web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për prostitucion/ Shqiptarit i vihen prangat

15 Shtator 2018, 20:32, Aktualitet CNA

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Aksioni për ndalimin e tij është bërë paraditen e sotme në Chieti, gjatë kohës kur 38 vjeçari  po udhëtonte drejt Milanos.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur provat të cilat do të çonin në dënimin e shqiptarit.

Ndërkohë Gjykata e Komos e ka lënë në burg shqiptarin deri në përfundim të hetimeve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga