Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Dy deputetët e Partisë Demokratike Jordia Tabaku dhe Endri Hasa nga selia blu akuzuan qeverinë ?Rama? lidhur me tenderin për monitorimin online të bizneseve.
Sipas PD-së qeveria bëri disa kritere ekskluzive që të fitonte kompania e paracaktuar në sistemin e taksave. Gjatë fjalës së saj deputetja Tabaku tha se kjo garë ishte farse me qëllimin e vetëm që kompania të përmbushte kriteret.
?Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e tvsh-së. Ky është një sistem pothuajse identik me atë monitorimit të pikave të basteve, I kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës.?-tha Tabaku.
Sipas Tabakut, në katër vitet e para të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as më shumë investime.
Tabaku u shpreh se ?Gara ishte farse, pasi u bë me qëllim që kompania të përmbush kriteret. Tenderi korruptiv nuk do te zbatohet?.
Ndërkohë Hasa tha se pas këtij tenderi me vlerë sipas tij 15 milionë euro, fshihet monopol i pastër. ?140 mije kasat e biznesit duhet te nderrohen. Qeveria fshihet pas fjales tender, është monopol i paster. Tenderi prej 15 mln euro s?duhet te zbatohet?, tha deputeti.
Deklarata e deputetes Tabaku:
3 vjet më parë Partia Demokratike zbuloi skandalin e Edi Ramës për dhënien e koncesionit të TVSH-së prej 67 milionë eurosh një kompanie të lidhur me vëllanë e tij, Olsi Rama, një kompanie kineze offshore.
Në atë kohë, për shkak të zbulimit të skandalit, Edi Rama u tërhoq nga plani për t?ia dhënë koncesionin e TVSH-së kinezëve të lidhur me ortakët e Olsi Ramës.
Por faktet tregojnë se Edi Rama nuk është tërhequr nga vjedhja e biznesit që vepron në Shqipëri, për llogari të një firme kroate, besoj lidhjet me të cilën do të zbulohen së shpejti.
Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e tvsh-së. Ky është një sistem pothuajse identik me atë monitorimit të pikave të basteve, I kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës.
Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve. Në këtë mënyrë I hapet rruga nga njëra fitimit të kompanisë së paracaktuar nga Edi Rama, nga ana tjetër, biznesit që vepron në Shqipëri i shkaktohet një dëm kolosal.
Hapja e garës farsë, ku kriteret janë vendosur në mënyrë të tillë që ta fitojë vetëm një kompani e paracaktuar nga qeveria, ngjajnë me rastin e ligjit antikushtetues ?Rama-Fusha?. Edhe atje gara do të jetë farsë, sepse askush nuk përmbush kriteret e tenderit korruptiv.
Partia Demokratike ka analizyar mbi 80 tendera të dhëna në fushën e IT, por asnjë nuk ka patur kritere kaq specifike san ë këtë rast.
Nisma e qeverisë Rama, që mund të çojë në falimentimin e mijëra bizneseve për shkak të rritjes drastike të kostove, vjen pak kohë pasi Edi Rama ashpërsoi ndëshkimin e bizneseve, duke dyfishuar gjobat për mos shtypjen e kuponit tatimor.
Në katër vitet e para të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as më shumë investime.
Tenderi korruptiv për monitorimin online të biznesit nuk do të zbatohet.
Partia Demokratike mirëpret çdo iniciativë që kthen ekonominë në binarët e ligjshmërisë, çdo inisitivë që ul ekonominë informale, që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, por kjo që po ndodh këto ditë me tenderin e tatimeve ëhstë thjehst një procedurë korruptive.
Deklarata e deputetit Hasa:
Me të drejtë kolegia Tabaku vuri në dukje se kostot e vendimit të qeverisë për të bërë një sistem të ri të monitorimit online të biznesit, i cili është vrasës për biznesin.
Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë dhe rezulton se sistemi i ri i pagëzuar si sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t?i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.
Kjo kosto kolosale do të ndodhë, sepse me sistemin e ri, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset të ndërrojnë të gjitha pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike që kanë në përdorim.
Monopoli që po krijon qeveria detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale që punojnë me sistemin e ri dhe që do të informojnë tatimet në kohë reale. Qeveria nuk ka bërë të ditur çfarë do të bëhet me 140 mijë kasat fiskale ekzistuese, për të cilat një biznes ka paguar të paktën 300 euro për t?i instaluar.
Shqiptarët duhet të dinë se pas projektit korruptiv të Edi Ramës fshihet fakti se çdo biznes do të detyrohet të paguajë nga 600 deri në 1000 Euro në mënyrë që biznesi i tyre të mos mbyllet nga hordhia e tatimorëve.
Sipas llogaritjeve tona, ky është shpenzimi minimal që do t?i duhet çdo biznesi, sepse në të nuk llogariten kostot e tjera që kanë të bëjnë me stafin, trajnimet, kompjuterin, dhe linjën e internetit për të transmetuar në kohë reale në sistem çdo shitje.
Megjithëse fshihet nën fjalën tender, akti korruptiv i qeverisë është monopol i pastër për llogari të inetersave korruptive të Edi Ramës, të cilat vazhdon t?i përdorë për të qëndruar në pushtet.
Llogaritë janë të thjeshta dhe nuk do shumë mend për të kuptuar se qeveria nuk ka asnjë qëllim për të ndihmuar apo formalizuar biznesin, por ajo punon vetëm për të pasuruar klientet e Edi Ramës.
Tenderi korruptiv prej 15 milionë euro për monitorimin e sistemit online të biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ai do të jetë vrasësi i mijëra vendeve të punës në Shqipëri dhe i falimentimit të mijëra bizneseve.
Ai i cili ka fatin të pozojë me vajza të bukura nga e gjithë...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “TVSH” ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ndërsa zbardhi të tjera d...
Një masiv zjarri ka mbërthyer zonën e Kërcullës në Gjirokast...
Prokuroria e Tiranës pas një hetimi disa mujor ka bërë të mu...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht k...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ngritur dyshime sot në lidhj...
Pas akuzave të opozitës se ministri Bushati ka lidhje me ban...
Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se kërpudhat kanë...
Pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultate...
Policia e Bulqizës ka shoqëruar 8 persona në polici dhe ka s...
U mbajt mbrëmjen e djeshme dasma madhështore e Elita Rudit d...
Partia Socialiste ka mbledhur dje Asambletë në Shkodër e Kuk...
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Deputetja e listës së Bashës, Grida Duma disa ditë më parë, ...
Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan...
Pak orë pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për r...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje...
Në mesin e 11 personave të arrestuar në Shkodër ditën e sotm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...