web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta përkujton viktimat e kampit të Tepelenës/ Dekoron nënat që varrosën fëmijët

24 Gusht 2018, 08:12, Aktualitet CNA

Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte në Tepelenë mbrëmjen e djeshme  për të përkujtuar viktimat e kampit të Tepelenës. Meta gjatë kësaj veprimtarie nderoi dy gra malësore të cilat nuk u ndalën për 55 vjet, deri sa rigjetën eshtrat e të bijave,  të vdekura në Turan të Tepelenës.

Ato janë Gjelë Gjikola dhe Mrikë Gjikola që humbën fëmijët 3-vjeçarë në internim. Fëmijëve iu sigurua një vend prehjeje i identifikueshëm dhe pas gjysmë shekulli, nënat e tyre rifituan të drejtën për ta kujtuar fëmijën njerëzisht.

Presidenti Meta nderoi nënat me Titull për Merita të Veçanta Civile, dhe disa nga simbolet e mbijetesës dhe të dhimbjes.

?Kujtimi i tmerreve të së kaluarës është detyrë e të gjithëve ne. Kjo ditë na kujton miliona njerëz që u bënë viktima.?shprehet Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga