web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhimbje për aktoren e dashur turke, diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

17 Gusht 2018, 09:48, Lifestyle CNA

Është një nga aktoret turke të njohura për shqiptarët dhe njëkohësisht mjaft e dashur për ta, falë roleve të shumta që ka luajtur në telenovela si “Dashuri e ndaluar” ku luante rolin e mamasë së Bihterit e “Diamante dhe dashuri” ku luante mamanë e mamanë e Elifit.

Vitin e kaluar ajo mori një lajm të hidhur për shëndetin e saj.

Burime pranë aktores treguan për mediat turke se ajo është diagnostikuar me Alzheimer dhe se gjendja shëndetësore është e rëndë.

Ata e kanë këshilluar Nebahat-in të marrë trajtimin e nevojshëm. Aktorja nuk ka bërë ndonjë deklaratë së fundmi lidhur me sëmundjen e saj teksa po relaksohet duke shijuar pushimet.





Lajmet e fundit nga