Rrëmbyen dhe kërcënuan 25 vjeçarin/ Bien në pranga 3 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme. 3 s...
Nga ARTUR AJAZI
Ka kohë që në Partinë Demokratike , veç faktit që nuk ndjehet fare fryma opozitariste, ka lindur edhe një fenomen i ri, ai i prezantimit të Ervin Salianjit si ?kryetari? në hije i saj. Gjithmonë që ka lajme ?bombastike? ose ?scoop?-e, gjithmonë kur ka videoregjistrime, videopërgjime, me zë dhe figurë, gjithmonë kur dalin në skenë babale, gjithmonë kur zoti Basha përmend ?drafte dhe amandamente?, i dyti pas tij që do të dalë dhe komentojë ?rëndësinë e tyre?, është pikërisht Ervini.
Ai gjithmonë duket ose si krahu i djathtë (jo i majtë) i zotit Basha, ose prezantohet edhe si ministri Brëndshëm i PD, gjithmonë i të ardhmes. Edhe nisma më e fundit e zotit Basha (nuk dihet akoma në ishte e tij apo jo) për Vettingu-n në politikë, shihet qartë se ka marrë këto ditë edhe ?përkrahjen , bekimin dhe komentimin? e Ervinit. Ai ka dalë fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, dhe ka shkruar edhe statuse në fb, ka thirrur edhe kamerat e disa televizioneve, nga ku ka deklaruar se ?PS i trembet Vettingu-t në politikë, Rama u tremb, dhe vetëm ne demokratët nuk pyesim sepse jemi të pastër?.
Pra, nisma e zotit Basha , aq poshtë ka rënë (veç faktit sepse nuk përbën risi) sa të korrigjihet, komentohet dhe interpretohet nga Ervini, mëkëmbësi i kryetarit. Por Ervini ka kohë që sa herë del në ekrane, flet si kryetar partie, flet si kryetari në hije i PD, duke rivalizuar 3-4 persona që tashmë e shohin atë si ?rrezikun real për të ardhmen e tyre në politikë dhe opozitë?. Ervini flet jo për video-skandalet e PD, por për ?video-përgjimet e balales?, flet jo për papërgjegjshmërinë e forcës tij politike që po ecën në drejtimin e paditur, por për ?frikën e Ramës?, ai flet për Vettingun në politikë, kur as vetë nuk e di sepse zoti Basha shpalli ?drafin dhe amendamentin e tij surprizë?.
Shkurt, Ervini gjendet, e flet i dyti pas kryetarit si para dhe pas çdo ngjarje, para dhe pas çdo proteste ?popullore?, para dhe pas çdo videoregjistrimi apo videopërgjimi me babale, duke shkaktuar xhezoli të tepruar në grupin ?kompakt? parlamentar të PD. Shumica e atyre që zoti Basha me pahir ose nga halli i futi në listën e deputetëve të zgjedhjeve të 2017, sot nuk e duan Ervinin, shumica e atyre që sot zoti Basha i nxjerr me pahir të lexojnë trakte para kamerave, e shohin Ervinin si një ?ministër të Brëndshëm?, si një hije e ?Koçit? në atë parti, i cili po mundohet të shtypë majtas dhe djathas , me ngritje zëri apo xhestikulacione të tjera , çdo hije tjetër që mundohet ti afrohet kryetarit. Me Ervinin ?kryetar? në hije, PD do të mbetet pa sibmolet e saj, do të mbetet pa historinë e saj, ashtu siç ka mbetur pa platformën e saj opozitariste.
Duke pompuar Ervinin si ?kryetar PD? zoti Basha po mundohet të lërë në harresë premtimet dhe detyrimet që ka ndaj atyre demokratëve që e kanë votuar për herën e fundit edhe në qershorin e 2017, dhe që presin nga ai akoma edhe sot e kësaj dite sqarime dhe analiza të detajuara për gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh me atë parti. Por gjëja më kryesore që nuk po kuptojnë ata që janë brënda asaj partie, si në qendër dhe në bazë, është fakti se përse zoti Basha ka zgjedhur pikërisht Ervinin dhe ndonjë tjetër si ?mëkëmbës dhe kryetarin në hije? të PD. Ata nuk e kuptojnë përse zoti Basha, ( që ashtu si ish-Sekretarët e Parë zgjidhnin pasardhësit) ka zgjedhur pikërisht Ervinin ta përfaqësojë në interpretimet dhe komentet e tij politike të çdo nisme apo drafti, duan të dinë lidhjet e tij me Ervinin, vlerësimin e tij për Ervinin, që nesër të mos habiten, kur ai të shpallet në Kuvendin Kombëtar (Zoti e dhëntë) kryetar partie, edhe pse është përfolur shumë muajt e fundit.
Madje muajt e fundit Ervini, ka dalë shpesh edhe kundër Doktorit, Profesorit, apo dhe ndonjë ?mësuesi të liçensuar?, dhe kjo ndoshta jo pa ?izën? e kryetarit Basha, kur ai shpesh e quan Doktorin ?koleg?, ose në shumicën e rasteve nuk i referohet fare periudhës së tij. Por Ervini nuk duhet harruar se është edhe mbështetësi kryesor i kryetarit Basha, në proceset spastruese të partisë, dhe mbetet favorite kryesor i tij edhe në ?nismën për Vettingu-n në politikë?. Ka zëra që thonë se Ervini do të jetë leva kryesore e zotit Basha, në planin ?top-secret? që synon me Vettingu-n në politikë edhe largimin e gardës së vjetër nga PD. Sa do t?ja arrijë qëllimit kjo pritet të shihet në muajt e ardhshëm, por një gjë dihet qartë se, Ervini dhe Lulzimi janë bashkryetarë të një PD që me ?nisma e draft-amendamente?, do të rrijë gjatë në opozitë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme. 3 s...
Gazetari Artan Hoxha ndryshe nga herët e tjera, ku ndan me n...
Në një intervistë për gazetën italiane ‘’Il Messaggero” Pres...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ironizuar kryeministr...
Në Qafën e Hanit në Sarandë kanë rënë në pranga dy persona t...
Ditën e sotme është zhvilluar aktiviteti kushtuar 76 vjetori...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e arrestit me burg për pjest...
Në konferencën e dhënë pas takimit me kreun e PDIU Shpëtim I...
Takimi i nisur që prej orës 11 midis kreut të PDIU, Shpëtim ...
Barku i sheshtë është ëndrra e të gjitha femrave, mirëpo dis...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka thënë se përv...
Policia e Beratit ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur n...
Në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar një radhë e gj...
Gjatë natës së sotme është djegur një klinikë dentare në Lap...
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ka kërkuar kry...
“Në Shqipërinë turistike nuk ka shumë dallim ndërmjet vajit ...
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi n...
Zvicra njihet për bankat, çokollatën dhe Alpet. Por ka dhe d...
Industria e bixhozit u shumëfishua gjatë qeverisjes së kryem...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...