web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Si Basha po e shpëton Fatmir Xhafajn

10 Tetor 2018, 07:48, Aktualitet CNA

Disa muaj më parë, Partia Demokratike ndërmori një fushatë denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj denoncoi rastin e Agron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se rezultonte i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Një denoncim me fakte dhe dokumente konkrete, ku thuhej se vëllai i Xhafaj akuzohej si trafikant ndërkombëtar droge në Itali dhe megjithëse i dënuar, prej gati pesë vitesh lëvizte i lirë në Shqipëri dhe për më tepër merrej edhe me biznes. Ndërsa sot Agron Xhafaj është pas prangave dhe ndodhet në Itali.

Denoncimet ishin të njëpasnjëshme nga ana e selisë blu ndaj ministrit Xhafaj. U duk se PD po ngre një kauzë serioze, gjë e cila mund të çonte në largimin e ministrit Xhafaj, minimumi për arsye morale, pasi vëllai i tij rezultonte i dënuar për trafik droge.

Por ajo çfarë ndodhi me PD-në është krejtësisht e çuditshme.

Duket se ka një pakt të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Fatmir Xhafajt, për ta shpëtuar këtë të fundit.

Në momentin që PD-ja filloi denoncimet mjaftonte kauza e ndezur dhe burgosja e vëllait që ministri të jepte dorëheqjen. Xhafaj, ndoshta është i vetmi ministër në Europë, i cili ka funksionet e një njeriu që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë publike, ndërkohë që vëllain e ka kriminel.

Në kuadër të këtyre denoncimeve, erdhi edhe ajo që bëri më shumë bujë në media dhe në opinionin publik.

PD publikoi një audio-përgjim, në të cilin pretendonte se Agron Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge.  Por, që më pas rezultoi të ishte e gjitha një audio e montuar. Nga një kauzë serioze e nisur nga PD-ja gjithcka u shndërrua në qesharake. Albert Veliu, apo siç njihet ndryshe me emrin ?Babale? u arratis drejt Kosovës, ku ka kërkuar azil politik dhe ku ka pranuar se audio-përgjimi ishte i montuar.

Ndërsa vetëm, pak ditë më parë, Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi ka marrë akt-ekspertimin për audio-përgjimin, ka arritur në konkluzionin se gjithçka është një montim dhe tashmë vëmendja kaloi tek Salianji, te ?Babale? apo te gazetari Jetmir Olldashi. Në gjithë këtë histori, i vetmi që nuk përmendet më është vetë ministri Xhafaj, për të cilin dhe filloi kauza.

Ajo që nisi si kauzë e fortë denoncimesh përfundoi në një skenar qesharak dhe ai i fort akuzuari nga PD-ja duket se po shpëton pa u lagur në gjithë këtë histori.

Ajo që ndodhi më pas është se u harrua thelbi i çështjes, u harrua ministri i Brendshëm me vëllain kriminel, që drejton policinë shqiptare, që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë e shqiptarëve dhe gjithçka është kthyer në një ?Babale?.  U kap ?Babalja?, gënjeu ?Babalja?, kërkoi para ?Babalja?. Është e montuar, s?është e montuar?Ndërkohë, dje u hodh një ?shashkë? tjetër.

Një llum kriminelësh të përdorur turpësisht si dëshmitarë apo njerëz të besuar flasin e denoncojnë. Këto muaj nuk kanë bërë gjë tjetër, bashkë me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, thjeshtë dhe vetëm kanë hequr vëmendjen nga ministri me vëllain kriminel dhe e kanë çuar vëmendjen tek disa qesharakë, njerëz të botës së krimit, trafikantë droge dhe është harruar Fatmir Xhafa.

Politika nuk e ka më vëmendjen tek ministri i Brendshëm. Madje as vetë Lulzim Basha nuk flet më për Fatmir Xhafajn, për të cilin kohë më parë tha se do hynte në zyrë vetëm nëse do kalonte mbi trupin e tij, por Xhafaj shkoi e hyri qetë e qetë. Ashtu tha edhe herën e dytë kur shpërtheu skandali i Agron Xhafajt, por sërish u kthye Fatmir Xhafaj në zyrë i qetë.

Dhe sot, Lulzim Basha për ta shpëtuar vazhdon dhe i bie borive të ?Babales?, të Alfred Alizotit, të atij që mund të quhet vërtetë llumi, banda dhe krimi në Vlorë, të cilët i nxjerr turpësisht si njerëz të besuar. Njerëz që mund të denoncojnë, ndërkohë që nuk janë gjë tjetër veçse njerëz të pabesueshëm.

Kauza e nisur nga PD në lidhje me denoncimet për vëllain e Xhafajt ishte e mjaftueshme, që Xhafaj minimumi të jepte dorëheqjen.

Gjithçka mund të vazhdonte të mbetej tek fakti që ministri i Brendshëm kishte një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Por, kjo nuk ndodhi, sepse Luli donte ta shpëtonte Fatmir Xhafën dhe për t?ja hequr ?njollën? shpiku ?Babalen?, Alfredin.. etij. Ndodhta kjo është edhe pjesë e marrëveshjes Rama-Basha dhe lojë e Soros, që këta të dy përfaqësojnë.

Sot ka pesë muaj që shqiptarët nuk merren me Fatmir Xhafën, por merren me ?është apo nuk është original ?Babalja?, çfarë tha krimineli filan, mashtruesi X apo Y. Kush e montoi, si e montoi apo pse e montoi.

Që nga fakti se nuk çohet as filmimi original në prokurori si provë, apo dje kur u nxor një video e re dhe deputeti që e publikoi, Ervin Salianji nuk i priti prokurorët në TV Klan, por iku si hajdut me vrap, tregon se Basha po mboron Xhafajn.

Audio origjinale nuk është çuar në prokurori, por është dorëzuar audio që ka montuar PD-ja dhe pastaj kontestohet akt-ekspertiza, sepse thuhet se nuk është audio origjinale, kur në fakt audio origjinale është në zyrën e Lulzim Bashës.

Por, si mund të jenë origjinale, kur PD punojnë ditë e natë që në Shqipëri të merren vetëm me ?Babalizma? dhe Lulzim Basha kujdeset mirë që të tërheqë vëmendjen e Shqiptarëve nga Fatmir Xhafa me vëllain e tij kriminel që vashdon detyrën e ministrit të Brendshëm dhe të merren njerëzit me thashetheme, përgjime të pavlera dhe të largohen nga thelbi i çështjes, që është Xhafaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga