Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Ashtu sikurse pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve varionte në vlera të ndryshme, njëjtë ndodh dhe me pasuritë e kryebashkiakëve, të cilët nëse do të kalonin në ?sitën? e vettingut, nuk dihej se si do të merrte puna.
Rroga nuk është burimi i tyre i vetëm kanë deklaruar ata, por një objektet e dhëna me qera apo dhe nga interesat e llogarive bankare përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të pasurisë.
Më të spikaturit janë kryebashkiakia e Shkodrës dhe ai i Cërrikut, shkruan gazeta ?SOT?.
Voltana Ademi ka deklaruar se ka fituar të ardhura ekstra nga tre objekte të dhëna me qera, gjithashtu edhe të ardhura me vlerë 71.362,2 lekë nga Advance DSA për shpenzime jashtë shtetit (Vjenë), në llogarinë pranë Raiffeisen Bank.
Ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut i LSI, Altin Toska ka deklaruar se ka fituar të ardhura me vlerë 6.600 euro nga qiraja e apartamentit në shtetin italian, që e ka në bashkëpronësi me bashkëshorten. Ai ka rivlerësuar gjithashtu një pasuri të patundshme tip apartament me sipërfaqe 114 m2 në Durrës, me vlerën 9.314.448 lekë.
Por një tjetër kryebashkiak që ka fituar shuma të mëdha nga qeratë, dhe pse jo në emër të tij, është dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila. Ai ka deklaruar se i biri i tij Edjon Hila ka siguruar të ardhura vjetore më vlerë 969.477 lekë nga qiraja, sipas kontratës me datë 16.01.2017; të ardhura vjetore me vlerë 8.400 euro nga qiraja, sipas kontratës me datë 15.06.2016; si dhe të ardhura me vlerë 120.000 lekë nga qiraja, sipas kontratës me datë 15.03.2016.
Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa ka deklaruar se posedon 6 llogari bankare, nga të cilat 2 në bashkëpronësi me bashkëshorten. Ai ka deklaruar gjithashtu se bashkëshortja posedon dhe 3 llogari të tjera bankare. Kryebashkiaku demokrat ka pohuar se ka marrë dhe një kredi prej 2.000.000 lekësh për rikonstruktimin e një apartamenti, nga të cilat ka shlyer 186.872 lekë.
Ndërsa kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj ka deklaruar të ardhura me vlerë 650.000 lekë nga aktiviteti i blegtorisë.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, nga ana tjetër, ka deklaruar si të ardhura rrogën e tij dhe të bashkëshortes.
Ndërsa kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj ka deklaruar të ardhura të shumta nga bashkëshortja, e cila sipas deklaratës së pasurisë, posedon llogari të shumta bankare.
Eduard Karpi i Bashkisë Pogradec,ka deklaruar pakësim të të ardhurave gjatë 2017.
Ndërsa Agron Kapllanaj i Bashkisë Mallakastër, ka deklaruar gjendje me vlerë 797.852 lekë në llogarinë e pagës pranë Raiffeisen Bank.
Kryebashkiaku i Dropullit, Ahilea Deçka ka deklaruar po ashtu një depozitë me vlerë 296.761 lekë pranë Tirana Bank.
Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frokaj ka deklaruar të ardhura me vlerë 5.035 lekë nga interesat mbi depozitën pranë Union Bank.
Sa i takon kryebashkiakut të Devollit, Bledjon Nallbanit, edhe ky ka deklaruar se ka pasur të ardhura vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes.
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka deklaruar në deklaratën e pasurisë të 2017, 1.348.328 lekë të ardhura neto nga paga si kryetar Bashkie. Por krahas kësaj, Mziu ka deklaruar gjithashtu se ka shitur dhe dy automjete. Një të tipit Tuareg me vlerë 425.440 lekë dhe që më pas e ka shitur për pjesë këmbimi në shumën 26.400 lekë. Dhe një të tipit Peugeot 308 që e ka pasur bashkëshortja, me vlerë 12.000 euro. Mziu ka deklaruar gjithashtu se ka fituar dhe 500.000 lekë si dëmshpërblim për sigurimin shëndetësor nga shoqëria Eurosig.
Por në ndryshim nga Xhelal Mziu, shifra marramendëse fitimi ka deklaruar kryebashkiaku i Vorës, Fiqir Islami. Ai ka deklaruar se gjatë 2017 ka fituar 1.590.976 lekë, si rezultat i dhënies me qira të dyqaneve dhe shtëpisë. Fiqir Islami ka deklaruar gjithashtu: të ardhura me vlerë 56.929.8 euro nga shitja e pronës tip garazh; të ardhura me vlerë 26.850 euro nga shitja e pronës tip apartament; dhe të ardhura me vlerë 6.024.653 lekë nga shitja e pasurisë tip truall.
Ndërsa kryebashkiaku i Përmetit, Niko Shupuli ka deklaruar: gjendje depozite me vlerë 290.776 lekë pranë Raiffeisen Bank, ngelur nga pagat dhe shpërblimet; gjendje depozite me vlerë 95.897 lekë pranë Tirana Bank, ngelur nga pagat dhe shpërblimet; gjendje depozite pranë Alpha Bank, 7.574 lekë; si dhe gjendje cash, 140.000 lekë.
Por nga ana tjetër, kryebashkiaku tjetër demokrat, Nezir Rizvani i Bashkisë Mat, ka deklaruar si të ardhura vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes.
Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka deklaruar të ardhura të shumta nga llogaritë bankare. Ajo ka deklaruar: të ardhura neto me vlerë 1.082.508 lekë nga paga si kryetare; të ardhura nga interesat me vlerë 22.570 lekë, në llogarinë e depozitës ekzistuese pranë BKT; të ardhura nga interesat me vlerë 19.180 lekë, në llogarinë e depozitës pranë ABI Bank; si dhe të ardhura neto me vlerë 19.152 lekë nga interesat e Bonove të Thesarit.
Nga ana tjetër kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka deklaruar se ka të ardhura 876.720 lekë nga paga si kryetare Bashkie si dhe 57.000 lekë të ardhura si anëtare e Qarkut Elbasan.
Ndërsa kryebashkiaku i Delvinës, Rigels Balili ka deklaruar si të ardhura 778.700 lekë të fituara nga paga e tij si dhe 315.585 lekë nga paga e bashkëshortes.
Por nga ana tjetër ka dhe nga ata kryebashkiak si ai i Bulqizës, Melaim Damzi,që në ndryshim nga të tjerët ka deklaruar se u ka subjekteve të treta 4.000.000 lekë borxh.
Ky është parshikimi i motit për ditën e sotme, e premte 17 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot j...
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili shkaktoi ak...
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë.Mësohe...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në kryeq...
Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka përplasur katër makina në ...
Një mjet tip Volkswagen Tuareg ka tentuar ti ikë policisë, p...
Një mjet Volksëagen Tuareg, ka përplasur katër makina ndërsa...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për media...
Një 33 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Luganos.A...
Rrjeti social Instagram është bërë pre e hakerave. Që nga fu...
Lajmi për shembjen e urës së “Morandi” në Genova bëri xhiron...
Toka italiane është dridhur pak momente më parë nga një tërm...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në q...
Problemet me fluturimet në areoportin e Rinas nuk kanë të nd...
Pas shpërthimit të bombulës së gazit në çerdhen nr 4 në Tira...
Tragjedia në Genova ka përplasur sërish Europën me Italinë.M...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe ai i video-skandalit erot...
Selia e Lega Nord në Treviso është tronditur mbrëmjen e djes...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...