Hapi zjarr ndaj policisë/ Plumb në kokë shqiptarit
Policia italiane ka vrarë një shtetas shqiptar gjatë një gra...
I kapur në hall nga skandalet që po i shpërthejnë njëri pas tjetrit, i gjendur në vështirësi, pasi makineria e vet e propagandës, nuk po i bën dot ballë kriminalizimit dhe makutërisë të njerzve të tij, Edi Rama është munduar të tërheqi vëmendjen me një shashkë të re në publik. Ai ka propozuar një ligj të ri kundër shpifjes që do të ?disiplinonte? denoncimet që nuk po rreshtin kundër skandaleve që prodhon qeverisja e tij.
Duhet thënë që në fillim, askush nuk ka pse të jetë apriori kundër një propozimi të tillë.
E para sepse duke bërë këtë gjë Rama do të arrijë një qëllim politik. Ai do të krijojë një front virtual, në njërën anë të së cilit janë të ndershmit që mbrojnë të vërtetën, duke krijuar përshtypjen e rreme se në krahun tjetër kanë mbetur ata që s?kanë më armë tjetër veç ?kazanit mediatik? dhe ?makinerisë së baltës? kundër kryeministrit rilindas.
Pra, sado e dyshimtë dhe qëllim keqe të jetë paketa e pa konkretizuar kundër shpifjes, askush që do të bëjë politikë të pastër dhe gazetari të vërtetë nuk ka pse e kundërshton atë.
Në radhë të dytë duhet paranuar se opozitarët dhe kritikët e kryeministrit jashtë opozitës, tashmë të bindur se kanë përballë një pushtet sa të korruptuar po aq dhe të kriminalizuar, i kanë dhënë një liri ekstreme vetes, duke mos ndarë në mënyrë të ndershme faktet nga bindjet personale.
Le të marrim një shembull nga debati i fundit i nxehtë që është hapur në vend, ai nëse Taulant Balla ka qenë në 21 korrik për të kërcënuar personalisht nënoficerin që po hetonte rastin e Xhisielës.
Megjithëse unë vetë jam i bindur, se pak rëndësi ka nëse ishte apo jo kreu i grupit paralamentar të PS atë natë në Fushë Krujë, pasi pushteti i tij e kryer atë krim, prapë respektoj aq shumë të vërtetën, sa të pohoj se deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë tjetër përpos dëshmisë së Emiliano Nuhut.
Por, pavarësisht nga kjo, i pashë dje përfaqësuesit e PD të flisnin për prova të pa shfaqura, për dëshmi pa emër, që pretendonin të vërtetonin se kamerat e stacionit policor dhe ato të bizneseve përreth janë fshirë.
Le të jemi të qartë, kjo edhe mund të ketë ndodhur, por në asnjë vend me zakone dhe rregulla demokratike, as politikanët dhe as gazetarët nuk i japin lirinë vetes të flasin pa fakte. Ndaj dhe këtu tek ne kjo praktikë duhet ndalur.
Sepse mbi të gjitha ajo i shërben vetë opozitës dhe kritikëve të Ramës.
Ky pushtet ka mbi shpinë aq shumë zullume, sa duke ngatërruar të njomin me të thatin, ai vetëm përfiton. Për t?a demaskuar atë, dalin dhe teprojnë vetëm mëkatet e tij 100% të vërtetushme.
Pra në këtë kuptim, ashpërsimi i masave kundër shpifjes, vetëm do ti bënte mirë kundërshtarëve të vendosur të kryeministrit. Ai do t?i shtonte atyre besueshmërinë dhe për pasojë edhe rrezikshmërinë ndaj pushtetit.
Natyrisht, thënë këtë, jam i ndërgjegjshëm edhe për dilemat e të gjithë atyre që duke rënë dakord me këto argumenta teorikë dhe parimorë mund të ngrejnë një pyetje të thjeshtë: Po përse duhet të pranojmë në heshtje që Rama të ketë një kamzhik në dorë më shumë? Pse duhet të jemi dakord kur e dimë qëllimin final të tij? Pse nuk duhet të ngremë zërin kur të paktën nga sa ka thënë deri më sot, ai do ti ngjeshi gjoba marramendëse kundërshtarëve të vet?
Të gjithë këto dilema duken të drejta, por ato nuk kanë asnjë vlerë praktike. Edhe me ligjin që kemi sot pushteti mund të të rrënojë ekonomikisht me akuzën se ke shpifur. Në më shumë se një rast, drejtësia e ka provuar këtë në kohë të Berishës, me dënimet marramendëse që i dha atyre që flisnin për familjen e kryeministrit apo të afërmit e tij. Dhe që nga ajo kohë asgjë nuk ka ndryshuar, Kodi Penal është i njëjti dhe drejtësia ka rënë në prehrin e pushtetit të radhës.
Pra në këtë kuptim, Rama e ka sot në dorë të persekutojë financiarisht për shpifje këdo që i teket. Paketa e re nuk mund t?a ndihmojë për asgjë më shumë.
Prandaj debati për një qëndrim të ri ndaj ?akuzave të pafaktuara? nuk ka pse shihet me frikë.
Në të kundërt ai i bën mirë shoqërisë, pasi nga njëra anë, ai rrit besueshmërinë e kritikëve të pushtetit dhe nga ana tjetër i heq mundësinë këtij të fundit, t?a ndajë fushën e betejës në dy barikada, në ata që e luftojnë shpifjen dhe në ata që e përdorin atë si armë.
Policia italiane ka vrarë një shtetas shqiptar gjatë një gra...
Policia greke ka arrestuar një 19 vjeçar shqiptar shqiptar n...
Të gjitha pasuritë e ish-diktatorit kilian, Augusto Pinoche...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari, i ...
Autoritetet amerikane kanë arrestuar një të dyshuar për zarf...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ...
Kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Të dhëna tronditëse janë publikuar për personat që kanë humb...
Mbrëmjen e sotme në televizionet shqiptare do kthehen në një...
Policia dhe FNSH zhvilluan mbrëmjen e djeshme një aksion bli...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Gjatë ditës së sotme një zjarr është regjistruar pranë nëns...
Një shtetas kosovar me iniciale A.K u gjet të shtunën i paje...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një takim me struktura...
Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi e ka zënë korenti teksa...
Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë në pyetje për çë...
Një video, pamjet e të cilës tregojnë një djalë të ri që zih...
Një konventë ekologjistësh në vitin 1931 në Firence, vendosi...
Dod Nikoll Preng Lleshi është një prej personave të shumtë, ...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e arrestimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...