web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrimi i Veliajt për investimet/ Gazetari i nxjerr bojën

16 Gusht 2018, 17:25, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku Veliaj ka dalë zbuluar sërish sot para qytetarëve, të cilët i mashtron cdo ditë duke propaganduar fort në media për punët e mëdha që sipas tij realizon Bashkia e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Artur Cani ka zbuluar mashtrimin e radhës të kryebashkiakut Veliaj.

Sot në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, thuhej se sot Veliaj ka inauguruar rrugën ?Faik Konica në kryeqytet.  ?Tashmë rruga “Faik Konica” është kthyer në një nga rrugët me kalldrëm më të bukura të Tiranës, e cila do shërbejë si pedonale dhe për panaire? ?thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Por gazetari, Çani në reagimin e tij, ndërsa ironizon kryebashkiakun Veliaj, shkruan se ai jeton në atë lagje, në të njëjtën rrugë dhe as ai, as banorët nuk e kanë parë kryebashkiakun Veliaj.

?Une banoj ne kete rruge, por Veliaj nuk e pashe. Une banoj ne kete rruge, por jo une por as banoret e tjere qe pyeta nuk e kishin pas ate fat. Une banoj ne kete rruge, e si une banon dhe Erioni. Jo Veliaj jo, nje Erion jo konformist, nje Erion deputet qe me sa duket nuk do e kene vene dot ne resht e ndaj nuk do te kete pare as ai adashin kur ?erdhi? einaguroj rrugen tone Faik Konica. E kam fjalen per Erjon Bracen.?-shkruan ndër të tjera Çani në postimin e tij dhe ndërkohë ka edhe disa pyetje për kryebashkiakun Veliaj.

Postimi i plotë i gazetarit Çani:

I madherishmi, i kudondodhuri, puneshumi e fjalepaku Erion Veliaj, alias Zoti Erion, kryetari i Bashkise tone, inagoroi sot ne Tiranë, rrugen Faik Konica. Kete thane lajmet. Kete thote edhe njoftimi ne faqen zyrtare te Bashkise Tiranë. Une banoj ne kete rruge, por Veliaj nuk e pashe. Une banoj ne kete rruge, por jo une por as banoret e tjere qe pyeta nuk e kishin pas ate fat. Une banoj ne kete rruge, e si une banon dhe Erioni. Jo Veliaj jo, nje Erion jo konformist, nje Erion deputet qe me sa duket nuk do e kene vene dot ne resht e ndaj nuk do te kete pare as ai adashin kur ?erdhi? einaguroj rrugen tone Faik Konica. E kam fjalen per Erjon Bracen.

Sidoqofte Z. Filimon (Veliaj) doja ti beja ca pyetje po te isha aty, e me qe s?isha po ja bej ketu e ndoshta edhe perballe ne se do ta kem mundesine ta gjej se ka kohe qe genjen e fshihet. – Kur filloj e kur duhet te kishte mbaruar kjo rruge? – Sa ka qene vlera fillestare dhe sa jane shtuar rruges? – Sa peme jane prere per te bere kete rruge? Do te vazhdoj a gjate me pyetje te tilla por nje ngjarje e pazakonte me beri ti nderpres. Rruga Faik Konica regjistroi sot ?viktimat? e para. Ishin disa te rrinj te ardhur per pushime, ne Shqiperi nga Italia, qe Po kalonin ne rrugen e sapoinaguruar, por nje ?loder? e shemtuar ndodhi me ta. Po kalonin qete me makinen e tyre kur befas degjojne nje zhurme. Makina shkeputet nga toka dhe mbas pak ulet perseri. Pistoni i rruges ishte ngritur duke care e demtuar rende makinen. Erdhi menjehere policia Rrugore, mbasi e njoftuan djemte por asnje nga Bashkia megjithe telefonata e vazhdueshme te te rinjeve. Me sa duket bashiaket vijne vetem per inagurime jo kur njerez e u shkaktojne deme, apo kur qytetaret kane nevoje per ta. Duke pare kete ngjarje e mbasi degjova e lexova deklaraten e Z. Filimon, kryetarit te bashkise tone, me duket me vend te ploteson thenien e Konices te cituar pergjysem nga kryetari. Ai citoi Konicen kur tha: … Siç thoshte Faiku i madh, ?Shqipërinë s?e kuptova ndonjëherë? … Bashkiake Ju kam dhjere. P.S. Mbas deklarates se Bashkise jane dy foto te asaj qe ka ndodhur./ CNA.al





Lajmet e fundit nga