web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Haradinaj/ E doja shumë Enver Hoxhën

19 Shtator 2018, 20:49, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në TV Klan, nuk ka hezituar të shfaqë simpatinë e tij për diktatorin Enver Hoxha.

Teksa ka folur për pushimet që kaloi këtë verë në brigjet e Jugut dhe ndërsa ka sjellë në vëmendje herën e parë kur ka udhëtuar drejtë trojeve shqiptare, Haradinaj u shpreh ?kam udhëtuar drejtë Shqipërisë në 1990 dhe e kam dashur shumë Enver Hoxhën?.

Fevziu: E doni akoma Enver Hoxhën?

Haradinaj: Nuk e di nëse e dua akoma, por di që i dua të gjithë shqiptarët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga