Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Azgan HAKLAJ*
Jemi në Vitin Jubilar të Heroit tonë Kombtar të Gjergjit të madh, arkitektit të Nëntorit të parë të Shqiptarëve, themeluesit të Shtetit të Përqendruar Arbëror, i cili mbushi 550 vjetorin e kalimit të tij në amshim. Në 140-Vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila ndonëse e largët në kohë ripërtëriu Epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Shqiptarët startuan për herë të parë me platformë të qartë politike, për bashkimin e katër vilajeteve në një shtet të vetëm të pavarur nga Perandoria Otomane.
Mendja me fektiu tek Pashko Vasë Shkodrani me veprën e tij: “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët??, që u bë platformë e Lidhjes së Prizrenit dhe tek Lidhja e Pejës e Haxhi Zekës, me ?Besa-besë”, që frymëzoi Rilindasin e madh Sami Frashërin për të shkruar veprën e tij: “Shqipëria çka qenë, ç?është e çdo të bëhet”. Krejt natyrshëm gjatë këtij meditimi u ndala tek qëndrestarët e mëdhenj. Ata burra sypatrembur për të cilët Atdheu- Flamuri Kombtar, liria e kujtimi i veprës së ndritur të Kryetrimit Shqiptar, e i Rilindasve tanë ishte lejtmotivi i jetës së tyre.
Një nga këta burra heroik eshtë poeti Havzi Nela.
Ai ishte disidenti, heretiku antikonformist, martiri rebel, kauza e të cilit ishte Liria- barazia-drejtësia.
Diktatura komuniste e ekzekutoi barbarisht më 10 gusht të vitit 1988.
Havzi Nela ishte poeti i fundit i ekzekutuar nga Perandoria Komuniste.
U ekzekutua pasi kaloi nje kalvar të gjatë në burgjet komuniste, Elbasan, Vlorë, Spaç, Rrëshen, Burrel, Ballsh, Qafë Bari, i dënuar dy herë 15 vjet në vitin 1967 pasi kishte kundërshtuar Kolektivizimin dhe ndalimin e Besimit Fetar dhe ishte larguar nga Shqipëria dhe 8 vjet ridënohet si elemet i rrezikshëm në vitin 1975.
Pas lirimit nga burgu në vitin 1986, internohet në fshatin Arrën në vitin 1987.
Më dt. 10 gusht, ora 03, Havzi Nela thotë fjalën e fundit: Varet në qendër të Kukësit dhe lihet ashtu i varur deri në orën 11 për të terrorizuar qytetarët tek ish agjensia e udhëtarëve.
Më 11 gusht, ora 01, futet në nj? gropë në vend të një shtylle vertikalisht.
Para tij Neroni shqiptar kishte pushkatuar poetët, Villsom Blloshmi e Genc Leka, si armiq të popullit. Sabotatorë e agjent të imperializmit. Ekspertja e aktakuzës së tyre Diana Çuli gëzoi privilegjet e diktaturës si gardiane e saj. U zgjodh deputete në vitet e demokracisë, madje guxuan ta propozojnë edhe për Çmimin “Nobel” në letërsi.
Ekzekutimi i Havzi Nelës është rast i pashembullt në histori për nga egërsia e simbolika e krimit.
Ai u var në litar pikërisht në vendin ku nuk guxuan të dislokoheshin as armatat e tmerrshme të Hitlerit.
Urrejtja patologjike e Ramiz Alisë, Kristaq Ramës, Nexhmie Hoxhës, Fehmi Abdiut dhe talebanëve të diktaturës ndaj Havzi Nelës nuk njihte kufi, duke thyer të gjitha kodet zakonore e morale të shqiptarëve, duke sfiduar dhe ligjet e diktaturës.
Ata guxuan që me kufomën e viktimës së tyre të terrorizonin një qytet të tërë.
Terrori me të vdekurin apo nekroterrori është karakteristikë e hordhive barbare pushtuese e otomanëve, mongolëve e serbëve. A nuk vepruan njësoj otomanët me luftëtarët e patriotët e shquar Sefë Kosharja, Avdullah Hoxha e Shaban Binaku.
3000 vjet më parë Akili i ktheu kufom?n e Hektorit mbretit Priam dhe madje e përcolli me nderime nga kampi i tij. 2000 vjet më parë Ponc Pilati i lejoi dishepujt e Krishtit ta zbrisnin nga kryqi dhe ta varrosnin.
Kur Kristaq Rama hodhi firmën pa ju dridhur dora për ekzekutimin e Havzi Nelës, nuk mund ta imagjinonte se pak kohë më pas do të përballej në gjyq, i akuzuar për një krim ordiner nga i biri sot kryeminister i Shqipërisë Edi Sulltan Rama.
Havzi Nelën guxuan ta vrasin për fjalën e lirë ata që ligji u njihte të drejtën e faljes dhe të amnistisë.
Klika e frikshme staliniste nuk guxoi ta dënonte apo ta ekzekutonte publikisht Eseninin i cili kishte akuzuar regjimin bolshevik dhe e kishte quajtur Revolucionin e Tetorit 1917 që vetë e kishte mbështetur: “Tetor i egër e mashtrues”. Sigurisht e zhduku në fshehtësi KGB-ja, eksperte e punëve të pista, dhe e propagandoi si vetëvrasje.
Sovjeti Suprem i Moskës e dënoi duke e dërguar në gulag disidentin e madh Aleksandër Solzhenitsin, por nuk guxoi ta vriste.
Kur falangat fanatike frankiste vranë Garsia Lorkën e madh, gjenerali fashist Franko i gjykoj me ashpërsi.
Para pak ditësh u nda nga jeta Saharovi Shqiptar Adem Demaçi i identifikuar si armiku me i madh ideologjik i Jugosllavisë Titiste. Kaloi 28 vjet në burgjet serbe, por as UDB-ja e as Rankoviçi nuk guxuan ta ekzekutojnë.
E theksova që në fillim të shkrimit jo pa qëllim Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), sepse krahas veprave të tjera të ndritshme i parapriu Qytetërimit Europian me një Kryevepër: “Heqjen e dënimit me vdekje”. Ju deshën 500 vjet Evropës së Helmut Kolit, Shirakut e Andreotit të ratifikonin me ligj idenë gjeniale të Prijësit Shqiptar.
Havzi Nela u vra nga egërsia bizantine e kupolës komuniste, e cila poetët shkrimtarët e intelektualët i donte skllevër e sherbëtorë të ideologjisë së saj.
Të njëjtën strategji ndjek sot Qeveria bandite e kalifatit të Sulltan Ramës e kodifikuar me emrin Rilindja.
Nëse babai, daja dhe etërit komunistë të Ramës e vranë Havzi Nelën në emër të ideologjisë staliniste, Xhonturku Rama po i rivret disidentët dhe po shkatrron institucionet e shtetit e ato të kulturës në emër të një ideologjie neo-otomane që rrezikon zhbërjen jo vetëm kulturore, por dhe etnike dhe territoriale. Për interesat e tij utilitare Rama shiti Kauzën Çame, shiti Detin, ua dha Aeroportin e Vlorës së Ismail Qemalit shpurës së Erdoganit.
Rama ka rënë në rrjetën e trekëndëshit Moskë- Ankara- Athinë.
Së bashku me sivllaun e tij Vuçiq ishte krushk i kurorëzimit të Erdoganit si Sulltan i Ri e Despot i Turqisë. Tufa me lule e Erdoganit tek Mustafa Qemal Ataturku ishte mesazhi i fundit të Republikes Demokratike Turke dhe instalimi i pushtetit absolut të tij.
Politika antikombëtare dhe antiperëndimore e Ramës. Shkatërrimi i sovranitetit të organeve kushtetuese. Kapja e prokurorisë, shkatrrimi i sistemit gjyqësorë. Shpallja e Opozitës esadiste, kur në fakt ai dhe banda e tij të kujtojnë Haxhi Qamilin. Të gjitha këto janë imitim i filozofisë sunduese të babait të tij shpirtëror Erdoganit, i cili i shpalli 2.000 gjeneralë dhe guljenistët ?armiq të popullit? dhe po kthen denimin me vdekje.
Shpallja e tij vasal i binomit Putin- Erdogan tregoi se pikërisht në vitin Jubilar të Heroit Kombëtar të Gjergjit të madh, ai ka si qëllim të vërtetë jo nderimin e kësaj figure të ndritur, por zhbërjen e veprës së tij dhe të Rilindasëve të vërtetë të Kombit shqiptar. Aq shumë e urren sa në një aktivitet benjamini i tij Erion Veliaj ia mbuloi me sofrabez të zi (ferxhe) shtatoren në Sheshin ?Skënderbej?.
Ky Don Kishot i politikës me atlete Adidas dhe me pature, është nxënës i keq i historisë.
Ëndrra e tij e çmendur për të shembur Panteonin e Kulturës, Teatrin Kombëtar, për të ndërtuar kulla e për të grabitur pronën publike, duhet të ndalet nga Sovrani Popull.
Rama në shenjë hakmarrjeje për bunkierin që e shkatërruan të Persekutuarit e Opozita e Bashkuar, si simbol komunist, kërcënon se do shembë Simbolin Kombëtar, ku janë luajtur “Epoka para gjyqit” e Kryeveprat e Dramaturgjisë Shqiptare.
Ai po luan aktin e fundit të dramës së tij përpara se të bjerë në humnerën e thellë që ka gatuar në të gjithë këto vite të pushtetit të tij. Ende ka aktivistë të opozitës në proçese gjyqsore që shkatërruan bunkierin e ndertuar pa leje si simbol të diktaturës.
Ende ka të burgosur politikë nga Kukësi i Havzi Nelës, të cilët shembën traun e ndërtuar pa leje në Rrugën e Kombit, ndërsa ?Kmerët e Ramës? duan të shembin Koloseun tonë, Teatrin Kombëtar, duke e grabitur pronën publike dhe shembur simbolin e kujtesës historike.
Në prag të 30 vjetorit të varjes së disidentit Havzi Nela nga familja biologjike dhe politike e Sulltan Ram?s, po i perifrazoj disa vargje që ai i krijoi me mend, pa patur laps e letër, duke rimuar me anë të gishtave, botimin e të cilave e bëri të mundur shkrimtari Petrit Palushi:
“Në qelitë e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret m’janë terrue sytë.
Po dirgjem i mjerë, mbrohem rroj me shpresë,
Jeta m’u rendue deshirë nuk kam të vdes
Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kabare,
Ma sfiliten trupin, zemra s’ndihet fare.
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era,
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu, në vatrat tona, futi gaz dhe shpresë,
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do të vdesë.
Këto janë disa nga letrat e tij që ka nxjerrë nga burgu.
Kjo tregon sa shumë e donte poeti jetën, por më shumë donte Lirinë. Ai shprehet solemnisht: “Vdekja për Lirinë nuk më tremb aspak”
Havzi Nela, i merzitur kur ikën nga Shqipëria shkruan në një copë letër dhe e vendos në një lis:”Lamtumirë Atdhe i dashur /Po të lë me zemër plasun”/.
Me guximin e tij sfidoi regjimin gjakatar të etërve të Edi Ramës, ndërsa sot me veprën e tij sfidon vetë Edi Ramën dhe pushtetin e tij kleptokratik.
Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së tij, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, deklaron: “Poeti Havzi Nela është kambanë që ende bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e degjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë”Novosejanët e quanin Havziun lisin qëndrestar me rrënjët e të cilit mbrohet ?Lëndina e Luleve?.
Poeti amerikan Uitman na ka lanë një postulat: Nuk kam çfarë t?i jap Kombit tim përveçse fjalës.
Havzi Nela na la testament fjalën e bukur poetike, për të cilën bëri sakrificën sublime. Për fjalën e lirë u martirizua. Dha gjënë më të shtenjtë jetën. Diktatura komuniste e ekzekutoi 30 vjet më parë në mënyrën më makabre. Me fjalën e lirë sfidoi diktaturën më të egër n? Europë.
Jeta e tij ishte mjaft e shkurtër se u këput nga litari i diktaturës, nga gijotina komuniste, por i mjaftoi për ta shkruar emrin në panteonin e historisë kombëtare. Vepra e tij sot sfidon regjimin Despotik të pinjollit të diktaturës komuniste Edi Ramës. Ajo është apel i ndërgjegjes kombëtare. Është aktakuza me e rëndë, verdiktin për të cilën duhet ta japë shpejt Sovrani Popull, kur t?i bëjë gjyqin epokës kriminale të Sulltan Ramës dhe krimeve të diktaturës komuniste.
*Mjeshtër i Madh. President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar (UAKSH).
Pas dy muajsh mungesë, Adrola Dushi është bërë e gjallë në r...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Emily Ratajkowski është një nga modelet më seksi dhe i ka të...
Një tjetër deputet i opozitës shkruan gjithashtu për plazhe ...
Avokati Altin Goxhaj vijon të denoncojë, sipas tij axhendën...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i Ku...
Aktorja Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë një nga çifte...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vijuar kontrollet në ...
Gjiganti i vlerësimit, Standard and Poor`s ka mbajtur të pan...
Ka disa gjëra të cilat meshkujt kujdesen që partnerja e tyre...
Palestër, vrap dhe dieta për të pasur një trup sa më në form...
Pak minuta në fshatin Apatani në lindje të Indisë dhe do të ...
Kafeja e ftoftë është gjithnjë e më shumë duke rritur konsum...
Mund të quhet pa dyshim Jennifer Lopezi i Shqipërisë, pasi v...
Më habit dyshimi i gazetarisë shqiptare dhe politikës kosova...
Çështja më e nxehtë e këtyre ditëve të merkatos është transf...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperat...
Digjet një objekt në Gjirokastër që shërbente për grumbullim...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një deklaratë ...
Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook ka njoftuar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...