Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nëse krimi më i shpeshtë në vendet e rajonit është vjedhja, në Shqipëri peshën kryesore e të burgosurve e mbajnë ata që kanë kryer veprën penale të vrasjes, sipas të dhënave të krahasueshme të Jail Crunch, pjesë e projektit OCCRP (Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) , i cili ka marrë në shqyrtim të dhënat mbi të burgosurit dhe veprat penale në disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.
Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Balltike të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e analizës.
Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, në Bosnje dhe Hercegovinë 0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur.
Sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytë peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës.
Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshë krahasuar me totalin e veprave penale.
Në Bosnje dhe Hercegovinë peshën më të lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes, në vend të dytë të burgosurit që kanë kryer vrasje dhe në të tretin ata që janë dënuar për trafik droge.
Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e marra në shqyrtim është Lituania, me 3.2 të burgosur/1000 banorë.
Më pas renditet Ukraina me 2.8 të burgosur, Letonia me 2.5 dhe Moldavia me 2.2. Në Turqi numri i të burgosurve është 1.9 për 1000 banorë, por vepra me peshën më të madhe është vjedhja.
Qëllimi kryesor i projektit, të cilët kanë krijuar grafikë interaktive, me të dhënat e marra nga autoritetet e burgjeve përkatëse për secilin shtet ishte evidentimi i ngjashmërive dhe ndryshimeve në vende të ndryshme demografike dhe kategorive të krimeve në rajon. Të dhënat do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.
Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale në gjashtë kategori të mëdha si : vrasjet, vjedhjet, trafik droge, përdhunimet, trafikim qeniesh njerëzore dhe krime ekonomike.
Të dhëna të tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat. /Monitor
Ashtu sikurse pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve varionte ...
Ky është parshikimi i motit për ditën e sotme, e premte 17 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot j...
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili shkaktoi ak...
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë.Mësohe...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në kryeq...
Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka përplasur katër makina në ...
Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka tentuar ti ikë policisë, p...
Një mjet Volksëagen Tuareg, ka përplasur katër makina ndërsa...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për media...
Një 33 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Luganos.A...
Rrjeti social Instagram është bërë pre e hakerave. Që nga fu...
Lajmi për shembjen e urës së “Morandi” në Genova bëri xhiron...
Toka italiane është dridhur pak momente më parë nga një tërm...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në q...
Problemet me fluturimet në areoportin e Rinas nuk kanë të nd...
Pas shpërthimit të bombulës së gazit në çerdhen nr 4 në Tira...
Tragjedia në Genova ka përplasur sërish Europën me Italinë.M...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe ai i video-skandalit erot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...