Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Nga Edmond Tupja
E dashur Klodiana, së pari, lejomë t?ju drejtohem kështu, thjesht fare, drejtpërdrejt, duke u përpjekur të arsyetoj edhe racionalisht, pra, me logjikë të ftohtë, edhe ? përse jo? ? emocionalisht, pra, me zemër, sepse, siç pohonte filozofi Paskal në Francën e shekullit XVII, ?Zemra ka arsyet e veta që arsyeja nuk i njeh?.
I neveritshëm e njëherazi i përbindshëm ai atentat që ata, të paemërtit e të pranishmit e nëndheshëm nën urdhrat e një kupole të kudondodhur në Shqipërinë tonë të çoroditur, tashmë të transformuar në një demokrature të frikshme, ? kryen para tri ditësh kundër një pjese të së ardhmes shqiptare, pra, kundër fëmijëve tuaj, si edhe kundër prindërve tuaj pjesë e së tashmes shqiptare, që ju kanë edukuar, ndër të tjera, me frymën e ndershmërisë, e drejtësisë, e guximit dhe të dashurisë për profesionin.
Mirëpo, njëkohësisht, bëhej e bëhet fjalë për një atentat kundër gazetarëve në përgjithësi e kundër gazetarëve investigues në veçanti, që dinë të shmangin kurthet e ëmbla të gënjeshtrave për të zhbiruar të vërtetat e hidhura të dramës ngjethëse që po përjeton këto vitet e fundit Shqipëria jonë e mjerë. Nga ana tjetër, ky është një atentat kundër gruas shqiptare, që vazhdon të jetë në shënjestër të një dhune të paparë e të pafalshme, vetëm e vetëm se ajo ? qoftë gazetare, qoftë gjykatëse, qoftë punëtore apo fermere ? kërkon të jetë e barabartë me burrat e të marrë pjesë gjallërisht, duke thënë fjalën e saj në të gjitha fushat e jetës.
Sigurisht, është e qartë se atentati kundër të afërmve tuaj më të shtrenjtë shpalos paturpësisht tiparet e një atentati të tipit tejet mafioz ngaqë ishte i pabesë: i pabesë, sepse u krye ndaj të gdhirë, i pabesë sepse futi në rrezen e tij vdekjeprurëse fëmijë të pambrojtur (si vajzat e tuaja të mitura) dhe njerëz të moshuar (si prindërit tuaj të tronditur) po aq të pambrojtur, dy kategori këto që kanë veçanërisht nevojë për siguri, dhembshuri e përkujdesje të pareshtur.
Gjithashtu, e dashur Klodiana, kini parasysh një gjë: mos pandehni se atentatorët kanë hequr ose do të heqin dorë nga qëllimet e tyre vrastare: Pa dashur të luaj rolin e Kasandrës së Homerit, dua t?ju them se, me shumë gjasë, ju do të bëheni sërish objekt sulmesh përherë e më të frikshme! Qëndroni, pra, vigjilente, ndërkohë që ? dhe për këtë jam i bindur ? do të vazhdoni deri në fund e pa u tutur punën tuaj si gazetare investiguese, sepse e tillë jeni gatuar: me brumin e ndershmërisë dhe të kurajës së patundur. Të panumërt janë ato dhe ata që ju admirojnë për punën tuaj në shërbim të së vërtetës, por mjaft gazetarë e publicistë ju vlerësojnë edhe profesionalisht për mënyrën se si niseni nga fakti, se si i zgjidhni e i renditni argumentet për ta çuar bindshëm lexuesin ose teleshikuesin drejt përfundimesh të mençura, por të paraqitura me një modesti të sinqertë ku natyrshëm gjejnë vend edhe hamendësimet e nevojshme, të cilat jo rrallëherë janë aq të domosdoshme për t?u futur në labirintin e errët të krimit e për të rindërtuar puzzle-in e nxjerrjes në dritë të autorëve të tij.
Së fundi, lejomëni t?ju kujtoj batutën e famshme të filozofit Volter, i cili në Francën e më shumë se dy shekujve më parë, thoshte: ?O Zot, mbromëni nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë!?. Përse po jua kujtoj? Thjesht sepse jetojmë në një kohë kur është rritur numri i atyre që pasi vrasin dikë natën, shkojnë dhe e qajnë ditën! Kriminelët e tipit narkoligarkomafioz janë aktorë të përkryer sidomos kur, njëkohësisht, kanë kapur disa hallka të rëndësishme të pushtetit qendror e vendor. Ruhuni, pra, prej atyre që shtiren sikur ju duan të mirën, ju jeni aq psikologe sa ta zbërtheni, qoftë edhe nëpërmjet vështrimit, se ç?bluan dikush që ju premton në mënyrë bombastike ose patetike mbrojtje e siguri juve, familjes dhe prindërve tuaj.
E dashur Klodiana,
Nuk do t?ju marr më nga koha juaj që është shumë më e çmuar se e imja. Besomëni, ju lutem, në solidaritetin tim intelektual dhe mos e reshtni kurrë e kurrsesi luftën tuaj, luftën e të gjithë gazetarëve, luftën tonë të përbashkët për ngadhënjimin e së vërtetës.
Drejtuesja e departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokra...
Çfarë ndodhi: Nga krijimi i Asamblesë Kushtetuese që vendosi...
Plani i Brex-it nuk do të ndryshohet gjatë negociatave të BE...
Kur krimi, vrasjet, droga janë bërë kryefjalë e ditës në ven...
Një skaf me 550 kilogramë marijuanë është kapur në Brindizi,...
Hiri i shpërthimit të vullkanit Tambora në Indonezi, i ngark...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në një deklara...
Dy nga rastet hetimore me të përfoluara në opionin publik, j...
Ish-nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, në një pron...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me reagimet e tij pë...
Policia e Durrësit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gj...
Një shqiptar është rrahur barbarisht nga tre bashkëkombas të...
Procesi i Vettingut, është tema më e debatuar e momentit në...
Ngjarja e rëndë që tronditi ditën e djeshme Shkodrën, ka sje...
33 ton produkte të skaduara janë sekuestruar nga Autoriteti ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj çdo ditë në med...
Taksat e papaguara të bizneseve tashmë mund të paguhen me kë...
Gjendet e pajetë mëngjesin e sotëm një foshnje në një çantë ...
Ditën e djeshme qyteti i Shkodrës është tronditur nga një ng...
Aktorja bukuroshe e telenovelës “Stuhia”, Ximena Navarrete i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...