web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga “Banda e Lushnjës” tek “21 Janari”/ Ja cilat janë dosjet e nxehta të prokurorëve që refuzuan shortin "Shullazi"

22 Shtator 2018, 17:15, Aktualitet CNA

Dy ditë më parë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku firmosi urdhrin për nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kundërshtuan hedhjen në short të dosjes ?Shullazi?, edhe pse kjo dosje i kishte prokurorët e saj

Tre prej dhjetë prokurorëve që janë nën hetim disiplinor tashmë, janë emëruar si prokuror nëpër rrethe.

Ndërsa prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe që pas këtij momenti, ajo nuk është paraqitur më në gjyqin ndaj Shullazit.

Kurse prokurori Ened Nakuçi është larguar nga Shqipëria me raport mjekësor, duke ngritur dyshime të mëdha.

?Në këto kushte, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, vendos që të hedhë në short prokurorët e rinj të dosjes, ndërkohë që dy të sipërpërmendurit nuk kanë hequr dorë nga çështja. Kjo është kundërshtuar si antiligjore nga dhjetë prokurorë, të cilët s?kanë marrë pjesë në short?,- shkruan Panorama.

Pas refuzimit të tyre drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda k njoftuar kryeprokuroren Marku, e cila më pas ka nisur një hetim disiplinor ndaj tyre.

Marku i cilësoi, ata  si frikacakë, por natyrshëm pas gjithë kësaj lind pyetja se cilët janë 10 prokurorët dhe cilat janë dosjet që ata kishin në duar.

Njëri prej 10 prokurorëve nën hetim disiplinor është Olsian Çela. Çela ka mbajtur në vitin 2004 postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i emëruar nga ish-Kryeprokurorja Ina Rama. Olsian Çela u komandua nga Marku në Prokurorinë e Beratit pas përplasjes me Prelën.

Gjithashtu, ai ka  qenë prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Dosjet më të nxehta, të tij janë, ato të zhdukjes së Remzi Hoxhës, dosja ?Kompas?, ?Damir Fazlliç? dhe ?Xibraka?, por edhe dosje të bujshme së fundmi, si ajo e grabitjes së postës së Prokurorisë së Durrësit.

Emri tjetër është ai i prokurorit Eugen Beçi, i cili gjithashtu është ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga viti 2012 deri në vitin 2015.

Beçi ka pasur në dorë dosje si ato të Dritan Dajtit, Gramoz Rexhepit, Qamil Rexhës, Ilir Xhakjes si edhe të Bandës së Gaxhait, si dhe ka pasur dorë edhe në shkatërrimin e grupeve të strukturuara që dërgonin emigrantë të paligjshëm në Kanada dhe në SHBA.

Ky prokuror është ndër të paktët që ka kërkuar me dhjetra dënime të përjetshme.

Në listën e 10 prokurorëve që janë nën hetim disiplinor është edhe ai i  Blerim Tominaj.  Ky prokuror ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka qenë në krye të Krimeve të Rënda në vitin 2015, duke zëvendësuar Beçin.

Dosjet më të nxehta që ka pasur Tominaj në duar janë ato të ?21 Janarit?, aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, si edhe çështjen e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi.

Më pas listohet emri i prokurorit, Besim Hajdarmataj, emërimi i të cilit në prokurorinë e Pogradecit shkaktoi jo pak zhurmë.

Së fundmi Hajdarmataj ka pasur në dorë mjaft dosje të bujshme. Kujtojmë këtu dosjen e nxehtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithashtu ai është edhe prokuror i dosjes ?Shullazi?, në të cilën ka kryer katër muaj hetime në hapje të saj.

Një emër tjetër është, ai i prokurorit Përparim Kulluri. Dosja më e nxehtë që ai ka pasur është ajo e bandës së Lushnjës, ku ka kërkuar dënimet më të ashpra për ushtarët e Aldo Bares.

Por ka pasur në dorë edhe dosjen e ?Lazaratit?, si edhe të trafikut të minave. Ndërsa kohët e fundit, prokurori Kulluri po heton audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj dhe masakrën te Shkencat.

Emëri tjetër është ai i prokurorit Arens Çela, i cili  ka mbajtur postin e drejtuesit në njësinë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ky prokuror ka hetuar një sërë dosjesh korrupsioni, sidomos ato që përfshinin edhe ish-kolegë të tij.

Një tjetër prokuror që do të jetë nën hetim disiplinor është Edvin Kondili, i cili është prokuror i Krimeve të Rënda.

Kondili ka hetuar më parë dosjen e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kujtojmë  se ky prokuror  ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Emri tjetër në listë është, ai i Behar Dibrës, i cili  është ndër prokurorët që ka hetuar kryesisht vrasje.

Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, së bashku me prokurorin Besnik Muçi.

Kurse dy të fundit në listën e dhjetë prokrorëve që janë nën hetim disiplinor janë gra.

Njëra është Pranvera Pustina ka qenë pjesë e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pustina ka hetuar gjyqtarin Guximtar Boçi, i cili kërkonte favore seksuale ndaj një gruaje që kishte një çështje gjyqësore në Gjirokastër.

Kurse e fundit është Sonila Muhametaj, e cila është prokurorja e re e Krimeve të Rënda, që u emërua nga radhët e prokurorëve të Tiranës

Muhametaj është prokurorja që u përplas edhe me Prelën, përpara se të transferohej me urdhër të Arta Markut në Kukës./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga