web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Partitë e mëdha po godasin bandat e njëra-tjetrës”/ Gazetari jep alarmin për zgjedhjet e ardhshme

5 Shtator 2018, 20:40, Aktualitet CNA

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin ?Repolitix?  të Denis Mingës ku u fol për situatën në Shkodër ka thënë se bandat e tri partive kryesore po përplasen me njëra-tjetrën.

Ai ka dhënë alarmin se bandat në bashkëpunim me krimin po pregatiten sërish për zgjedhjet e ardhëshme, sikurse bënë në zgjedhjet e kaluara.

?Tre partitë e mëdha po godasin bandat e njëra-tjetrës. Duke u lidhur me politikën i kanë parë hajrin dhe kanë mundur të ndajnë pjesën e pushtetit.

Unë shoh që politika do të bashkëpunojë me krimin dhe në këto zgjedhje që vijnë, njësoj sikurse bëri në zgjedhje e kaluara. E ka vendosur se do të bashkëpunonjë me krimin?,- u shpreh Dervishi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga