Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Institucioni i përmbarimit dhe funksionet që ai ka është një hallkë kyçe në garancitë e kreditorëve për ekzekutimin e të drejtave të tyre pasurore, monetare ose jo. Ekzistenca prej shumë vitesh e vetëm përmbarimit shtetëror rezultoi jo vetëm e pafryt, por krijoi ngërçe dhe trysni shumë të mëdha në sistemin e kreditimit dhe financimit të sigurtë, duke ngrirë fonde dhe asete pa fund dhe duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mallrave dhe vendosjen e të drejtave.
Kjo trysni u bë shkas për vlerësimin dhe krijimin e një shërbimi përmbarimor privat, i cili do të dilte nga kornizat e burokracisë shtetërore dhe gjithnjë konform ligjeve dhe standardeve ligjore në fuqi, të jepte një shtysë në zhbllokimin e situatës së krijuar të dosjeve të pafund dhe vendimeve gjyqësore që prisnin me vite për t?u ekzekutuar. Tarifat nxitëse të aplikuara ishin gjithashtu një promotor shumë interesant për të marrë një licencë përmbaruesi privat dhe sidomos hapjen e zyrave të para përmbarimore private.
Por siç duket, oreksi vjen duke ngrënë, dhe këta përmbarues, pasi u aklimatizuan me problematikat e kredidhënies dhe gropën e kredive të këqia, filluan të faktorizohen si strumbullarë të domosdoshëm deri në atë pikë sa të ndikojnë drejtëpërsëdrejti jo vetëm në sistemin e kreditimit, por sidomos atë të drejtësisë.
Përpjekja për uljen dhe ristrukturimin e tarifave të përmbarimit, mes të tjerash ishte për t?i dhënë më shumë hapësirë dhe kuptim vetë funksionit të përmbarimit, dhe sidomos, bankave me vështirësitë e krijuara artificialisht nga vetë ky shërbim që në fakt do të duhej t?u shërbente atyre, dhe jo t?i “milte? pa kriter me ndikimin që ata kanë, sidomos edhe tek sistemi ligjor tashmë, të provuar me vendimet më të fundit.
Kjo lojë e pabarabartë që sistemi përmbarimor privat ka ndërmarrë për të bërë vendimmarrësin me paratë e të tjerëve, në kushtet e tanishme, e ka zgjidhjen. Dhe me atë rast nuk do të kishte as kërcënime nga ky komunitet, as greva, e as pretendime, por thjeshtë dhe pastër zbatim të ligjit dhe ekzekutim të vendimeve të gjykatave, sipas sistemit tarifor në fuqi. Një zgjidhje fare e kollajtë do të qe liberalizimi i plotë i këtij shërbimi, ku me disa kritere bazë dhe standarde evropiane, kjo licencë ushtrim profesioni të lebralizohej dhe të kishte një treg të mirëfilltë me konkurrencë, si në tarifa ashtu edhe në cilësi shërbimi. Kjo alternativë është e domosodoshme të vlerësohet dhe të aplikohet në kushtet kur tagrat e funksionit të përmbaruesit privat tejkalohen deri në kërcënim, pa u marrë më pas me ndikimin e padrejtë dhe hileqar që ky komunitet ka krijuar ndaj sistemit të drejtësisë.
Jemi në kushtet kur, me pretendimet dhe interesat pas kuintave, komuniteti i përmbaruesve privatë po sfidon haptazi qeverinë dhe nismat e saj. Në këtë kontekst, qeveria dhe institucionet e kanë të domosdoshme të tregohen të patundur në këtë nismë dhe të mos ndikohen nga ky lloj presioni dhe loja e kulisave.
Duket qartë dhe haptazi që interesa për moskalimin dhe moszbatimin e udhëzimit të uljes së tarifave po lobohen edhe nga vetë një grup politikanësh, të cilët mund të kenë interesa direkte apo indirekte me mbajtjen e tarifave të larta dhe bllokimin e sistemit bankar dhe vetë ekonomisë, vetëm për disa interesa personale efemere. Prandaj dhe zgjidhja e liberalizimit të licensës dhe rritja e konkurrencës në këtë shërbim mund të ishin masa të konsiderueshme për të mos iu kthyer në të ardhmen spekulimeve dhe karshillëqeve të tilla që mbajnë era spekulim. Mbase edhe një Vetting dhe monitorim më të saktë për këtë komunitet, i cili nuk ia përton karshillëkut dhe fodullëkut me ekonominë dhe sistemin bankar./CNA.al
DASHI 21 Mars – 20 PrillNëse nuk doni që entuziazmi dhe pasi...
SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka ar...
Indonezia u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnit...
Edhe përgjatë fundjavës, policia rrugore ka vijuar ushtrimin...
Kur vjen puna tek serialet ose siç i thotë frëngu “tv shows”...
Kryebashkiaku Erion Veliaj çdo ditë shfaqet në televizor duk...
“Facebook” ka rënë pre e një sulmi kundër rrjetit social dhe...
Policia e Kuçovës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë ...
Kryeministri Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm,...
Ambasada Amerikane ka dhënë disa sqarime në lidhje me plotës...
Nga Azgan HAKLAJ 30 shtatori është një ngjarje madhore për M...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Deri në mesditë, vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira ...
Nis zyrtarisht një fazë e re në jetën tuaj, ndaj jini më kur...
Kryeministri i Francës Eduard Filip, i ka mbyllur derën hapj...
Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, ka njoftuar sedo të padi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Torturat makabre mbi trupin e 25 vjeçares Xhisiela Maloku nu...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka bërë thirrje prokurorvë që...
Gjatë emisionit “Fiks Fare” është zbuluar skandali, se si sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...