web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Identifikohet autori

2 Tetor 2018, 06:30, Aktualitet CNA

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me thikë 29 vjeçari.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. P.,  37 vjeç,  banues në lagjen ?5 Maji?,  Elbasan.

Shtetasi i sipërpërmendur dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës  (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturatat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur indetifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale    ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta? dhe ?Plagosja e lehtë me dashje? parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin:  A. P.,  37 vjeç,  banues në lagjen ?5 Maji? ,  Elbasan.

Pasi  në lagjen ?5 Maji?, për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës  (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç,  banues në lagjen ?Emin Matraxhiu? Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal  Elbasan jashtë rrezikut për jetën.





Lajmet e fundit nga