Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në Kuvend raportin mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2017. Sipas këtij raporti, nga auditimi i sistemit të thesarit janë konstatuar thyerje të sistemeve të kontrollit përgjatë gjithë hallkave, të vendosura me qëllim disiplinimin fiskal gjatë ekzekutimit të buxhetit. Kështu, sipas KLSH, urdhër prokurimet regjistrohen në thyerje të afatit ligjor. Në raport thuhet se janë konstatuar 579 raste të regjistrimeve në SIFQ, në shumën 15.4 miliardë lekë, ku KLSH veçon Bashkinë Tiranë me 284 raste dhe AKSHI me 123 raste.
KLSH konstaton se regjistrimet e urdhër?prokurimeve janë formale pasi në mbi 80% të rasteve ato janë regjistruar pas firmosjes së kontratës, pra urdhër-prokurimi është regjistruar në SIFQ formalisht, vetëm për efekt të plotësimit të fushave që lejojnë më pas krijimin e dokumentit kontratë dhe pagesë respektive.
Nga auditimi i të dhënave të urdhër?prokurimeve të regjistruara gjatë 7 mujorit të parë të vitit 2018, KLSH konstaton se problemi i mosregjistrimit të të gjithë urdhër-prokurimeve nga të gjitha institucionet dhe mosregjistrimi në afatet e përcaktuara me qëllim konfirmimin dhe bllokimin e fondeve buxhetore disponibël, vazhdon të mbetet. Sipas drejtimit të DPTH, kjo procedurë është nën kontrollin e APP në momentin e kontrollit të dokumentacionit për fillimin e procedurave të prokurimit pasi ?është përgjegjësi e APP për të mos pranuar urdhër-prokurime pa vulën e thesarit?.
Problemet me urdhër prokurimet/kontratat
KLSH ka konstatuar gjithashtu urdhër prokurime/kontrata të regjistruara vetëm për vlerë të barabartë me fondet në dispozicion ndryshe nga vlera e prokuruar. Nga krahasimi i të dhënave me burim APP për të gjitha prokurimet e kryera gjatë vitit 2017 me të dhënat e marra nga SIFQ u konstatuan mospërputhje në datat e kontratës, në datat e urdhër-prokurimeve dhe ajo që është më e rëndësishme në vlerat e kontratave.-raporton gazeta Sot.
Nga krahasimi i të dhënave të SIFQ me të dhënat e APP, nga 41 raste të zgjedhura për testim, në 17 prej tyre rezulton se urdhër-prokurimet janë të regjistruara në vitin 2017 në APP ndërsa në SIFQ janë regjistruar në vitin 2018. Dhe në 9 raste vlera e kontratës e regjistruar në APP është e ndryshme nga ajo e regjistruar në SIFQ me një diferencë prej totale prej 1.7 miliardë lekë (më pak në SIFQ). Ky testim evidentoi shkeljen e procedurës së përcaktuar në Udhëzimin nr. 2 dhe VKM për parandalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura që kërkojnë konfirmimin në Thesar të fondeve disponibël përpara shpalljes së procedurës së prokurimit.
Gjithashtu evidentoi dhe fenomenin e regjistrimeve të pasakta në SIFQ, të urdhër-prokurimeve dhe kontratave me vlera të fragmentarizuara, shpesh të barabarta me vlerën e faturës për tu paguar, dhe jo me vlerën e plotë të prokuruar, duke tejkaluar kontrollin për disponibilitetin e fondeve. Duke vlerësuar si tepër shqetësues dhe me risk të lartë për raportimet e zbatimit të buxhetit rastet e regjistrimeve të kontratave jo me vlerën e plotë të prokuruar, u kërkua informacion në lidhje me çeljet buxhetore të secilit prokurim/ kontratë e regjistruar në SIFQ në momentin e fillimit të procedurës së prokurimit dhe nga ku u konstatua se në momentin e prokurimit të kontratës çelja buxhetore disponibël ishte shumë më e vogël se vlera e prokurimit dhe kontratës së nënshkruar. Kështu,u konstatuan 6 raste me diferencë në vlerën e prokuruar kundrejt çeljes buxhetore të miratuar prej 1.38 miliardë lekë, prej të cilave 5 raste janë të projekteve të Bashkisë Tiranë me diferencë në vlera të çeljeve buxhetore prej 667 milionë lekë.
Regjistrimi i kontratave në të njëjtën ditë
Nga auditimi i të dhënave të angazhimeve, kontratave dhe pagesave respektive KLSH ka investiguar dhe konstatuar dhe fenomenin e regjistrimit të kontratave në të njëjtën ditë ose 1-2 ditë diferencë në kohë me regjistrimin e faturës së parë. Pra institucionet me akses apo jo në SIFQ edhe pse në dijeni të afateve ligjore për regjistrimin e çdo dokumenti për investim: nga urdhër-prokurime deri te fatura, në mënyrë të vetëdijshme jo vetë nuk i zbatojnë këto afate por autorizojnë regjistrime me vlera pjesore të barabarta me faturën dhe jo me vlerën reale të kontraktuar, si psh rasti i Bashkisë Tiranë (dy kontrata në vlerë totale 1.46 miliardë lekë) dhe FZHSH (një kontratë në vlerë 926 milionë lekë). Një tjetër fenomen i konstatuar është rasti i pagesave pjesore të faturave me qëllim përputhjen e fondeve buxhetore disponibël dhe mbartjen e detyrimit të mbetur në vitin pasardhës.
Mosregjistimi i faturave brenda afateve ligjore
Mosregjistimi i faturave brenda afateve ligjore konstatuar rreth 24 mijë raste me vlerë 29.1 miliardë lekë si dhe 393 raste të moszbatimit të afatit nga Degët e Thesarit për kryerjen e pagesës është një tjetër problem i konstatuar nga KLSH. Nga auditimi i të dhënave të transaksioneve të procesuara në sistemin SIFQ u konstatuan tejkalime të këtyre afatit 30 ditor si nga ana e njësive shpenzuese ashtu edhe nga Degët e Thesarit. Nga auditimi u konstatuan 23,701 mijë raste me vlerë 29.1 miliardë lekë faturash të dorëzuara në Thesar jashtë afatit 30 ditor nga njësitë publike. Nga analiza me vizualizim i shkeljes për mos respektim të afateve vërehet se ky fenomen është më i përhapur në Institucionet vendore me një numër prej 11550 transaksionesh në vlerën 9,830 milionë lekë (veçanërisht Bashkia Tiranë) të ndjekura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë). Gjithashtu, nga një total prej 181 mijë pagesa të regjistruara gjatë vitit 2017 për shpenzime dhe mallra rezultojnë 393 raste me vlerë 514 milionë lekë me tejkalim të afatit 30 ditor të kryerjes së pagesës nga momenti i regjistrimit në sistemin e thesarit.
Tërmetet në vendin tonë duket se nuk kanë të ndalur. Një tje...
Qeveria emetoi së fundmi Eurobondin e tretë në historinë e S...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana In...
Kthjellimet dominojnë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjatë kësaj dite do të zhvilloni...
Ditën e sotme në sheshin Nënë Tereza në Tiranë është duke u ...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ekopolitikë” të Besart Kadisë...
Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, ka deklaruar m...
Policia ka bërë me dije se është arrestuar autori tjetër i...
Policia greke prej disa orësh është duke zhvilluar një opera...
Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një...
Një vit më parë gjatë qëndrimit në një prej fshtarave të Dib...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar pas...
Gazetari Bledian Koka në një postim në rrjetet sociale ka ir...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë bombë. Gjatë nj...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit,...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Zonë e Lirë” ka filluar ndryshe n...
Gazetari Arben Vata është shprehur, se Mustafa Nano është s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...