web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Balla kapet duke flirtuar me Presidenten Kroate

19 Korrik 2018, 18:10, Aktualitet CNA

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, vizitoi sot Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një fjalim.

Në fjalën e saj, ajo falenderoi shqiptarët për ndihmën ndaj popullit kroat gjatë kohës së luftës.

Kitaroviç u prezantua edhe me krerët e grupeve parlamentare, Edmond Spahon, Monika Krymadhin, si dhe Taulant Ballën.

Madje ky i fundit është kapur në flagrancë, duke i shkelur syrin presidents kroate.

Pamjet filmike janë publikuar nga koordinatorja e PD, Silvi Bardhi.

Video është shoqëruar me një koment, ku Bardhi shkruan: ?Kur të shkel syrin Toyota Yaris?, integrimit vëri vizën?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga