web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Betejat false të Ramës/ Nuk janë problem serbët, por ikjet e gjermanëve

16 Tetor 2018, 10:56, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish rolin e protagonistit. Këtë herë gjatë procçesit të shitjes së një kompanie private në Shqipëri.

Prej disa kohësh, ?Telekom Albania?, filiali i kompanisë ?Deutsche Telekom?, nëpërmjet COSMOTE Group në Greqi, ka shpallur shitjen e aksioneve. Një proçedurë krejtëisht private e një kompanie me aksione private. Por, çfarë ndodhi?

U dhanë disa oferta. Një kompani serbe, ?Telekom Srbija?, ?Alb Telekom? në Shqipëri, një konsorcium grek dhe një kompani bullgare. Pra, tre apo katër kompani, të cilat pretendojnë të kenë pronësinë e ?Telekom Albania-s?, një kompani dikur me një shkëlqim të padiskutueshëm dhe sot për arsyet që i dinë pronarët ka dalë në shitje.

Menjëherë pas daljes së ofertave u përmend një kompani serbe, ?Telekom Srbija?, i cili pretendohet se ka dhënë ofertën maksimale prej 61 milion eurosh, kjo e konfirmuar edhe zyrtarisht, plasën intrigat, debatet dhe kryeministri menjëherë mori rolin e tij, atë të protagonistit nacionalist.

Së pari, me faktin se një kompani serbe nuk mund të vinte në Shqipëri. Kur, në fakt çdo kompani mund të vijë në Shqipëri, në rast se është në rregull dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore, nëse i ka të gjitha bilancet e pastra dhe paratë kalojnë nëpër rrugë legale.

Prandaj, roli i kryeministrit në këtë rast është i tepruar, për të mos thënë tepër klientelist, ndoshta në shërbim të një zgjedhje që duhet të bëjë mes dy miqve të tij, Vuçiç dhe Erdogan.

Nga ana tjetër, pas daljes së ofertës filloi edhe beteja mediatike, se serbët do të ishin problem po të vinin në Shqipëri, se problem gjithashtu do të ishte nëse do ta merrte kompania tjetër ?Alb Telekom?, sepse do bëheshin dy e do të kishte monopol, e kështu me radhë.

Informacione mediatike, përplasje, reklamim, sulme, të cilat vinin në një moment, kur në fakt gjithçka ishte brenda lojës së një biznesi dhe shitja e aksioneve nuk i interesonte askujt se kush e blinte. E rëndësishme është se në Shqipëri do të vinte një operator tjetër, një operator i fuqishëm, i cili do të investonte dhe do të ruante nivelin e ?Telekom Albania?, dhe do të kishte një konkurencë në treg, pavarësisht se mund të jetë kompania e dytë me një përqindje të rëndësishme në treg dhe kjo do të ishte kryesorja.

Pra, konkurenca midis kompanive telefonike dhe ardhja e një kompanie lider, ndoshta ?Telekom Srbija?, ndoshta ?Alb Telekomi?, janë në garë dhe të tjerë nuk janë të interesuar, por lajmi i keq në gjithë këtë ngjarje është largimi i gjermanëve. Pra, përtej faktit se kush e ble ?Telekom Albania-n?,  lajmi i keq është ikja e Gjermanëve.

Është i disati biznes gjerman që largohet nga Shqipëria. Këtu po përmendim të parin koncesionarin e Aeroportit të Rinasit, dhe tani largimin e ?Deutsche Telekom?, i cili shet aksionet e  ?Telekom Albania-s?.

Në fakt, për këtë duhet të shqetësohet vetë kryeministri, i cili duket se është njeriu përgjegjës dhe ka jo pak kosto në gjithë këtë amullinë e krijuar në tregun e telefonisë dhe kompanive mobile, por edhe për sjelljen e tij ndaj kompanisë gjermane.

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë, pra rreth katër vjet më parë, në Shqipëri u shfaq një nga drejtuesit e lartë të ?Deutsche Telekom?, për një projekt bashkëpunimi me qeverinë. Një projekt që dështoi me ?sukses? dhe e dështoi një njeri, kryeministri i Shqipërisë.

Askush nuk mund të thotë se një kompani lider në botë si ?Deutsche Telekom?, dhe të tjera kompani private të të njëjtit standart, dështojnë projektet, por vijnë për të investuar. Vijnë me seriozitet, shfaqen në konferenca shtypi, marrin përgjegjësitë dhe duan të udhëheqin dhe të drejtojnë projekte.

Por, kur ka një qeveri të paaftë, kur ka një qeveri të korruptuar, kur ka një kryeministër megalloman dhe protagonist të tepruar, gjithçka dështon dhe kështu ndodhi edhe me projektin e ?Deutsche Telekom?, që dështoi katër vite më parë , jo për qejf të kompanisë, por për shkak të kryeministrit tonë.

E kështu me radhë, historia vazhdon deri në shitjen e aksioneve dhe kryeministri ynë duhet të ketë një shqetësim të madh, së bashku me ministrat e tij. Shqetësimi duhet të jetë pse po ikën një gjigand si ?Deutsche Telekom? nga Shqipëria? Pse po ikin investitorët gjermanë nga Shqipëria? Dhe jo pse në Shqipëri mund të vijnë serbët.

Në Shqipëri mund të vijnë serbët, mund të vijnë grekët, mund të vijnë turqit, mund të vijnë investitorë të cilët e shikojnë Shqipërinë si një vend të favorshëm për investimet e tyre. Por, shqetësimi është tek ikja e liderve botërore dhe ardhja e atyre ballkanike.

Ata mund të jenë të mirëpritur dhe çdo gjë si në rastin e ?Telekom Albania?, është tërësisht marrëdhënie midis biznesit privat, por kur ?turinjtë? i fut kryeministri, me qëndrime politike për të mbuluar atë që është shqetësimi i vërtetë dhe për të tërhequr vëmendjen nga ai që është problemi i vërtetë, pra largimi i gjermanëve dhe jo ardhja e serbëve, atëherë duket se kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar serioziteti nga ana e qeverisë shqiptare. Kryeministri kërkon të merret me fryma nacionaliste dhe me teza ende të kokave të nxehta në Ballkan, duke braktisur atë që është shqetësimi dhe problemi real i ekonomisë së vendit. Braktisja nga investitorët gjermanë, kompani të mëdha dhe konsorciume, të cilat janë lider në botë.

Tani, kryeministri ynë në vend që të shqetësohet dhe të negociojë apo të shohë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe pse ikin investitorë të mëdhenj, merret me broçkulla nacionaliste dhe ka hall a do t?i blejnë apo jo aksionet serbët, megjithëse këtë nuk e ka në dorë Edi Rama, megjithëse për këtë nuk vendos Edi Rama, por për këtë vendos kompania që shet aksionet./CNA.al





Lajmet e fundit nga