web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj Klodiana Lalës/ Sulm i përsëritur ndaj medias

30 Gusht 2018, 11:27, Aktualitet CNA

Sulmi i mëngjesit të sotëm ndaj gazetares Klodiana Lala nuk është i pari ndaj medias, por një rast i përsëritur. Rreth një vit e gjysëm më parë pati një akt kriminal ndaj editorit të CNA.al, Elvi Fundo, i cili u dhunua barbarisht në mes të ditës në mes të Tiranës.

Policia fillimisht tentoi ta trajtonte si ngjarje politike, për të shmangur kostot që mund ti vinin asaj për shkak të moszbardhjes së ngjarjes. Në fakt akti dyshohet se vinte pas denoncimeve në media të gazetarit për drogën dhe trafiqet, por dhe skandalet e shumta të publikuara jo vetëm në CNA.al. Ndërkohë ngjarja ende nuk është zbardhur.

Sot, një sulm ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit ndaj shtëpisë së babait të gazetares Klodiana Lala, ndërkohë që në shtëpi ndodheshin edhe familjarët e gazetares, motra, vëllai, babai dhe dy fëmijët e saj të vegjël.

Dhjetë plumba kanë goditur shtëpinë dhe derën, ndërkohë që policia u përpoq që për rreth 12 orë ta mbante në heshtje dhe ta manipulonte dhe ndoshta duke e cilësuar edhe si një konflikt personal. Nuk dha asnjë të dhënë. Ngjarja u mbajt konfidente, ndërsa CNA.al zbardhi ngjarjen i pari.

Përtej gazetares ajo është edhe një nënë, dhe në shtëpi në momentin e sulmit ndodheshin edhe dy vajzat e saj. Është një akt edhe më i rëndë sesa rasti i mëparshëm i pazbardhur sepse plumbat janë zbrazur ndaj shtëpisë, në momentin që brenda kishte dy fëmijët e saj të vegjël.

Sulmi ndaj Klodiana Lalës është një sulm i përsëritur ndaj medias, dhe këto sulme vinë pas heshtjes së qeverisë në zbardhjen e akteve kriminale që kanë ndodhur ndaj gazetarëve.

Pas sulmeve që vetë Edi Rama u bën mediave duke i quajtur kazan, ndërkohë që zhgrryhet 24 orë me pronarët e mediave dhe i përdor për interesa klienteliste dhe korruptive, ashtu sikundër Lulzim Basha është në të njëjtën ?tepsi? me Ramën dhe pronarët e mediave, duke i lënë gazetarët të braktisur, duke i nxjerrë në rrugë të madhe dhe duke i lënë përballë me krimin.

Rasti i sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala është i përsëritur dhe nuk është i vetmi sulm ndaj gazetarëve në Shqipëri. Në shumë qytete shpesh nga politika dhe bandat ka kërcënime ndaj gazetarëve, por çështjet kalojnë në heshtje, ndërkohë që qeveria nuk reagon.

Më mirë sesa manipulimi i provave dhe fsheja e ngjarjeve, do të ishte që qeveria të tregojë mbështetje ndaj gazetarëve. Përtej kazanit të pronarëve të shkonte dhe të kapte autorët, dhe ti vendoste ata përpara ligjit dhe jot ë manipulojë provat dhe të fshehë ngjarjet ashtu siç ka ndodhur në këto dy rastet e fundit që ne po përmendim, pa përjashtuar edhe rastet e tjera./ CNA.al

Breshëri plumbash shtëpisë së gazetares Klodiana Lala

Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala/ Policia fsheh dhe manipulon ngjarjen

Plumba ndaj shtëpisë së gazetares/ Zbulohen detaje të reja

Ekskluzive/ Flet Klodiana Lala: Ngjarja e vërtetë pres ta zbardhin institucionet

Video- Si u dhunua gazetari Elvi Fundo/ Më goditën me hekur





Lajmet e fundit nga