiskutueshme e të vyera të trashëgimisë tonë kulturore, shpirtërore, natyrore.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se kur Shqipëria u fut në UNESCO, 60 vite përpara, ende nuk e kishim zgjidhur problemin e paqes me veten, ndaj dhe për më shumë se 30 vite, prania jonë ishte gati formale, thjesht me dëshirën për të qenë në paqe të rreme me të tjerët. Ndaj, tha ajo, gjithçka nis pra me njohjen e vetes dhe tjetrit.
Ndërsa Ministrat Klosi dhe Nikolla u ndalen tek rëndësia e prezencës së organizatës në vendin tonë dhe projektet e rëndësishme që janë ndërmarrë në këtë kuadër, qofshin ato në politikat mjedisore apo arsimore. Butrinti, Berati, Gjirokastra, Iso-polifonia, ?Kodikët e Purpurt të Beratit?, Pyjet e Hershëm Ahorë të Lumit të Gashit dhe Rajcës, Rezerva e Biosferës së Prespës janë tashmë faqe të ndritura në pasaportën tonë kulturore dhe natyrore, pjesë e trashëgimisë botërore dhe regjistrave të tjerë ndërkombëtarisht të njohur e botërisht të vlerësuar.
Një tjetër dosje rëndësishme në shqyrtim është ajo e Rajonit të Ohrit.
Profesori Stephen Hawking druhej se një racë e re e ‘super-h...
Me siguri të gjithë keni dërguar të paktën një mesazh në Fac...
Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka mbërritur mesditën...
Ndërkohë që ditën e djeshme Prokuroria për Krimet e Rënda ve...
Pasditen e së hënës është ndarë nga jeta bashkëthemeluesi i ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Adhuruesit e modës janë gjithë sy e veshë për të zbuluar kri...
E keni humbur besimin në një marrëdhënie sepse keni qenë gji...
Të gjithë e mbajnë mend periudhën kur Drake dhe Rihanna po d...
Ajo është një femër tërheqëse, një biznesmene e suksesshme, ...
Kanye West dhe Kim Kardashian u mikpritën nga Presidenti i U...
Të gjesh të dashurin e duhur, nuk është asnjëherë e lehtë! M...
Po tani çfarë duhet të blej që të jem “IN”?Kjo është një nga...
Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan sot mbarë globin se janë ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, i cili vinte...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka bërë sot nj...
Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka hedhur akuza t...
Zv/ Ministri i Arsimit Ervin Demo, u akuzua pak javë më parë...
Ditën e sotme, themeluesi i Top Media-s, Dritan Hoxha, do të...
Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...