Tritol banesës së Malokut/ Zëri i Amerikës: Xhisiela konfirmoi frikën që ka nga djali i deputetit
Zëri i Amerikës, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e trito...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot platformën e opozitës për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi.
Kreu i opozitës tha se është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi. Platforma e PD për ?çlirimin e zgjedhjeve?:
Basha, githashtu ka bërë edhe dy propozime për reformën zgjedhore. Ai u shpreh për parlament me 100 deputetë dhe ndarjen e tij në dy dhoma.
?Qëndrimi personal, në çfarëdo sistemi të shkojmë, duhet një studim i hapur dhe i thelluar. Reduktim i deputetëve në 100, i cili redukton shpenzimet, të cilat shkojnë për shkolla. Ndarja e Parlamentit në dy dhoma. Këto nuk qëndrojnë sot, por së pari duhet të dilet nga kjo gjendje. Sot detyrë kryesore e opozitës është dekriminalizimi i zgjedhjeve, më pas për të diskutuar për reformën zgjedhore.? u shpreh Basha.
Sipas Bashës, pa ndarjen e politikanëve nga krimi, nuk mund të kemi kurrsesi zgjedhje të lira.
Fjala e plotë e Bashës:
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur të ftuar, anëtar të grupeve parlamentare të opozitës,
Drejtues të partive politike të opozitës,
Të dashur të ftuar të medias, të organizatave që merren me çështje zgjedhore në Shqipëri,
Të nderuar kryebashkiakë, kryetarë të këshillave bashkiakë, të grupeve të këshilltarëve të opozitës me pushtetin vendor,
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë vetëm themeli i demokracisë por edhe themeli i shtetit të së drejtës, i mirëqeverisjes dhe një vendi pa krim.
Sot jemi para jush për të prezantuar platformën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çdo shqiptar, raportet vendase dhe ndërkombëtare evidentojnë qartë se vota në Shqipëri diktohet nga krimi, nga paratë e pista që vijnë nga aktivitete kriminale si trafiku i drogës apo korrupsioni qeveritar dhe nga presioni shtetëror.
Problematika zgjedhore është evidentuar qartë në raportin e fundit të OSBE/ODIHR:
1. Kandidatët me rekorde kriminale
2. Kandidatët me mbështetje kriminale
3. Përdorimi i parave te krimit në shitblerje votash
4. Përfshirja e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash,
5. Presioni dhe kërcënimet ndaj votuesve nga persona me rekorde kriminale,
6. Grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit,
7. Kërcënimi i administratës, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje dhe i favore të pushtetit, etj.
Sot të gjithë bien dakord se kemi nevojë urgjente për një reformë thelbësore për të çliruar zgjedhjet nga Krimi, Shitblerja e votës dhe kapja shtetërore dhe jo thjesht për amendime fasadë.
Gjëja më e rëndësishme në këtë konglomerat që përfaqëson lëmshin që qeveris sot vendin, ndërthurjen e interesave politike, kriminale, oligarkike në bashkëqeverisjen me krimin, pra gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës nga krimi, pa të cilën nuk ka asnjë shans për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarëdo ndryshimesh të miratohen në legjislacionin përkatës.
Sepse politikanët e lidhur me krimin do ta përdorin gjithmonë krimin për të patur pushtet e më pas krimi do ta përdorë më pas pushtetin e tyre për të ruajtur dhe mbrojtur aktivitetin kriminal.
Ngjarjet kriminale të këtyre kohëve kanë patur pothuajse pa asnjë përjashtim një të përbashkët:
Kudo ku ka krime të rënda, ka dhe lidhje të autorëve me zgjedhjet.
Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për Partinë Socialiste. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se sa me kriminelë, nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të lartë të kupolës në Tiranë tek politikanët socialistë të Shkodrës.
Është e njëjta gjë në Elbasan ku pushteti i krimit nga Çelajt te Sanxhaktarët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, janë një dhe të pandarë dhe ku bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm zgjedhor.
Saimir Tahiri u lidh me krimin që në opozitë dhe u kthye në nyjën kyçe të lidhjes së botës së krimit me Kupolën Rilindase: më shumë vota Edi Ramës u sollën kriminelët e Tahirit me kërcënimin e dhunës sesa fushata elektorale.
Në Durrës, bandat e Lul Berishës, Plarent Dervishit me shokë qeverisin bashkinë dhe kontrollojnë të gjithë aktivitetin e institucioneve që përfaqësojnë qeverisjen vendore.
Në Vlorë kaluam nga banda e Habilajve që kontrollonte gjysmën e Vlorës tek banda e Xhafës që kontrollon 100% të Vlorës, të tokës dhe të detit.
Në Dibër Ymer Lala.
Në Korçë Rragami.
Në Tiranë, ndonëse në arrest e disa prej tyre në burg, nga Emiljano Shullazi tek Dritan Dajti me shokë, vazhdojnë të diktojnë vendimet politike dhe priten, dhe presin nga qelitë e burgut në audiencë politikanë madje edhe kolegët e tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare.
Ky është fakt.
Prokuroria mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet se krimi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të Partisë Socialiste.
Në polici dhe në prokurori ka regjistrime telefonatash dhe mesazhesh telefonike mes Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, mes Ulsi Manjës dhe grupeve kriminale, mes Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale, mes Taulant Ballës dhe grupeve kriminale dhe mes Edi Ramës e kriminelëve më famëkeq të vendit, të gjithë të regjistruar në pazare votash me kriminelë duke iu premtuar atyre mbrojtje për aktivitetet kriminale.
Kjo martesë e krimit me politikën elektorale u demonstrua me zë të lartë në rastin e përdhunuesit sadist Rexhep Rraja i cili në mënyrë të sinqertë nuk e kërcënoi opozitën me hakmarrje me dhunë, por me hakmarrje elektorale.
Krimineli Rraja njësoj si gjithë të tjerët që përmenda e shumë të tjerë, ndihet realisht kundërshtari ynë zgjedhor sepse në Fushë Krujë, në Krujë ashtu si në mbarë vendin ne nuk konkurrojmë me socialistët por me kriminelët që mbështesin kupolën e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.
Pushteti i marrë përmes krimit vihet në shërbim të krimit dhe mbahet vetëm përmes krimit.
Origjina e të gjithë situatës së krimit në Shqipëri, e inkriminimit të politikës, kapjes së shtetit dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm është krimi elektoral.
Prandaj jemi sot këtu për të publikuar para jush dhe para qytetarëve shqiptarë platformën e opozitës, e cila konsiston në katër pika kryesore:
1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor ? Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin
E kuptoni se nga kush administrohej procesi zgjedhore! Krerët e policisë, palë me krimin, trafikun dhe mbjelljen e drogës, njerëz me zero besueshmëri publike dhe Rama i cili një vit më parë i cili bënte thirrje policisë të mblidhte vota për Rilindjen.
2. Sistem masash kundër shitblerjes së votës
E cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE/ODIHR për vitin 2017. Shitblerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Por kërkon një sërë masash të tjerash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, i cili ndodh tashmë jo javën e fundit, jo muajin e fundit por gjatë 6-12 muaj para zgjedhjeve.
3. Financimi i partive dhe fushatës,
E cila parashikon reduktim të shpenzimeve të fushatës elektorale.
Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive.
Kriminalizim të financimeve private.
Kompani që financojnë parti politike dhe kandidat do të përjashtohen nga përfitimi i tenderave dhe koncesioneve për një kohë të përcaktuar.
Kjo mase në fakt do të parandaloje korrupsionin dhe trajtimin preferencial të kompanive financuese të partisë fituese të zgjedhjeve në tendera dhe koncesione.
4. Përdorimi i teknologjive në votim,
Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik.
Të gjitha këto janë të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor, shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe kthimin e tij nga një festë të demokracisë në një gosti dhe orgji të krimit të lidhur me politikën.
Vetëm pasi të zgjidhen këto mund të hapet diskutimi për sistemin.
Mendimet e mia dihen publikisht, dihet që janë mendimet e mia dhe duhet t?i nënshtrohen një konsultimi në radhë të parë brenda partisë time, aleancës opozitare dhe natyrisht të gjithë faktorëve qytetare, organizate medias, botës akademike.
Qëndrimi im personal është që për çfarëdo sistemi të shkojmë maxhoritar, proporcional, proporcional kombëtar duhet një diskutim i hapur dhe i thelluar për të arritur në mënyrën më të mirë përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve.
Reduktim i numrit të deputetëve me 100? Pse jo.
Është përfaqësues dhe redukton shpenzime të panevojshme të cilat mund të kthehen në investime për shkolla, spitale, rrugë, etj.
Parlamenti me dy dhoma, për një kontroll dhe balancim më të mirë të pushteteve.
Të gjitha propozimet të hapura për diskutim, jo sot. Sot vëmendja e të gjithëve ne duhet të jetë te çlirimi i i zgjedhjeve nga krimi, nga dekriminalizimi i zgjedhjeve, nga shitblerja e votës dhe nga kapja shtetërore. ?
Tabelat të cilat u prezantuan në platformën e opozitës për “Çlirimin e Zgjedhjeve”, nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso.








Tabelat të cilat u prezantuan në platformën e opozitës për “Çlirimin e Zgjedhjeve”, Dekriminalizimi i plotë i zgjedhjeve përmes Vettingut në Politikë, deputeti Oerd Bylykbashi. ?







Zëri i Amerikës, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e trito...
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas lajmeve se një sasi ...
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur në kërkim një shqiptar i ci...
Partia Socialiste mblodhi grupin e saj parlamentar paraditen...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me situatë...
Numri dy i Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka, ka reag...
Nga Olsjan TopalliA e njohim ne sa duhet vendin tonë? Mundës...
Deputeti i LSI, Luan Rama gjatë prezantimit të platformës p...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për...
Një personazh komik në Partinë Demokratike, deri diku besnik...
AKU vijon kontrollet për identifikimin, dënimin dhe ndalimin...
Gjyshja e 25-vjeçares, Xhisela Maloku ka treguar tmerrin e p...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shpreh...
Një episod dhune në familje, i cili mund të ishte mbajtur i ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon replikat në rrjetet soci...
Një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare.Gazetari, histor...
Sot kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar para deputetëv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar ...
Pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e gjyshit të saj në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prezantimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...