web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Kosovës ndalon automjetin e Vuçiç

9 Shtator 2018, 08:43, Aktualitet CNA

Një grup qytetarësh nga Skenderaj kanë bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, për të mos lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që ta vizitojë.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Vuçiç ka në agjendë edhe një vizitë në këtë fshat, ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

 

Ndërkohë bëhet e ditur se vetë policia e Kosovës ka bërë ndalimin e makinës së Vuçiç, pasi ky i fundit do futej nga rruga dytësore për në fshatin Banjë.

Vuçiç është ndaluar në Zubin-Partok. Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.





Lajmet e fundit nga