web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes! Këto trende Instagrami mund t'iu kushtojnë jetën[FOTO]

15 Gusht 2018, 09:04, Tech CNA

Fotot janë bërë më popullore se kurrë që pas përhapjes së gjërë që smartphonët patën që nga viti 2012 e në vazhdim. Sot kushdo mund që të jetë një fotograf dhe falë Instagram të gjithë mundohemi që të kapim momentet më të bukura.

Sidoqoftë momentet më të bukura nuk janë të njëjta për të gjithë njerëzit. Disa thjsht pëlqejnë momentet familjare apo pozat me kafshët e tyre shtëpiake, ndërsa të tjerë anojnë nga ekstremja. Disa njerëz kanë rrezikuar rëndë jetën e tyre vetëm për të kapur foto të denja për Instagramin e tyre.

Fotografë të shumtë amatorë janë shprehur që cilësia e jetës së tyre është ulur falë fiksimit që ata kishin për të kapur pozat më të mira. Disa zgjoheshin që në mëngjes për të kapur lindjen e Diellit, disa rrinin gati për perëndimin. Njerëz të tjerë praktikonin sporte ekstreme vetëm për famë.

Dhe Youtube ka shkaktuar probleme të tilla, ku Youtuber të ndryshëm kanë bërë nga gjërat më ekstreme(videot me kafshime kafshësh të Brave ëilderness psh.), video mjaft ofenduese ose disa kanë bërë dhe video të neverithsme(vetëm shihni human cake dhe do të më besoni).

Për të parë një rast ekstrem dhe të rrezikshëm për jetën, ja ku keni nj modele polake që ka një guxim të paparë:

 





Lajmet e fundit nga