web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-"Blindon" shtëpinë me municione luftarake/ Arrestohet 62 vjeçari

31 Gusht 2018, 09:58, Aktualitet CNA

Armë  zjarri, tritol, dhe municion luftarak, janë sekustruar në banesën e një qytetari në Krujë.

Policia njofton se pas një informacioni që dispononte, është organizuar dhe ka kryer një kontroll në banesën e 62 vjeçari Sh.T, ku  pas sekuestrimit të armëve luftarake e ka arrestuar.

Në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatic,një armë zjarri pushkë, një kallëp lënde plasëse (tritol), 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm si dhe 5 krehëra fishekësh.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohen armë zjarri, tritol, dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se një shtetas në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse menjëherë është organizuar puna ku si rezultat u arrestua në flagrancë 62 vjeçari Sh.T, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik; një armë zjarri pushkë; një kallëp lënde plasëse (tritol); 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm; si dhe 5 krehera fishekësh./CNA.al





Lajmet e fundit nga