Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Nga Dom Gjergj Meta
Sapo kisha mbaruar meshën e mbrëmjes gjatë javës. Motër Virxhinia më afrohet me një copë letër në dorë ku ishte i mbështjellë një 200 lekësh letre. Hapa letrën dhe lexova: një meshë për pulat. Një grua e moshuar kishte ardhur të shkruante një meshë për pulat e saj. Ndoshta i kishte të sëmura, ose ndoshta i kishin vjedhur ndonjërën, apo kishte rënë nusjalalës në to. Nuk e di. Buzëqeshëm pak me motrën, por sapo u ndava prej saj fillova të reflektoj me veten time.
Jeta reale e shumë njerëzve është aq e thjeshtë, aq e drejtëpërdrejtë, aq konkrete sa shpesh të lë pa fjalë. Të mësuar nganjëherë me koncepte të larta të teologjisë, filozofisë apo mendimit në përgjithësi, ose me zhurmat mbi trafiqet dhe korrupsionin e madh, me lajme që trondisin rendin botëror, përballë kërkesave të tilla si ajo e asaj gruaje mbetesh i shtangur. Unë që vij nga kultura fshatare e kuptoj mjaft mirë se çfarë do të thotë kjo gjë.
Shpesh pulat, lopët, dhitë apo delet janë aq të shtrenjta e të rëndësishme, sa vetë jeta. Shumë njerëz e kanë jetën në dorë të mbarëvajtjes së gjëve të gjalla dhe të prodhimeve të tokës. Janë aq të rëndësishme saqë, nëse u ndodh ndonjë gjë e keqe atyre, është vetë jeta e prekur prej tyre, dhe një familje gjendet në hall të madh. Jeta është aq e fuqishme saqë shpesh kapet edhe për këto gjëra, që në pamje të jashtme duken të thjeshta apo banale, madje edhe për disa pula.
Në dioqezën tonë të Rrëshenit shumë njerëz jetojnë me këto gjëra dhe të thuash një meshë për gjënë e gjallë është një gjë shumë e rëndësishme, sepse shpesh prej tyre varet jeta dhe cilësia e saj. Madje, ka familje që nëpërmjet prodhimeve të tokës dhe të gjësë së gjallë çojnë fëmijët në shkollë, u blejnë librat dhe çantat ose paguajnë qeranë kur janë në universitet. I shoh çdo ditë në trotuaret e qytetit të Rrëshenit duke shitur pak vezë, ndonjë pagure qumësht, pak prodhime të tokës, ndonjë tufë perimesh të freskëta, për të nxjerrë një ditë pune e jo më shumë. Prandaj që një meshë për vreshtën, për patatet, për gjënë e gjallë, për prodhimet në përgjithësi, është një lutje për jetën.
Sa bukur dhe thjeshtë hyn jeta në kremtimet tona liturgjike, nëpërmjet këtyre gjërave ?të vogla? dhe ?të imëta?, madje falë tyre lutja merr më shumë frymë dhe jetë. Do ta them me gjithë zemër meshën sipas kërkesës së zonjës së moshuar, pikërisht sepse është një shërbim për jetën, për jetën e saj. Ndoshta pulat do të ecin mbarë ose jo, do të japin shumë vezë apo thjesht do t?i shesë për mish, por në fund ajo mund të thotë që ka bërë gjithçka për pulat e saj, madje ka thënë edhe një meshë.
Dhe unë si bari, duke kremtuar një meshë e duke u lutur për pulat e asaj gruaje, i kam shërbyer jetës së saj dhe të familjes së saj. Dhe për mua është një mësim se si ta harrosh jetën, apo ta ngërthesh atë si në një mburojë plumbi me teori apo nuk e di se me çafrë doktrinash, e zvogëlon jetën dhe i merr asaj frymën.
E kam ruajtur atë copë fletë dhe e kam para syve në laptop-in tim kur punoj, në mënyrë që, ndërsa kompjuteri më çon në një botë virtuale, nganjëherë tjetërsuese dhe frustruese, ajo copë letër e shkruar në një shqipe të ëmbël, ku mungon një ?ë?, më ndihmon të zbres në jetën konkrete dhe më kujton që i përkas tokës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me anë të një ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se qeveria shqiptare ka...
Aleatët opozitarë të Lulzim Bashës duke filluar nga Fatmir M...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në tetë orë...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se presidenti i Francës, Em...
Korrigjimi i kufijve të Kosovës, çështje e cila tronditi jo ...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Fiks-Fare” do të paraqesë një tje...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thumbuar...
Pika e kalimit kufitar Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën...
Në një prononcim për mediat kreu i PDK-së, Nard Ndoka njëher...
Analisti, Fatos Lubonja gjatë një interviste në News 24 ka f...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për mediat t...
Në një prononcim për mediat kryetari i Partisë Republikane d...
Albert Veliu i njohur ndryshe si “Babalja” është vënë i lir...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste (PAA), Agron Duka në një...
E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fu...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet socia...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se se në...
Vetëm 24 orë pas arrestimit të tij në azilin poltik të Kosov...
Astrit Hani është i vetmi i mbijetuar masakrës së djeshme në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...