web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria gënjen për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve/ Tabaku publikon faktet

13 Shtator 2018, 12:52, Aktualitet CNA

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht deputetet e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me vendimi e Kuvendit për ligjin për ?Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve?.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Tabaku akuzon  mazhorancën se do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet.

Sipas Tabakut, qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, ?para për ish-të persekutuarit?, dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.

Postimi i plotë:

?Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve. Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t?i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë. Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë?, shkruan deputetja Jorida Tabaku.





Lajmet e fundit nga