FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Efektet e para të vetingut kanë zhytur 6 institucione të sistemit të drejtësisë në kaos. Si pasojë e korrupsionit në sistem, procesi i vetingut ka përjashtuar deri më tani 21 gjyqtarë dhe prokurorë ndërkohë që kërkohet shkarkim nga detyra, nga ana e ndërkombëtarëve, dhe për 6 subjekte të tjerë. Por si pasojë e këtij fakti, 6 institucione të drejtësisë, mes të cilave dhe ato që pritet të ngrihen, janë zhytur në kaos.
Këshilli i Lartë Gjyqësor pritej që me mbylljen e fazës së parë të procesit të vetingu, të merrte jetë brenda shtatorit. Por rrëzimi i një numri të madh kandidatësh ka ndikuar që KLGJ të ngelet e paralizuar. Kjo për faktin se dhe pse e kaluan vetingun 9 kandidatë të KLGJ, ngritja e këtij institucioni nuk mund të kryhet për faktin se mungojnë kandidatët nga gjykatat e Apelit të Rretheve. Kusht ky që, sipas ligjit, duhet për ngritjen e KLGJ, shkruan gazeta “SOT”.
Por krahas KLGJ-së edhe KLP nuk mund të ngrihet dot në shtator. Edhe këtu problematike është situata me dy përfaqësuesit që do të përfaqësojnë prokuroritë e Apelit në rrethe. Nga tre kandidatë që morën pjesë vetëm Arben Dollapaj u konfirmua në detyrë, duke krijuar kështu një vend bosh.
Inspektorati i Drejtësisë është një tjetër institucion që është përfshirë nga ngërçi. Me nisjen e reformës, KLD-së ju hoqën vendimmarrjet në lidhje me emërimet e gjyqtarëve në gjykata. Mosemërimi i gjyqtarëve nga ana e KLD, ka bërë që me largimin e shumë subjekteve nga vetingu gjykatat të paralizohen totalisht.
Sakaq, një tjetër institucion që është zhytur në kaos është dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Nga 9 anëtarë që duhet të ketë, KED ka mbetur me 4 anëtarë, nga të cilët 1 prej tyre e ka kaluar vetingun ndërsa tre të tjerët janë në pritje. Pikërisht kjo gjë ka bërë që dhe KED të jetë e paralizuar dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim për të zhbllokuar kaosin në Kushtetuese.
Mbyllja e fazës së parë të vetingut ka futur gjithashtu në ngërç edhe dy organet më të larta të drejtësisë në vend. Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë paralizuar komplet pasi shumica e gjyqtarëve nuk arritën të justifikonin të ardhurat e tyre para KPK. Nga 6 gjyqtarë të Kushtetueses që iu nënshtruan procesit të vetingut, 4 prej tyre nuk arritën ta kalonin ndërkohë që Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga detyra.
Me përjashtim të gjyqtares, Vitore Tusha, e cila edhe pse u konfirmua nuk është pjesë e trupës pasi i ka mbaruar mandati, Kushtetuesja rrezikon të ngelet pa asnjë anëtar pasi po i rrezikohet vendi edhe Bashkim Dedjes, pasi Komisioneri Publik pas kërkesës së ONM e ka apeluar vendimin e KPK tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Por krahas Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë është në kolaps. Nga 19 gjyqtarë që duhet të ishin në detyrë, shkalla e fundit e gjyqësorit ka ngelur me vetëm 4 gjyqtarë. Nga të cilët, dhe dy prej tyre, konkretisht kreu i gjykatës Xhezair Zaganjori dhe gjyqtari Edmond Islamaj rrezikojnë të shkarkohen pas kërkesave të bëra nga ONM, duke e çuar në kolaps total edhe Gjykatën e Lartë.
Vëllai i autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës, Ritvan Z...
Një shkollë e mesme në lagjen nr.14 në qytetin e Durrësit ës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia gjatë ditës së ...
Historia e familjes së Abaz Kupit është një nga më të rralla...
Një dyqan rrobash në qytetin e Vlorës është përfshirë nga fl...
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, paso akuzohet s...
Pasi transferoi Higuain, Caldara, Bakayoko, Leonardo ka gati...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrje...
Miralem Pjanic do të vazhdojë te Juventusi edhe sezonin e ri...
Kancelarja gjermane Angela Merkel mesa duket nuk ka ndërmend...
Mediat italiane kanë publikuar arsyen e plagosjes së 35-vjeç...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Portëz, të Fie...
Nga Kreshnik SpahiuDje sheshet kryesore në Bukuresht u pusht...
Pas shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij, kroati ...
Mëngjesin e sotëm Parlamenti Britanik është sulmuar nga një ...
Rudia Kishta, 42-vjeçarja e cila tentoi të mbyste 2 vajzat e...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dhënë sinjale se në...
Edhe pse u largua nga Reali për te Juventusi, kur është fjal...
Manuele Locatelli zyrtarisht u largua nga Milani për te Sass...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...