Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
?Nga përgjimi zyrtar i Prokurorisë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm?,- kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.
Basha ka thënë se manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilët dyshja Marku-Prela do të mbajnë përgjegjësi.
Ai i ka bërë thirrje burrave dhe grave me kurajo në prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë flet-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit
Më tej Bash aka kërkuar të nisin menjëherë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës
Në përfundim kryedemokrati është shprehur se shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.
Deklarata e plotë:
Zonja dhe zotërinj,
Bashkëqytetarë kudo që jeni,
Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.
Fatkeqësisht deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën.
Nuk ka filluar asnjë hetim për Ardi Veliun.
Nuk ka filluar asnjë hetim për Drejtorin e Policisë së Fierit.
Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjësi.
Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.
Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t?i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund – rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë.
Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcënuar, për të shantazhuar, apo për të shpërqëndruar opinionin publik, janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur.
Me të drejtë. Ato që nuk do ta shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin.
Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që t?i rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërruar hetimet dhe provat.
Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës, ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj popullit, jo ndaj politikanëve të inkriminuar dhe drejtuesve tuaj shërbëtorë të krimit.
Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës.
Provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të Prokurorisë del zbuluar se si kupola e Policisë dhe e Prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.
Veproni sa nuk është vonë.
Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijesohuni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.
U bëj thirrje policëve të ndershëm që të mos rreshtohen përpara kryeministrit, me kokën e ulur duke gëlltitur se si ai shan, fyen, kërcënon ata mes jush që denoncojnë krimin në qeveri.
Mos pranoni që të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit, mos lejoni që të trajtoheni shërbëtorë të krimit. Bashkojuni kolegëve tuaj kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët me kostum që ju drejtojnë.
U bëj thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave që të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Lufta kundër krimit është një kauzë jetike dhe si e tillë duhet të jetë kauzë e mediave të cilat kanë mision për t?i shërbyer popullit duke i treguar të vërtetën.
U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Jo vetëm si socialist, por edhe si qytetarë, ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng nga njerëz pa asnjë moral dhe pa asnjë ideal shoqëror dhe njerëzor, një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.
Duhet të distancoheni sot për të shpëtuar partinë tuaj, para se kjo parti të shkatërrohet nën sundimin e krimit.
Partia Demokratike dhe opozita nuk do tërhiqen asnjë çast dhe para asnjë gjëje nga beteja jonë jetike për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.
Beteja e nisur do shkojë deri në fund.
E di që shumë prej jush duan zgjidhje të menjëhershme, por dua t?i siguroj sot se fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt./ CNA.al
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë polic...
Qeveria ka hapur një portal, të cilin e quan “portal për Bas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka filluar sot testimi...
Ditën e sotme në një deklaratë për media nga ambientet e Min...
Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Soc...
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon PD-...
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga ambien...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për ...
Elita Rudi dhe Gjiko kanë qenë një nga çiftet më të komentua...
AKEP në një njoftim për shtyp ka nxjerre listën e parë të po...
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Kjo javë duket se do të jetë mjaft e veçantë për tre shenja ...
Sot pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të deklaronte pë...
Gjykata ka lënë në burg autorin e masakrës së Matit, Kujtim ...
Më 21 nëntor 2016, një aksident tragjik do t’i merrte jetën ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbush sot 74 vjet. Kjo është ...
Që prej ditës kur lidhja e tyre u bë publike Stresi dhe Kejs...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit ku mbetën të vrarë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...