“Vetëm ti mund të mburresh me shkatërrinat e Anadollit”/ Rama masakrohet nga qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto...
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka shprehur shqetësimin përsa i përket të ardhmes së shoqërisë shqiptare.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë Politike të të rinjve të Partisë Socialiste, Majko është shprehur se ndryshimet e theksuara teknologjike e kanë bërë njeriun më të vetmuar.
Ndër të tjera, ministri ka thënë se e ardhmja për të rinjtë po e humb domethënien dhe po bëhet më e pa sigurt.
Majko ka folur edhe për fenomenin e drogës, i cili sipas tij është shndërruar në kulturë dhe po konsiderohet si qëllim.
Fjala e plotë e Majkos
Ka të vërteta brenda vetes që të duhet kohë ti shpejgosh. Kur kupton më shumë, vlerëson se mencuria ka vajtimin e saj. Ai i cili shton dijen, shton edhe dhimbjen.
Në fillimin e viteve 90-ët kisha ndjesi por jo konkluzione. Kisha kujtime të bukura nga fëminia dhe shkolla në periudhën e komunizmit. Koha dhe raporti me lirinë më treguan se të kërkuarit e së bukurës në kohën që jeton mund të jenë edhe kurthe të një gënjeshtre. Pa raportin me të vërtetën, vështirë se do dalim nga gropa e sotme morale e moskuptimit të vetes si shoqëri.
Në Shqipëri jetojmë në kohë ndryshimesh të shpejta. Progresi teknologjik është pranuar si vlerë absolute dhe shoqëria jonë i është nënshtruar atij.
Simboli i vërtetë i kohës të cilën jetojmë janë “bravat” e dyerve tona! Asnjëherë si tani nuk kemi qenë kaq të mbyllur karshi njëri prej tjetrit. Në qytetërimin tonë komunikimi ka ndryshuar kuptimin.
Cilësia e komunikimit po formon një marrëdhënie të re me politikën. Roli i ri i televizionit, rrjeteve sociale dhe fotografia ka bërë që publiku gjithnjë e më pak të besojnë tek ?fjala?. Ata besojnë më shumë në atë që shohin me sytë e tyre. Fjalët e mëdha dhe premtimet nxisin shpesh buzëqeshje cinike duke ritur distancën me politikën.
Përballë vështirësive që po lindin për shkak të ndryshimeve të theksuara teknologjike dhe shoqërore, të rinjve ju duhet të ballafaqohen me kaosin e botës shpirtërore ku individi po bëhët dhe më i vetmuar.
Diferencat, kanë bërë që e kaluara gjithnjë e më tepër të ?largohet? prej të tashmes duke e humbur vlerën e saj para syve të të rinjve. Komunikimi mes gjeneratave po tkurret dhe më të rinjtë nuk po gjejnë tema të përbashkëta me prindërit e tyre. Komunikimi mes brezit ?kompjuterik? dhe prindërve nuk flet të njëjtën ?gjuhë?.
Zgjidhjet për disa probleme të cilat në të kaluarën ishin të mira sot e kanë humbur vlerën e tyre. Në vetëdijen e të rinjve, e “vjetra” dhe e “pavlefshmja” kanë marrë të njëjtin kuptim.
Ndryshimet e shpejta në ekonomi dhe teknologji kanë zvogëluar ndjeshëm rolin e familjes në edukimin e fëmijëve. Ka rënë dukshëm ndikimi i prindërve në zhvillimin moral dhe shpirtëror të gjeneratave të reja.
Gërshetimi i kulturave të ndryshme ka sjellë pasiguri në botën shpirtërore të të rinjve. Kërkimi i tyre për të krijuar opinione të qëndrueshme. Ajo shpesh mbaron në relativizmin e vlerave ku nuk mund ta gjejnë veten dhe identitetin e tyre.
Urbanizimi ka ndikuar jo vetëm pozitivisht në zhvillimin shpirtëror të të rinjve në Shqipëri. Jeta në qytet shpesh s?ka domethënie. Ka me qindra nxënës nëpër shkolla që mbesin të ?paemër?. Mungesa e identitetit i bën të ndjehen të vetmuar dhe nën trysninë e vetmisë urbane.
Në shoqërinë tonë të konsumit po rrezikon të shuhet cilësia e kujdesit për të ardhmen. Ajo po e humb domethënien dhe po bëhet e largët dhe më e pasigurt.
Familjet që nuk kanë mundur të kapin progresin material ndjehen të varfër, më tepër se më parë, kurse fëmijët e tyre të konsideruar klasë e dytë, thuajse janë të përjashtuar nga gjenerata e tyre.
Përdorimit të drogës në Shqipëri po mbështetet nga kultura e cila të tashmen nuk e konsideron qëllim. Ajo e konsideron të kaluarën dhe të tashmen si “mjete”.
Mjaft të rinj vetëm të ardhmen e kuptojnë si qëllim. Kjo mënyrë jetese e cila vetëm shpreson se do të jetojë po krijon pamjaftueshmërinë, varësinë dhe zbrazëtinë e cila mban larg të rinjtë nga jeta aktive.
Ndarja mes gjeneratave sot në Shqipëri është më e madhe se në të kaluarën. Po shfaqet problemi i keqtrajtimit të moshës së tretë duke i vlerësuar si të padobishëm. Prindërit e moshuar po mbyllen në shtëpi pleqsh ose lihen të izoluar si provë e vështirësisë të brezit të ri në harmoninë me të vjetrit.
Të rinjtë po rrezikojnë të humbin kuptimin për natyrën. Çrregullimi ambiental po robëron kulturën e jetës me betonin e hirtë të qyteteve.
Unë nuk jam pesimist. Në se kjo do të ishte e vërtetë nuk do të merresha me politikë. Kur më ftuat të flisja për temën ?sfidat? u ndjeva në vështirësi. Kjo fjalë sot tek ne, ?lundron? midis asgjës dhe gjithckasë.
Fondacioni juaj që organizon këtë aktivitet mban emrin ?Qemal Stafa?. Ai ishte komunist. Por, Qemal Stafa kishte një vecanti. Ai përfaqësonte shpresë dhe ëndër për të nesërmen për brezin e tij nën okupacionin e vendit.
Pa krijuar ëndrën e kohës suaj mos tentoni seriozisht të merreni me politikë. Do ktheheni vec në “burokratët” e saj. Do të keni fundin e shokëve të Qemal Stafës.
Ai i cili shton dijen, shton edhe dhimbjen. Politika nuk diskuton kujtimet. Janë veprimet ato që na bëjnë. Ato përcaktojnë vlerat e cdo kohe. Kjo ëshë sfida e sfidave.
Ju faleminderit /CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lid...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në intervistën në emisionin “Kjo...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka kome...
Gjatë pasdites së sotme në zonën e quajtur Kodër- Kamëz ka n...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar vendimin për daljen...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në një intervistë në emisionin “...
Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimet në lidhje me denonc...
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në emisionin “Kjo ...
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në emisionin “Kjo ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja ...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Ervin Goci ka reaguar p...
Tajfuni i fuqishëm, i cili u regjistrua të shtunën në jug të...
Një person i maskuar me veshje tradicionale kitaristi, ka vr...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikoll...
Qeveria shqiptare ka fituar gjyqin me ish-pronarin e Agon Ch...
Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PDIU-së, mandatoi kreun...
Gazetari Mentor Kikia ka treguar historinë e një vajze 21-vj...
I mituri 11 vjeçar, i cili u përplas nga një makinë në fshat...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për mbrojt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...