web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Imami del kundër PD-së/ Zoti i faltë abuzuesit me dinjitetin e njeriut

22 Gusht 2018, 09:38, Aktualitet CNA

Arrestimi i biznesmenit Edmond Bego pak ditë më parë nga autoritetet greke, ka sjellë jo pak reagime në skenën politike shqiptare. Partia Demokratike ka akuzuar socialistët se sipas tyre i kanë siguruar mburojë politike personit në fjalë, gjë e cila është mohuar nga të majtët.

Por veç politikës, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe imami i Xhamisë së Kavajës, Ahmed Ilmi Kalaja, i cili ka dalë kundër PD-së, duke i cilësuar akuzat e tyre si abuzim me dinjitetin e personit në fjalë.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Imami Ahmed Ilmi Kalaja, shkruan se ?”I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.?

Po ashtu, ai thekson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si dhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Ndërsa më tej, Imami shprehet se fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin.

?Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij.?-shkruan Imami Ahmed Ilmi Kalaja në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.
Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dh

 

e shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga