web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Propozimi im për Teatrin Kombëtar

11 Korrik 2018, 21:31, Aktualitet CNA

E gjithë loja ka rrezikun hileqar që Privati Fusha ti ndërtojë Kullat e planifikuara në atë truall që e ka të zotëruar e premtuar me ligj. Kësisoj TK të mos prishet dhe Protesta të përdoret si arsyetim publik nga Marifetçinjtë e Agjipropit Qeveri – Bashki – Oligarki, si pengesë për mosinvestimin e 30 milion eurove për ngritjen e TK të ri….

Pra Plani Privat – KM – LEVa mund të jetë mirëfilli banal dhe thjesht biznes i qartë në aq metra katror sa kanë…

Prishja e TK, mosprishja e TK, 30 milion eurot e kinse TK të ri, gjithçka janë lojë e tallje publike për një grusht miliona më shumë në ato Kulla që do ngrihen aq sa do ngrihen, në aq truall sa do ngrihen…. Ky është dyshimi im parësor…

Nga ana tjetër eksperimenti i tyre është edhe si inxhinieri sociale. Duke i kthyer artistët në Kufitarë Trualli, ditën që KM – LEVa – Oligarkia do çojnë fadromat dhe policinë për të prishur TK, do ta shfrytëzojnë për ta bërë të plotë dramatikën e ngjarjes që në fund, e gjithë shoqëria ta ndjejë prishjen e TK si pushtim.

Pushtimi i TK do të ishte edhe akti i fundit i instalimit të sundimit me dorë të hekurt të kësaj Klike Barbare.

Pushtimi bëhet i plotë kur Artistët janë katandisur në Kufitarë Trualli…

Prandaj unë propozoj që ne si shoqëri, artistët më së pari, të dalim nga ky ngërç ku na kanë zhytur…

Ne nuk jemi Kufitarët e Truallit të Teatrit Kombëtar.

Ne jemi publiku, ne jemi shoqëria, ne jemi e drejta, ne jemi alternativa.

Ndaj le të propozojmë:

Ka dy alternativa:

Kjo nismë do tê na nxirrte nga ngërçi i tê qenurit Kufitarë Trualli, do frymëzonte dhe angazhonte të gjithë shoqërinë e qytetarët dhe do të ndalte e bllokonte çdo plan diabolik të Klikës KM – LEVa – Oligarki.

Kaq për sot.





Lajmet e fundit nga