TAP po përfundon, po tani?/ Paralajmëron Agron Duka
Kryetari i Partisë Agrare Ambientëliste, Agron Duka paralajm...
Lajme të rreme në internet ndezën trazirat në Chemnitz. Ngjarjet që ndodhën në Saksoni tregojnë shumë qartë, se çfarë dëmi mund t’i sjellin shoqërisë gënjeshtrat në internet. Si mund të veprojë media?
Torsten Kleditzsch është prej nëntë vjetësh kryeredaktor i gazetës “Freie Presse” në Chemnitz, gazeta më e madhe e Saksonisë, por ditët e fundit kanë qenë më të vështirat për gazetarin. Pas një incidenti me pasojë vdekjen e një gjermani gjatë një feste qytetare, u shpërndanë në Chemnitz zërat se ka pasur përpjekje për përdhunim dhe se ka edhe një të vdekur të dytë. Kleditzsch dhe kolegët e tij përpiqen më kot të hedhin poshtë këto lajme të rreme. Në fund janë të pafuqishëm. “Nuk arritëm ta ndryshonim më këtë rast. Madje edhe puna e mirë gazetareske me sa duket ka kufijtë e saj, kur vjen puna për të korrigjuar një histori që është përhapur ndërkohë.”
Të mos e vësh nën kontroll – do të thotë në këtë rast trazira një ditë më pas nga grupet ekstremiste të djathta, ku sulmohen të huajt dhe policët me shishe. Qeveria gjermane i dënon ashpër ngjarjet në Chemnitz. E gazetarët si Kleditzsch u duhet të kuptojnë se tek disa përdorues dhe lexues ndoshta e humbasin garën me lajmet e rreme pikërisht ose ndoshta për shkak të ruajtjes së standarteve gazetareske. “Ne bëmë punën klasike gazetareske, kontaktuam burimet – policinë, autoritetet hetimore, bashkinë, organizatorin e festës. Dhe ishim vetë jashtë me disa kolegë për të parë vetë se ç’po ndodhte.”
Fake News të kujton historinë e lepurit dhe iriqit. Informacionet e rreme janë gjithmonë prezente. E gara është e humbur tek disa lexues. Edhe sepse gazetari bie gjithmonë në të njëjtën grackë, ose duhet të bjerë gjithmonë në një grackë – “kur ti hedh poshtë një lajm të rremë me fakte, transporton automatikisht më tej edhe vetë lajmin e rremë. E ajo që mbetet në fund, nuk është dementimi, por thashethemi”, sqaron Torsten Kleditzsch një shembull nga shkenca e komunikimit.
Fake News – me shënim për t’u fshirë?
Teori të tilla i njeh mirë edhe studiuesi i mediave, Stephan Weichert. Profesori për gazetarinë dhe shkencat e komunikimit në universitetin Macromedia në Hamburg ka një qëndrim të qartë: Informacionet e rreme duhet të shënohen si fake news. E kjo është detyra e gazetarisë, pikërisht sepse ne në mënyrën e veprimit me këto lajme ende nuk e kemi zgjidhjen e duhur.” Sipas eskpertit ato jo vetëm duhet të shënohen, por edhe të fshihen, nga platforma si Facebooku. Dhe përdoruesit që shpërndajnë lajme të rreme të kenë pasoja juridike.”
Presioni ndaj gazetarëve për të shpërndarë sa më shpejt të jetë e mundur një lajm, nuk është i ri, sipas Weichert. “Ekskluzivitet kanë kërkuar edhe gazetarët para 30 vjetësh, pra që kur kemi media live në radio dhe televizion.” Por për këtë duhet të vlejë gjithmonë parimi: “Cilësia gazetareske dhe puna profesionale kërkojnë kohën e vet. Kjo është si një murator që vë pllaka, edhe ai kërkon kohë që ta bëjë mirë punën e vet.” Gazetarët nuk duhet t’i dorëzohen refleksit të shpërndajnë shpejt informacionin, sepse prej tij mund të zhvillohet një autodinamikë, me pasoja të paparashikuara.”Nga këto mund të rrezikohen njerëz apo të pengohen hetimet e autoriteteve.”
Saktësia mund shpejtësinë – sidomos në rrjet
Ngjarjet në Chemnitz janë për ekspertin Weichert një shembull i tmerrshëm, se çfarë ndodh, kur pandehjet pavarësohen dhe përhapen me shpejtësi. Këshilla e tij për gazetarët: “Saktësi para shpejtësisë. Gjithmonë dy burime. Dhe asnjëherë mos u dorëzoni para presionit të ekskluzivitetit.” Gazetarët duhet t’i verifikojnë hulumtimet e tyre, kjo do të thotë që ata të pyesin, nga vijnë hamendësimet? A mund të jenë të vërteta? Po ashtu duhet ruajtur transparenca me publikun, që të dijë se në cilin stad ndodhen hulumtimet, thotë Weichert./ DW
Kryetari i Partisë Agrare Ambientëliste, Agron Duka paralajm...
Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhu...
Prej fundit të janarit të këtij viti, ish-kreu i LIBRA-s, Be...
Një grua 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi iu nënshtrua një o...
Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, të cilët dushohen...
Një pushues rumun ka humbur jetën në plazhin e Vlorës,Ngjarj...
Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit,...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën për ...
Një ngjarje shokuese është denoncuar sot nga ish-Kryeministr...
Një audio-regjistrim i cili ka qarkulluar dje në media, ku p...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Marrja e pushimeve të rregullta larg nga zyra mund të zgjasë...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e d...
Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me...
Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar i cili pesë më...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë sot për të g...
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me koordinatorë...
Gjashtë ditë nga zhdukja e dy burrave në Shkodër. Gëzim Hysa...
Gjatë aksionit që AKU njofton ka ushtruar në restorante, ka ...
Një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në në kërkim pasi ka dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...