Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Fiks Fare denoncoi veprimet e një eksperteje, e cila sorollati prej 17 vitesh një person. Aktualisht, qytetari është në prag të vdekjes dhe, pas ndërhyrjes së gazetarëve të Fiksit, çështja u zgjidh.
Eugen Fama iu drejtua emisionit ?Fiks Fare? pasi xhaxhai i tij nuk po merrte dot hipotekën e një shtese shtëpie, të cilën e ka legalizuar. Pengesë u bë dokumenti i dorëzuar nga kolaudatoria, Silva Meçaj, e cila i ka shkruar mbiemrin gabim qytetarit Polo Fama. Në atë kohë, ekspertja ia shkroi Polo Kosta, duke e sorollatur prej shumë vitesh.
?I jam drejtuar emisionit ?Fiks Fare? pasi nuk po gjej zgjidhje. Xhaxhai im, Polo Fama, më ka lënë prokurë për të bërë veprimet ligjore lidhur me një shtesë të cilën ai e ka ndërtuar në 2001. Shtesa është legalizuar dhe gjithçka është sipas ligjit. Kur shkoj në hipotekë ata nuk më nxjerrin certifikatën, pasi del një problem, pasi kolaudatoria Silva Meçaj ka shkruar mbiemrin gabim, nga Fama e ka bërë Kosta. I jam drejtuar edhe gjendjes civile dhe aty verifikohet se bëhet fjalë për të njëjtin person, pra mbiemri është shkruar gabim. Shkoj te kolaudatorja dhe ajo nuk e vë ujin në zjarr, më përcjell. Kam hall, pasi xhaxhai im është shumë rëndë dhe është në prag të vdekjes, nuk di ç?të bëj më? thotë Eugen Fama.
?Fiks Fare? shoqëroi qytetarin në zyrën e kolaudatores. Kjo e fundit e ka përcjellë, duke u shprehur se ka shumë punë si dhe se është e sëmurë ndaj ajo thotë që do e bëj por kur të ketë kohë. Në anën tjetër, qytetari e sqaron se po i vdes xhaxhai ndërsa kolaudatoria i thotë se është sëmurë vetë. ?Unë jam duke vdekur vetë, tani po të them do e bëj, kur të kem kohë, ti po ashtu hajde një herë nga java që vjen? i thotë ajo. Një javë më pas, qytetari i drejtohet sërish zyrës së kolaudatores, por kjo e fundit nuk ndodhej në zyrë. Në një bisedë telefonike te regjistruar ajo i thotë që gjatë javës nuk do jetë në zyrë. Qytetari insiston të dijë kur do të korrigjojë gabimin e bërë prej saj, ndërsa kolaudatoria i thotë se nuk ka për ta bërë dhe madje i thotë se i ka bërë bllok numrit të tij pasi është shqetësuar nga telefonatat e shumta që ky i fundit i ka bërë.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan zyrës së kolaudatores Silva Meçaj. Kjo e fundit fillimisht ka hezituar të zgjidhë problemin, por më pas ka deklaruar se do ta korrigjojë gabimin që i ka kushtuar shumë qytetarit.
?Fiks Fare? ju drejtua edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi autoriteti i vetëm që ushtron veprimtari në fushën e kolaudimit e ka komisioni i posaçëm për dhënien e licencave profesionale ne ketë fushë. Ky komision funksionon pranë kësaj ministrie.
Kjo e fundit, nëpërmjet shkresës zyrtare, thotë se ankuesi duhet te paraqesë pranë Sekretariatit Teknik te Komisionit ankesën të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin, i cili vërteton shkeljen e ligjit nga subjekti i licencuar.
Ndërkohë, qytetari shkoi sërish në zyrën e zonjës Meçaj, e cila, ndryshe nga hera e parë, u tregua e gatshme që t?i bëjë deklaratën noteriale, që ia kërkon Hipoteka. Madje, në këtë takim thotë se çështja duhet të zgjidhej që në fillim, para dy muajsh.
Dy ditë pas këtij takimi, kolaudatorja shkon te noterja dhe firmos më në fund deklaratën noteriale, duke i dhënë zgjidhje problemit 17-vjeçar të zotit Polo Fama, i cili është në prag të vdekjes! ?Falenderoj ?Fiks Fare?, pasi më zgjidhën problemin e xhaxhait? tha në fund qytetari.
Bisedë me kolaudatoren Silva Meçaj
Fiksi: Znj.Meçaj kemi ardhur për rastin e qytetarit i cili ka kohë që sjell tek ju për të korrigjuar një gabim që është bërë prej jush vite më parë?
Meçaj: Po ,e di por s?kam pasur kohë . Është një gabim që unë e kam bërë shumë kohë më parë dhe që korrigjohet vetëm nga unë . Unë atëherë nuk kam qenë kaq e organizuar sa jam sot . Por unë i kam thënë do e bëj.
Fiksi:Kur do e bëni zonja Silva, pasi ka shumë kohë që qytetari orvatet?
Meçaj: Kjo nuk është një çështje që e zgjidh Fiksi
Fiksi: Zonjë ju keni shkelur ligjin dhe normal që e zgjidh Fiksi
Meçaj: Unë s?kam shkelur ligjin ,do e bëj kur të kem kohë, nuk më detyroni dot ju
Fiksi: Zonjë ju keni një licencë të detyron ligji ,organet përkatëse, dëshironi t?ju sjellim një përfaqësues të institucionit që ju licencon?
Meçaj:Jo unë do e bëj ,patjetër që do e bëj ,por kam një mijë projekte ndaj
Fiksi: Atëherë kur do e bëni ?
Meçaj: Të hënën do e bëj, javën që vjen do e bëj të hënën.
Mbrëmjen e sotme në emisionin Stop” në Tv Klan është trajtua...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur ditën e sotme hetim...
Viti 2018 nuk ishte një vit i mirë, për gazetarët . Sipas sh...
Gjykatësi i çështjes gjithashtu ka lëshuar dy mandate arrest...
Nga Dom Gjergj MetaSapo kisha mbaruar meshën e mbrëmjes gjat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me anë të një ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se qeveria shqiptare ka...
Aleatët opozitarë të Lulzim Bashës duke filluar nga Fatmir M...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në tetë orë...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se presidenti i Francës, Em...
Korrigjimi i kufijve të Kosovës, çështje e cila tronditi jo ...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Fiks-Fare” do të paraqesë një tje...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thumbuar...
Pika e kalimit kufitar Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën...
Në një prononcim për mediat kreu i PDK-së, Nard Ndoka njëher...
Analisti, Fatos Lubonja gjatë një interviste në News 24 ka f...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për mediat t...
Në një prononcim për mediat kryetari i Partisë Republikane d...
Albert Veliu i njohur ndryshe si “Babalja” është vënë i lir...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste (PAA), Agron Duka në një...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...