web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu gati për finalen/ Ky do të jetë formacioni ndaj Laçit

12 Gusht 2018, 09:04, Aktualitet CNA

Skënderbeu i drejtuar nga Orges Shehi është gati për finalen e Superkupës së Shqipërisë kundër Laçit, që do të luhet sot në orën 19:45 në “Selman Stërmasi”.

Shehi i ka të qarta idetë për formacionin që do të hedhë sot në fushën e lojës.

I vetmi dyshim është se kush do të jetë partneri i Ditës dhe Muzakës në repartin e mesfushës, njëri midis Demtes dhe Vilës.

Ky pritet të jetë formacioni më të cilin korçarët do duan të fitojnë trofeun e parë për sezonin e ri; Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Vila, Bregu, Gripshi, Oto Xhon. /CNA.al





Lajmet e fundit nga