I armatosur deri në dhëmbë/ Në pranga 49 vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Sokol...
Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, dje në një deklaratë për mediat kanë publikuar të tjera fakte, kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Deputetja Jorida Tabaku akuzoi ministrin Xhafaj se ka pasur interes direkt në bllokimin për 8 muaj në 2015, në Komisionin e Ligjeve, të ligjit për lojërat e fatit.
?Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t?i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar. Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.?-tha ndër të tjera Tabaku.
Sipas Tabakut, Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.
Gjithashtu Tabaku tha se për ligjin e Lojërave të Fatit, gjatë mbledhjes, Xhafaj ka kryer edhe negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe. Tabaku publikoi edhe një procesverbal, që pohon takimin në fjalë.
Ndërsa deputeti Alibeaj risolli në vëmendje denoncimin e disa kohëve më parë, ku u vërtetua me fakte se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Xhafaj, ishtë dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas Alibeajt, pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.
Alibeaj shkoi edhe më tej, ndërsa theksoi se vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.
?Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.
Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste Live Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.?-tha Alibeaj.
Por këto nuk janë denoncimet e vetme kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Vetëm pak ditë më parë, ndaj ministrit Xhafaj plasën të tjera akuza. Deputeti socialist i zonës së Kurbinit, Gjetan Gjetani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, reagoi në lidhje me situatën kriminale në zonën e tij.
Ai hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë, duke i cilësuar si të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë dhe tha se do të kërkonte interpelancë me ministrin Xhafaj, ndërsa paralajmëroi edhe protesta.
Por, vetëm një ditë më pas ka reaguar kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mori në mbrojtje Xhafajn dhe ndëshkoi deputetin Gjetani, duke kërkuar live përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PS.
Kryeministri Rama akuzoi deputetin Gjetani se kërkonte të kishte ekskluzivitet në emërimin e shefave të policisë në Kurbin, dhe sipas tij vetëm kishte bërë shantazhe e deklarata të paqena kundër policisë në Kurbin.
Disa kohë më parë, Partia Demokratike ndërmori një fushatë të njëpasnjëshme denoncimesh në drejtim të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në lidhje me vëllain e tij, i cili ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
PD publikoi prova, që tregonin se Agron Xhafaj ishte dënuar me vendim të formës së prerë gjyqësore për trafikim të lëndëve narkotike. Në një vend europian dhe demokratik, kjo do të mjaftonte që ministri të jepte dorëheqjen, për arsye morale, por një gjë e tillë nuk ndodhi me ministrin Xhafaj, por me këtë të fundit ndodhi kret e kundërta.
Fatmir Xhafaj jo vetëm që shkoi i qetë në zyrën e tij, por edhe u mor në mbrojtje nga kryeministri Rama.
Tashmë mbetet vetëm të presim reagimin e radhës së kryeministrit, nëse do të vijojë ta mbrojë ende ministrin e tij, edhe pas këtyre denoncimeve të njëpasnjëshme.
Në të gjitha rastet që ndaj ministrit Xhafaj kanë plasur skandale, Rama ka bërë ?avokatin? e tij, madje as një avokat nuk do ta bënte aq mirë. Dhë ndërkohë lind pyetja nëse Xhafaj ka ndonjë ?as? nën mëngë me të cilin e kërcënon Ramën apo mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë?/ CNA.al
Me çfarë e kërcënon Xhafaj, kryeministrin Rama?
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Sokol...
Albana Osmani dhe misioni i saj në ndihmë të fëmijëve në nev...
Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator solli ndryshime t...
Disa kohë më parë, Partia Demokratike ndërmori një fushatë t...
Pas abuzimeve me tenderat, skandalet e kryebashkiakut Veliaj...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me operacionin e...
Policia italiane ka bllokuar një skaf me dy ton drogë mëngje...
Ambasadori në largim i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në ditë...
Xhelal arrestohet dhe të tërë vëzhgojnë këtë ngjarje nga lar...
Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar Live nga Ri...
Një shtetas në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi gja...
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar pasi R...
Kudo po flitet për emigracionin dhe shifrat gjithnjë në rri...
Specialistët e kompanisë më të madhe të basteve në botë, Bet...
Flet Agim Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Komb...
Deputeti demokrat Endri Hasa ka reaguar pak orë pas inauguri...
Mbi 100 tonë produkte të bllokuara, me qindra gjoba ndaj biz...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Diçka që ka kaluar shumë kohë më...
Edhe gjatë fundjavës, policia rrugore ka vijuar kontrollet p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...